7 November 2024, 16:57
Nga ZH.LL
Liam Payne
ARGJENTINË- Trupi i yllit të popit, Liam Payne iu dha familjes së tij për t'u kthyer me avion në Mbretërinë e Bashkuar, ka konfirmuar për BBC prokurori publik përgjegjës për rastin e tij.
Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë ndërsa autoritetet lokale përfunduan testet e mëtejshme toksikologjike dhe laboratorike. Trupi i Payne iu dha familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andrés Madrea për BBC.
Zyra e Prokurorit Publik në Argjentinë tha se po vazhdon të hetojë rrethanat rreth vdekjes.
Dy javë më parë, hoteli luksoz argjentinas ku vdiq Payne u bastis nga policia, e cila thuhet se mori një numër sendesh, duke përfshirë disqe dhe pamje nga kamerat e sigursë. Një raport i autopsisë zbuloi se Payne vdiq nga një numër lëndimesh, duke përfshirë gjakderdhjen e brendshme dhe të jashtme të shkaktuar nga rënia.
Përveç kësaj, hetuesit thuhet se gjetën një numër substancash të paligjshme në trupin e tij në momentin e vdekjes, duke përfshirë një drogë rekreative të quajtur "kokaina rozë", një përzierje substancash që shpesh përmban ketaminë të kombinuar me MDMA, metamfetaminën, kokainën, opioidet dhe/ose substancave psikoaktive.
Liam Payne ishte një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi arriti kulmin e famës me grupin "One Direction" në vitet 2010. Një bashkë-shkrimtar i shumë prej hiteve të tyre, ai gjithashtu arriti sukses solo me këngë si "Strip That Down" dhe "Bedroom Floor".
liam payne mb argjentine
Art&Argëtim
7 November 2024, 07:15
r.ll
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillTë enjten Venusi është përballë dhe mund të sjellë shumë nervozizë...
Art&Argëtim
6 November 2024, 18:47
ZH.LL
Sabrina Carpenter
SHBA- Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Sabrina Carpenter ka arritur një moment historik në angazhimin qytetar, du...
Art&Argëtim
6 November 2024, 17:19
ZH.LL
Johnny Depp si Jack Sparrow
SHBA- Një nga filmat më të njohur dhe ikonikë të industrisë së filmit, “Pirates of the...
Art&Argëtim
6 November 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata ...
Art&Argëtim
5 November 2024, 15:39
ZH.LL
Disa nga vipat
SHBA- Që nga nisja e fushatës për Presidencialet 2024 në SHBA, personazhet e famshëm u pozicionuan në krah t&...
Art&Argëtim
5 November 2024, 11:36
N.F
Foto ilustruese
PEJË- Reperi, Rigels Rajku i njohur si Noizy është paraqitur ditën e sotme në komisariatin e Pejës. Mëso...
Art&Argëtim
5 November 2024, 07:11
N.F
Foto ilustruese
Dashi
Jeni ne një lidhje qe prej kohesh? Përfitoni nga kjo dite harmonike për t’i shprehur me tepër ndjenjat dhe...
Art&Argëtim
4 November 2024, 17:46
ZH.LL
Aktorët e "Friends"
SHBA- “Friends”, një nga serialet më të njohur të të gjitha kohërave, ka kontribuar n&eu...
Art&Argëtim
4 November 2024, 17:27
E. D
Chris Martin
AUSTALI- Të dielën, më 3 nëntor, ndërsa grupi britanik i rock-ut, “Coldplay”, po përfundonte shfaqje...
Art&Argëtim
4 November 2024, 16:25
ZH.LL
P. Diddy
SHBA- Avokatët mbrojtës të reperit të njohur, P. Diddy, të dielën, për herë të dytë, kanë k...