10 June 2025, 08:33
Nga r.ll
baldoni lively
SHBA- Regjisori dhe aktori Justin Baldoni ka pësuar një goditje ligjore, pasi një gjykatës federal rrëzoi padinë prej 400 milionë dollarësh që ai dhe kompania e tij, Wayfarer, kishin ngritur kundër Blake Lively, Ryan Reynolds, zëdhënëses së tyre Leslie Sloan dhe New York Times.
Vendimi u mor të hënën, më 9 qershor, nga gjykatësi Lewis Liman, i cili miratoi kërkesat për të rrëzuar si padinë për zhvatje dhe shpifje, ashtu edhe padinë e veçantë prej 250 milionë dollarësh kundër gazetës.
Gjykatësi vendosi se nuk kishte prova mashtrimi ose qëllimi keqdashës nga ana e Lively, ndërsa vuri në dukje se deklaratat që ajo bëri në padinë e saj zyrtare janë të mbrojtura ligjërisht. Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë akuzat për shpifje nga ana e Reynolds, Sloan dhe "Times", pasi - siç tha ai - nuk duket se ata e dinin se ajo që deklaruan ishte e rreme.
Kujtohet se dy aktorët bashkëpunuan në filmin "It Ends with Us" në vitin 2024 dhe përballja e tyre ligjore filloi me padinë e ngritur nga Blake Lively në dhjetor 2024, duke akuzuar Justin Baldonin për ngacmim seksual dhe hakmarrje, akuza që ai i mohon. Pala e Lively e kishte karakterizuar padinë e Baldonit si "hakmarrëse dhe pa bazë ligjore ".
Megjithatë, gjykata la një dritare të hapur për palën e Baldonit, duke i lejuar atij të ri-ngrejë disa nga akuzat e rrëzuara deri më 23 qershor, konkretisht ato të shkeljes së detyrimit të nënkuptuar kontraktual dhe sabotimit të kontratës.
Pala e Lively, përmes ekipit të saj ligjor, e quajti vendimin "një fitore të plotë dhe shfajësim absolut" për aktoren, Ryan Reynolds, Leslie Sloan dhe New York Times, duke e quajtur atë "një padi keqdashëse, hakmarrëse dhe të pabazë" nga Baldoni. Reagimi i Sloan ishte i ngjashëm, pasi avokatja e saj, Sigrid McCauley, theksoi se klientja e saj nuk e shpifi kurrë Baldonin dhe se përfshirja e saj në këtë çështje kishte për qëllim dëmtimin e reputacionit të saj.
Nga ana e saj, gazeta New York Times shprehu kënaqësi me vendimin, duke theksuar se gjykata e pranoi që padia në fjalë nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje për të heshtur gazetarinë e lirë. "Gazetarët tanë mbuluan një çështje me interes publik me kujdes dhe përgjegjësi", vuri në dukje një zëdhënës i gazetës.
Kohët e fundit, aktorja tërhoqi dy nga akuzat e saj, për shkaktim të ankthit, si pjesë e një "Procedure formale për të strukturuar më mirë çështjen", siç raportuan avokatët e saj. Gjyqi, në të cilin pritet të dëshmojnë të dyja palët, është planifikuar për mars 2026.
justin baldoni blake lively
Art&Argëtim
10 June 2025, 07:00
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Mërkuri do ju bëjë shumë kureshtarë gjatë kësaj dite. Edhe komunikimi me ata që ju r...
Art&Argëtim
9 June 2025, 07:09
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Dielli dhe Neptuni do e zbukurojnë këtë ditë dhe do ju bëjnë të ndiheni më së m...
Art&Argëtim
8 June 2025, 12:38
E. D
Diddy
SHBA- Për herë të dytë brenda pak më shumë se një jave, Diddy i ka kërkuar gjykatës t&eu...
Art&Argëtim
8 June 2025, 10:38
E. D
Beyonce
LONDËR- Një incident ndodhi gjatë koncertit të Beyonce në Tottenham Hotspur në Londër. Fans...
Art&Argëtim
8 June 2025, 10:16
E. D
Kabi Lame
SHBA- Ylli më i njohur i TikTok në botë, italo-senegalezi Khaby Lame, u arrestua të premten nga Shërbimi Fede...
Art&Argëtim
8 June 2025, 07:19
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos n&...
Art&Argëtim
7 June 2025, 07:05
M.B
Foto ilustruese
Dashi
E mira është që sot të mos mendoni shumë gjatë para se të merrni vendime sepse do e gjeni...
Art&Argëtim
6 June 2025, 07:05
N.F
Foto ilustruese
Dashi
Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira ...
Art&Argëtim
5 June 2025, 07:11
N.F
Foto ilustruese
Dashi
Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzë...
Art&Argëtim
4 June 2025, 17:28
E. D
Diddy
SHBA- Ndërsa gjyqi i Diddy-t vazhdon, gjithnjë e më shumë informacione po dalin në dritë rreth jetës së ...