LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ngjarje të papritura dhe lajme tronditëse, Meri Shehu paralajmëron këto shenja horoskopi për javën: Kujdes ambientet e egra!

Fundi i javës, sidomos shenjat kardinale, Bricjapët, Peshoret, Dashët dhe Gaforret mund të marrin një eveniment pak më të egër në mënyrën e performancës së tyre ose lajme që mund t’i trondisin.

7 February 2023, 11:39 Nga k.m.
Ngjarje të papritura dhe lajme tronditëse, Meri Shehu
Meri Shehu

Këtë javë asnjë shenjë nuk ka marrë 5 yje nga astrologia Meri Shehu, e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan. Në parashikimin e javës, është pikërisht fundi i saj që ka nevojë për t’i kushtuar më shumë vëmendje sepse do të vijojnë të papriturat. Fundi i javës, sidomos shenjat kardinale, Bricjapët, Peshoret, Dashët dhe Gaforret mund të marrin një eveniment pak më të egër në mënyrën e performancës së tyre ose lajme që mund t’i trondisin.

PARASHIKIMI PËR SECILËN SHENJË:

Dashi – 2 yje - Janë një nga shenjat që fundjavën ndoshta do ta kenë me prapaskenë ose dyshim të fuqishëm për një njeri të rëndësishëm në jetën e tyre që mund të jetë një epror, një njeri që i ka marrë nën mbrojtje, një njeri që udhëheq punët e tyre dhe nuk ndihen shumë konform lidhur me të. Disa femra Dash mund ta përjetojnë edhe me partnerin e tyre në çift, atë ekzistues ose atë që mund të hyjë apo projektet e tyre të ardhshme. Dashët duhet të kenë kujdes, sidomos femrat për lajmet që vijnë në fundjavë. Fillimi i javës është i mirë, mund të kenë lajme të mira ekonomike, romanca nga e mërkura dhe e enjtja.

Demi – 1 yll - Urani në Dem bën katërkëndëshin me Hënën e plotë dhe për një 10-ditësh në vazhdim iu sjell Demëve ngjarje të papritura në jetën personale dhe çështje familjare. Shumë Dem që kanë biznese familjare, kontradikta me të afërmit, çështje të hapura, që punojnë me tokën, bankat apo lidhje me lekët duhet të kenë shumë kujdes edhe kësaj jave të paktën.

Binjakët – 3 yje - Shkëlqejnë dhe kanë marrë 3 yje sepse shumë planetë në Dash, Hëna e plotë në Luan nuk i godet keq, iu jep një manifestim të bukur të ndjenjave, të talenteve të tyre. Do vishen bukur, do performojnë bukur, do takohen me njerëz të rëndësishëm dhe duket sikur këtë nuk e tund askush. Do kenë kujdes në çështjet ekonomike nga një prapaskenë që do iu bëhet në fundjavë dhe shumë Binjakë që bëjnë punë të fshehta do të kenë kujdes nga takimet me njerëz mistikë.

Gaforrja – 2 yje - Shenja kardinale që goditet drejtpërdrejt nga Mërkuri dhe Plutoni që takohen bashkë në Bricjap. Bëhet një marrëveshje e keqje në kurriz të tyre ose e dyshimtë dhe kjo do vazhdojë në fundjavë më shumë. Deri atëherë, Gaforret do merren me çështjet ekonomike dhe duhet t’i ekuilibrojnë shumë. Kujdes me shpenzimet e tepërta.

Luani – 3 yje - Përjetuan një Hënë të plotë, por kundërshtimi nga Urani në Dem që Urani është i Ujorit përballë shenjës së tyre ka probleme familjare, në çift dhe në bashkëpunime të rëndëisshme të cilat do bëhen të dukshme, më të detajuara dhe mund të dalë më në pah ai skandali i paqartësuar dhe më parë. Luanët që kanë prapaskena e skandale të kenë kujdes, sidomos me shëndetin apo në marrëdhënie pune. Hëna e plotë i ndihmon, gjithsesi iu jep një fushëpamje të mirë dhe energji pozitive.

Virgjëresha – 1 yll - Takimin e Mërkurit me Plutonin në Bricjap nuk do ta përjetojnë mirë në një çështje erotike ose plan krijues dhe do ndihen dyshuese për atë që duan të bëjnë për momentin. U duket sikur po u luhet një lojë e madhe ose pabesi dhe kjo tendencë dyshimi i ka lënë me një yll. Hëna e plotë në Luan i ka bërë pak nervoze sepse është në shtëpinë e 12-të për to, në shtëpinë e mendimeve dhe mbylljes brenda vetes.

Peshorja – 4 yje - Megjithëse janë shenjë kardinale, do bëjnë një ndryshim të madh, një revolucion në marrëdhëniet e tyre familjare. Do arrijnë të vendosin idetë e tyre ose të bëjnë një ndryshim thelbësor në mënyrën si i  projektojnë gjërat e tyre. Shumë peshore që kanë pasur pengesa deri tani mund të dalin në jetën e tyre, në lojën e tyre pas një revolucioni të madh ose të vogël në çështjet personale dhe do mund të arrijnë.

Akrepi – 4 yje - Është java më erotike, jemi futur në muajin e tyre më erotik dhe aty ku lulëzon dashuria, le të ikin paratë por kur kanë fat në dashuri, s’do kenë fat me paratë kështu që do marrin të parin. Të marrin fatin në karrierë dhe në punë, të dashurohen nga njerëzit më shumë se sa të investojnë në jetën personale, të investojnë në jetën publike dhe karrieriste sepse do marrin shkëlqimin dhe dashurinë më të madhe për të kompensuar edhe disa humbje ekonomike që do i fitojnë më vonë.

Shigjetari – 3 yje - Shumë planetë në Dash, Hëna e plotë në Luan i bëri erotikë, i dha energji, i bëri euforikë. I ka bërë me kaq shumë energji sa nuk e kuptojnë që mund të kenë probleme më vonë të  cilat do t’i kuptojnë në fundjavë me çështje ekonomike që mund t’iu përmbysen, të afërm që do iu kërkojnë më shumë se sa duhet para dhe veprime nga ana e tyre.

Bricjapi – 2 yje - Takohet Mërkuri me Plutonin në shenjën e tyre, ky është një takim jo fatal, por një lodhje mendore ose plan shumë i stërholluar që duhet ta ndjekin me kujdes. Lodhja do bëhet pjesë e jetës së tyre, por dhe dyshimi nëse ia vlen gjithë kjo sipërmarrje.

Ujori – 3 yje - Hëna e plotë përballë shenjës së tyre solli nuanca të bukura në marrëdhënie me të tjerët, dashuri, mirësi por edhe një tolerancë që nëse Ujorët e japin do kenë bashkëpunime shumë të mira, romanca dhe lajme të mira ekonomike këtë javë.

Peshqit – 1 yll - Megjithëse Afërdita është në shenjën e tyre, takohet me Neptunin, lidhet me Uranin dhe e gjithë kjo është një gjë shumë e bukur por mbetet për t’u parë. Hëna e plotë në Luan që është zjarr i djeg këto mundësitë e Peshqve ose nuk i lë në harmoninë dhe qetësinë e vet. Burimi: tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Art&Argëtim 6 February 2023, 10:56 k.m.

FT+VD- Madonna nuk njihej në Grammy Awards

Madonna SHBA- Muajt ​​e fundit, mbretëresha e popit Madonna është bërë temë diskutimi sa i përket pamjes së saj. E...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin