LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ramazan Kadirov ka një grua tjetër, e njohu kur ishte VETËM 14 vjeç; Pasuria e Fatimes vlen miliona $

Ramzan Kadyrov u takua me gruan e tij të dytë në vitin 2006 kur ajo ishte 14 vjeç.  Qeveria e Çeçenisë organizoi një konkurs bukurie në vitin 2006, i cili kishte për qëllim ndryshimin e imazhit të vendit.

5 September 2022, 15:56 Nga k.m.
Ramazan Kadirov ka një grua tjetër, e njohu kur ishte VETËM 14
Ramzan Kadyrov dhe Fatima Hazujeva

ÇEÇENI- Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov (45) ka një grua të ligjshme, Medna Musaevna Kadyrova, me të cilën ka dhjetë fëmijë. Megjithatë, mediat e huaja mësuan se Kadyrov tani ka një grua të dytë, Fatimen, të cilën e pikasi kur ajo ishte 14 vjeç. Edhe pse poligamia është e lejuar në Çeçeni dhe feja u lejon atyre të kenë deri në katër gra, Kadyrov më herët ishte shprehur se nuk dëshironte të martohej më sepse gruaja e tij Medni i mjaftonte.

Çfarë dimë për gruan e dytë të Kadyrov?

Ramzan Kadyrov u takua me gruan e tij të dytë në vitin 2006 kur ajo ishte 14 vjeç.  Qeveria e Çeçenisë organizoi një konkurs bukurie në vitin 2006, i cili kishte për qëllim ndryshimin e imazhit të vendit.

“Ne duam që Çeçenia të mos lidhet më me imazhin e burrave me mjekër që mbajnë mitralozë. Tani simboli i vendit do të jetë një vajzë e bukur. Ne do të tregojmë se nuk jemi më keq se vendet e tjera."

Gjatë atij konkursi bukurie, rreth 20 konkurrente kërcyen, kënduan, gatuan, recituan poezi, folën për devotshmërinë e tyre, shprehën dashurinë për vendin e tyre dhe falënderuan familjen Kadyrov - sundimtarin autoritar të Çeçenisë Ramzan Kadyrov dhe babain e tij të ndjerë, Akhmat - për udhëheqjen e tyre.

Më pas, garueset u "qerasën" me një banket të kushtueshëm ku morën pjesë Kadyrov dhe rojet e tij. Kur zbuloi se njëra nga vajzat që nuk doli në finale po qante, urdhëroi t'i jepnin një orë ari Chopard të veshur me diamante. Kur vajzat kërcenin lezginka tradicionale, rubla dhe dollarë fluturuan në ajër. Një gazetar që mori pjesë në këtë ngjarje vlerësoi se rreth 30 mijë dollarë ishin shpërndarë në dysheme deri në fund të natës.

Fituesi i konkursit përfundimisht mori një pozicion në qeverinë çeçene dhe titullin "modelja kryesore" i shtëpisë së modës Firdavs, e cila i përket familjes Kadyrov. Shoqëruesja 14-vjeçare, Fatima Hazujeva ka marrë një çmim edhe më të madh: tani është gruaja e dytë e Ramzan Kadyrov.

Sipas ligjit islam, një burrë mund të ketë katër gra nëse është i gatshëm t'u kushtojë vëmendje dhe mbështetje të barabartë, duke përfshirë sigurimin e një vendi të veçantë për të jetuar. Kadyrov e inkurajoi publikisht këtë praktikë. Ai gjithashtu justifikoi poligaminë duke u thirrur në traditën çeçene.

“Nëse një vajzë e re apo një grua e divorcuar kapet me një burrë, vëllai i saj e vret atë dhe burrin. Kështu që në mirë që ajo të jetë gruaja e dytë apo e tretë e ligjshme se sa të vritet”.

Madje edhe gruaja zyrtare e Kadyrovit, Medni, një herë tha se nuk do ta kishte problem nëse burri i saj do të rimartohej.  Sidoqoftë, Kadyrov kurrë nuk e pranoi publikisht ekzistencën e gruas së tij të dytë. Në evente zyrtare ai shfaqet vetëm me Mednin, me të cilin ka dhjetë fëmijë biologjikë dhe dy të birësuar. Për më tepër, gazetarët zbuluan se shpenzimet e Kadyrov për dy gratë e tij të para i tejkalojnë shumë të ardhurat e tij zyrtare: vetëm vlera e pasurisë së tyre të paluajtshme, të paktën 8 milionë dollarë, është më shumë se dyfishi i pagës totale të raportuar të tij që nga viti 2008.

Në Grozny, ka prova të dukshme të martesës së dytë të Kadyrov: vila e Fatimes është përballë rezidencës së punës së Kadyrov në zemër të qytetit. Gruaja e dytë e Kadyrov gjithashtu ka strehim në Moskë, me tre apartamente të regjistruara në emrin e saj. Të gjitha ndodhen në ndërtesa të reja banimi në një lagje të mirë; vlera e tyre totale është rreth 5 milionë dollarë.

Presidenti i Çeçenisë është një personalitet shumë i diskutueshëm dhe i pazakontë, i cili tërheq vëmendjen e njerëzve që nuk ndjekin as politikën. Këto ditë Ramzan ka deklaruar se dëshiron të shkojë “me pushime të gjata”, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për dorëheqjen e tij të mundshme si lideri i Çeçenisë./ Kurir

ramzan kadyrov fatima hazujeva


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin