LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme.

28 September 2025, 07:13 Nga E.d
Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për
Horoskopi

Dashi

Mirë është që për çdo gjë të reflektoni gjerë e gjatë sot pasi në të kundërt do lëndoni dhe do lëndoheni njëkohësisht. Prezenca e Saturnit në qiellin tuaj të dashurisë do e vendosë në rrezik jetën në çift. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm pa u menduar mirë. Për ju beqarët do mbretërojë një klimë jo fort e përshtatshme.

Demi

Do jeni shumë shprehës gjatë kësaj dite dhe do ua zbukuroni jetën të gjithëve. Buzëqeshja do ju shoqërojë ngaherë. Nëse jeni në një lidhje do kujdeseni deri në detaje për partnerin tuaj. Dijeni që edhe ai iu do fort, pavarësisht se nuk ua shpreh çdo moment. Ju beqarët nën ndikimin e madh të Merkurit do jeni më shumë sesa joshës. Do keni mjaft admirues, por duhet të dini të zgjidhni personin e duhur.

Binjakët

Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni momente mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet.

Gaforrja

Karakteri juaj i fortë dhe dominues mund të sjellë probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe mund ta teproni edhe me autoritetin. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve nuk do jetë fantastike, por as shumë problematike. Do i shmangni diskutimet serioze dhe kjo mund ta mërzitë e mund ta acarojë partnerin. Nëse jeni beqarë çfarëdo që të bëni, madje edhe sikur të luani me joshjen, nuk do keni ndryshimet e ëndërruara. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse vetëm sa do ju sjellin probleme për shkak të zilisë. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të pakuptimta që do kryeni.

Luani

Sot do jeni disi më të ndërgjegjshëm dhe do mundoheni të ndreqni edhe gabimet që keni bërë deri më sot. Nëse jeni në një lidhje dhe prej disa kohësh marrëdhënia juaj me partnerin ka qenë e pastabilizuar, sot do mund të merrni frymë lirisht. Saturni do i largojë të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet.

Virgjëresha

Hëna dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’ua larguar mërzitjen dhe për t’iu bërë më të logjikshëm. Pas mesditës do ndiheni më të qetë e më të frymëzuar. Nëse keni një lidhje bashkëpunoni me partnerin që gjërat të shkojnë mirë. Nëse kohët e fundit keni pasur tension gjithçka do qartësohet. Ju beqarët do jeni romantikë dhe do kërkoni me ngulm personin e zemrës. Delikatesa në veprim dhe aftësia juaj joshëse do iu bëjë të arrini atje ku doni.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do fillojë një cikël i ri në jetën tuaj dhe do hiqni dorë nga disa zakone të këqija të së shkuarës. Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën tuaj në çift dhe ju do e keni paksa të vështirë të ruani një klimë të qetë. Fatmirësisht Jupiteri dhe Venusi do iu ndihmojnë në këtë fushë. Ju beqarët nuk do tërhiqeni nga aventurat e momentit. Për këtë arsye keni për të mbetur përsëri vetëm. Në punë do i konkretizoni më shumë idetë që keni pasur dhe për pasojë shefat do mbajnë premtimet që kanë bërë.

Akrepi

Neptuni do nxitë debatet dhe problemet gjatë kësaj dite prandaj ju do kërkoni gjithë kohës t’ia mbathni. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin, por nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët. Për ju asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni pafundësisht, por as ju nuk do keni fat të bëni ndryshimet e menduara.

Shigjetari

Emocionet tuaja nuk do jenë të njëjta gjatë gjithë ditës së sotme. Herë pas here mund të ndiheni edhe keq. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur një ditë shumë më të këndshme se më parë, megjithatë nuk do arrini të zgjidhni të gjitha hallet që keni pasur. Bëni edhe pak durim dhe keni për të fituar. Ju beqarët duhet të keni më shumë besim në vetvete dhe keni për ta parë sesi mund të shndërrohet në një histori të bukur edhe një miqësi e vjetër.

Bricjapi

Gjatë ditës së sotme priten ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më të vëmendshëm dhe do i bëni ballë çdo pengese që do iu dalë. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta ndryshoni sa më shpejt rutinën. Nëse mendoni gjatë gjithë kohës se partneri ju do dhe s’mund të bëjë asgjë pa ju, rrezikoni të përballeni me një surprizë të pakëndshme. Ju beqarët do keni shumë fat për një takim të veçantë kësaj radhe. 

Ujori

Dita e sotme do jetë e vështirë nëse nuk arrini dot të vendosni disa limite ndaj disa mendimeve të këqija. Nëse keni një lidhje, dy planetë do jenë më të favorshmit. Nga njëra anë do jetë Neptuni, i cili do sqarojë keqkuptimet dhe nga ana tjetër Venusi, i cili do sjellë sensualitet dhe ngrohtësi. Ju beqarët, falë Marsit, do jeni më interesantë dhe do bini më në sy. Në punë do keni shumë energji sidomos në orët e mëngjesit.

Peshqit

Mundohuni të mos i tejkaloni etapat në çdo fushë sot sepse gjërat mund t'iu ecin keq. Në përgjithësi, optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Atmosfera në jetën tuaj në çift do jetë e ngrohtë dhe raportet me partnerin do të përmirësohen. Fizikisht do ndiheni mirë dhe performancat intime do e lënë me gojë hapur partnerin. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe lidhjet që mund të krijoni do iu sjellin lumturinë. Në punë do merrni disa lajme që nuk kanë për t'iu pëlqyer aspak.

 

 

horoskopi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin