LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mërkuri në prapavijë, Meri Shehu paralajmëron rikthim të ish-partnerëve dhe probleme me paratë: Bëhuni gati!

Astrologia paralajmëron pengesa në çështjet ekonomike si dhe rikthimin e së kaluarës. Këshilla që vlen për t’u theksuar gjatë periudhës së Mërkurit në prapavijë është gjithmonë marrja e një mendimi të dytë përpara se të veprojmë.

24 April 2023, 20:04 Nga k.m.
Mërkuri në prapavijë, Meri Shehu paralajmëron rikthim
Meri Shehu

Mërkuri në prapavijë, i cili ka nisur prej datës 21 Prill nuk lejon asnjë prej shenjave të horoskopit të vlerësohen me 5 yje nga Meri Shehu. Në parashikimin e javës në “Rudina” në Tv Klan, astrologia paralajmëron pengesa në çështjet ekonomike si dhe rikthimin e së kaluarës. Këshilla që vlen për t’u theksuar gjatë periudhës së Mërkurit në prapavijë është gjithmonë marrja e një mendimi të dytë përpara se të veprojmë.

Meri Shehu: Kemi Mërkurin e kundërt në shenjën e Demit që do të thotë se është shumë kokëfortë ose këoktrashë, jo në kuptimin e keq por sepse këmbëngul në disa gjëra që nuk janë të nevojshme ta bësh dhe kërkon patjetër t’i biesh murit me kokë në disa raste. Kjo vlen për të gjitha shenjat, por ndikon më shumë në kryqin e shenjave të qëndrueshme: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi rregullim situatash, sidomos shenjat e Tokës: Dem, Virgjëreshë dhe Bricjap dhe rikthim personash nga e kaluara ose njerëz që i kemi quajtur të humbur në jetën tonë që rikthehen për të rregulluar edhe njëherë marrëdhënien. Mërkuri i kundërt kërkon gjithnjë një mendim të dytë, për çdo kontratë marrëveshje apo bashkëpunim. Marsi lidhet bukur me Uranin në Dem dhe iu jep  liri veprimi.

Dashi – 2 yje

Mërkuri i kundërt në Dem kap çështjet ekonomike, i konflikton, i konfuzon dhe i bën të kërkojnë ujë në një shkretëtirë. Do kemi pengesa në çështjet ekonomike.

Demi – 2 yje

Mërkuri i kundërt i vë disa përballë mendimeve dhe vendimeve këmbëngulëse që kërkojnë me shumë forcë t’u rikthehen në jetën e tyre disa situata, njerëz ose marrëdhënie të cilat është e vështirë të rikthehen sërish ose të rigjejnë ekuilibrin. Do kemi probleme në jetën personale dhe në kontaktet me njerëzit e afërt si dhe në çështjet ekonomike.

Binjakët  – 1 yll

Mërkuri i kundërt i prek në shtëpinë e 12-të dhe këtu ka prapaskena, probleme me punën ose shëndetin. Ata që kanë probleme kronike mund të kenë rikthime kronike deri në mes të Majit por edhe prapaskena në lidhje me punën ose politikën për ata që janë të angazhuar me të.

Gaforrja – 3 yje

Do gjejnë mbështetje tek personat që mendonin se nuk i kishin mbështetur sa duhet por edhe do tentojnë të rifitojnë njerëz që mendonin se nuk i kishin në shoqërinë e tyre sidomos në lidhje me qëllimet, shoqërinë, dashurinë. Rikthehen njohjet që kanë pasur në rrethin shoqëror.

Luani – 2 yje

Kanë çështje me karrierën dhe familjen që duhet t’i sqarojnë dhe t’i rregullojnë, çështje dokumentacionesh, pozicionesh, bisedash, takime me eprorë, punë që nuk u janë bërë në të kaluarën rikthehen që t’i rregullojnë. Disa problematika në çift mund të rikthehen dhe deri në 14 Maj e kanë disi të vështirë situatën.

Virgjëresha – 3 yje

E kanë çështjen me erotizmin këtë periudhë sepse do jetë në shkallën sipërore ose dëshira për të rifituar dhe sqaruar një pozicion që mendojnë se e kanë humbur në dashuri ose një person nga e kaluara që e kanë pasur të vështirë të komunikonin ose të zgjidhnin kundërshtimet ose diferencat që kishin me njëri-tjetrin. Janë edhe çështje fëmijësh që duhet t’i shikojnë për t’i marrë në konsideratë dhe për t’i rregulluar.

Peshorja – 3 yje

Do merren shumë me çështjet ekonomike që vijnë nga të tjerët, nga bashkëshortët, bashkëpunëtorët, partnerët, pra është momenti që mundt’iu rikthehet një e drejtë ose ta rishikojnë, por mund të kenë fituar diçka pa të drejtë dhe të tjerët t’jua kërkojnë si shpjegim. Do merren me çështjet ekonomike, por edhe me jetën personale, aty ku i djeg më shumë duhet të shohin ndjenjat dhe t’i ekuilibrojnë.

Akrepi – 3 yje

Mërkuri i kundërt përballë shenjës së tyre rikthen njerëz, bashkëpunime ose partnerë për një mundësi të dytë.

Shigjetari – 2 yje

Mërkuri i kundërt i prek në jetën e përditshme, do kenë pengesa, do humbin rrugën, celularin, kujdes me makinën ose marrëdhëniet me punën apo njerëzit me të cilët punojnë do jenë të paqarta dhe do kenë ngatërresa. Nuk përjashtohet as ndonjë problem shëndetësor që rikthehet nga e kaluara që duhet ta shikojnë me kujdes.

Bricjapi – 3 yje

Favorizimet i kanë në çështje ligjore, komunikime me jashtë, udhëtime por duhet të shkojnë në vende që i kanë vizituar, jo në vende të reja ose të aplikojnë për vende pune të reja. Gjithmonë për të rregulluar një pozicionim që e kanë pasur më përpara, e kanë humbur ose kanë pasur problematika. Kjo është një javë që jep veprimtari të mirë.

Ujori – 3 yje

Me Demin lidhen në çështje familjare e karriere, çështje që nuk i kanë pasur të qarta fillojnë i rregullojnë. Vijnë edhe njëherë oferta nga e kaluara që nuk i prisnin ose për vende pune që i kishin humbur dhe nuk mund t’i fitonin. Mund të ketë rilidhje me ish-partnerë në çështjet erotike.

Peshqit – 2 yje

Planet komplikohen nga Mërkuri i kundërt, marrin një drejtim e më pas një tjetër, bëhet pak konfuze dhe nuk gjejnë zgjidhjen e duhur në kohën e duhur. Tendenca e vonesave është e tillë që mos të  favorizohen. Gjithmonë duhet të kenë kujdes që rikthimet e personave nga e kaluara t’i shikojnë e studiojnë, por mos të marrin vendime menjëherë./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin