LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Peshoret kthehen në ‘fshesa elektrike’ për paratë, Akrepit i kthehet fati pas 12 vjetëve, Meri Shehu ka paralajmërim: Do dëgjojmë skandale

Meri Shehu thotë se dita e nesërme do të jetë disi më e vështirë për disa shenja, ndërsa të tjera duhet të jenë më të vëmendshme në fundjavë.

15 May 2023, 19:48 Nga k.m.
Peshoret kthehen në ‘fshesa elektrike’ për paratë,
Meri Shehu

Hyrja e Jupiterit në Dem do të sjellë fat jo vetëm për këtë shenjë, por edhe pë Luanin, Akrepin dhe Ujorin të cilat janë shenja të qëndrueshme. Në parashikimin e javës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se dita e nesërme do të jetë disi më e vështirë për disa shenja, ndërsa të tjera duhet të jenë më të vëmendshme në fundjavë.

Meri Shehu: Është një javë shumë, shumë e fuqishme, e para sepse Jupiteri kalon nga shenja e Dashit që bëri retrogradë pas një viti, tani futet në Dem në datën 16. Mërkuri nga sot nuk është më i kundërt, është në një pozicion që duket si i palëvizshëm, por nga nesër do fillojë të futet në rrugën e drejtë. Gjithë pengesat që kemi pasur në ekonomi, komunikim në 20-ditëshin e fundit do fillojë të sqarohet. Por sapo hyn Jupiteri në shenjën e Demit, bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor. Kjo do të thotë që duhet të kemi kujdes këto ditë nga skandale të ndryshme, sidomos nga njerëz që kanë potencë, fuqi ose që duan të bëjnë ndryshime të mëdha dhe skandalet janë të çuditshme, do dëgjojmë gjëra.

Në fund të javës, unë kam paralajmëruar, kur kemi bërë parashikimin mujor që Marsi në Luan bën katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe këtu duhet të kemi kujdes nga pritshmëritë e mëdha që kemi që nëse nuk na vijnë, disa njerëz kalojnë në ekstreme dhe bëhen nervozë.

Futja e Jupiterit në Dem do jetë një ogur shumë i mirë, do ndikojë shumë mirë te Demët, te Akrepët përballë, te Luanët dhe Ujorët. Këto 4 shenja do marrin maksimalisht ndikimin e fuqishëm të Jupiterit në Dem për një periudhë 1-vjeçare të paktën. Kalojmë Nga Dashi që çfarë s’dëgjuam, kush nuk u ngrit lart, njerëz që ndoshta nuk e kishin bazën aq të fuqishme, por që ishin njerëz me energji, do shohim ndryshime.

PARASHIKIMI

Dashi – 2 yje

Mërkuri nuk është ende i qartë në çështjet e tyre ekonomike, por nga nesër fillon një revansh i mirë për sa i përket çështjeve ekonomike që do vazhdojë për nja një vit, do i ndihmojë shumë Dashët. Kemi katërkëndëshin në fund të javës midis Marsit në Luan dhe Plutonit në Ujor që Dashët duhet të kenë shumë kujdes në dashuri, shoqëri, xhelozi dhe në mënyrën se si kërkojnë të arrijnë gjërat e tyre. kalojnë në ekstrem dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Demi – 4 yje

Hëna e re në datën 19 në shenjën e tyre, hyn Jupiteri por nesër duhet të kenëë kujdes nga skandalet, nga mundësitë e një paqartësie të madhe sepse menjëherë sa hyn krijon katërkëndësh me Plutonin, ka disa gjëra që nuk janë të mira, të qarta, të ekuilibruara. Pas ditës së nesërme, fillojmë të shohin gjëra të mira. Pak sherre në fund të javës t’i kenë kujdes në çështjet familjare.

Binjakët – 1 yll

Hëna e re në Dem, Jupiteri në Dem janë në shtëpinë e 12-të për ta. Sapo futen këto ndryshime të mëdha, edhe Binjaku më i zgjuar e që ka dëshirë të madhe të ndryshojë nuk e bën dot. Hyn në një situatë parapërgatitore, ai me veten, botën e dëshirave, ëndrrave, shpresave e fantazive por që nuk del dot para vetes. Kujdes aksidentet ose sherret në fund të javës.

Gaforrja – 3 yje

Mërkuri i kundërt e ndihmoi Gaforren dhe do vazhdojë ta ndihmojë tashmë edhe Mërkuri në Dem për aleanca, miqësira e qëllime, ecën mirë, përparon. Futja e Jupiterit në Dem është ogur i mirë për Gaforren, e ndihmon, i jep shumë plane të qëndrueshme sipas natyrës së tyre. Kujdes me shpenzimet e tepruara në fund të javës dhe ndoshta mund të kemi një rrëzim të disa Gaforreve nga këndi ekonomik ose me paratë.

Luani – 4 yje

Do merren shumë me karrierën, puna do i përfaqësojë jashtë mase sepse Jupiteri futet në Dem, në shtëpinë e 10-të të tyre, në vitrinën e tyre dhe madje do jenë një nga shenjat më me fat në këtë periudhë. Futja e Marsit në Luan nuk është e keqe, por do bëjë direkt një lidhje të vështirë me Plutonin në Ujor dhe duhet të kenë kujdes në çift, bashkëpunime në fund të javës se mund të kenë kontradikta të mëdha.

Virgjëresha – 4 yje

Jupiteri në Dem i ndihmon shumë, shenja Toke, të kenë kujdes vetëm ditën e nesërme sepse ka disa pasiguri, paqartësi, prapaskena ose humbje ekonomike ose disa xhelozi të atyre Virgjëreshave që s’kanë një lidhje stabël, të mirë, s’kanë besim te partneri në bashkëpunime. Të kalojë dita e nesërme dhe do marrin një energji shumë pozitive sidomos në kontakte me jashtë, punë të reja, udhëtime të largëta.

Peshorja – 4 yje

Do marrin para, fillon periudha e thithjes së lekëve. Shumë Peshore nga projektet, bashkëpunimet, martesat, divorcet, gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet, të tjerët u detyrohen lekë. Të kenë kujdes çfarë u detyrohen të tjerëve dhe nesër për ta është një pikë e vështirë për detyrimet që s’i kanë kthyer.

Akrepi – 3 yje

Jupiteri përballë shenjës së tyre i bën me fat sepse janë shenjat e qëndrueshme ato që e marrin energjinë e mirë të Demit. Martohen, fillojnë bashkëpunime të reja, fillon një peeriudhë e re e jetës së tyre ose i rikthehet fati pas 12 vjetëve në bashkëpunime e martesa. Kujdes me Marsin në Luan në një çështje karriere, pune të rëndësishme që duhet të jenë pak më të qetë në fund të javës dhe jo çdo gjë që e duan ta marrin me pasione të pakontrolluaraa.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e re në datën 19 tregon një ndryshim të jetës së tyre të përditshme, ndryshim pune, fillime të reja por edhe Jupiteri në Dem tregon shumë punë, angazhime të shumta të jetës së përditshme që ndoshta nuk është në natyrën e tyre të jenë të detyruar të rrinë në një vend pune, të ngarkohen me punë dhe të kenë përgjegjësi të mëdha. Jeta e përditshme do jetë pak e lodhshme dhe në lidhje me shëndetin duhet të kurohen më mirë. Hyjnë në punë që nuk arrijnë dot t’i pranojnë në natyrën e tyre.

Bricjapi – 4 yje

Është një nga shenjat e Tokës që do favorizohet më shumë në dashuri në këtë periudhë. Nesër fillon Jupiteri në Dem dhe iu jep larmi e dashuri të madhe, por direkt në kundërshtim me Plutonin mund të përjetojnë një tradhti, xhelozi, dyshim ose skandal të madh që duhet ta shohin me kujdes, të kalojë dita e nesërme dhe ujërat qetësohen.

Ujori – 3 yje

Do kenë shumë fat në dashuri, hyn Jupiteri në Dem, u jep stabilitet në planet dhe maarrëdhëniet e tyre erotike, bashkëjetesa, marrëdhënie familjare të mira por kryesisht një lidhje e re që futet në shtëpinë e tyre dhe ndihen mirë, stabilitet në jetën e tyre erotike. Besoj se do rrinë larg çdo marrëdhënieje të lodhshme ose që i ka provokuar nervat në këtë periudhë. Marsi në Luan përballë shenjës së tyre u ngre pak antagonizmin e të tjerëve, por kanë shumë fat.

Peshqit – 3 yje

Jupiteri në Dem është një aleat i mirë për ta. Komunikime,udhëtime, kontakte por do jenë stabël në mendimet e strategjitë e tyre dhe do kenë shumë stabilitet ekonomi. Një fillim i ri nis në datën 19 me Hënën e re në Dem, iu jep shanse për një hapje, mendim, projekt, takim të ri dhe në fund të javës të kenë kujdes me punën e shëndetin se mund të kenë një tronditje të vogël./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin