LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rita Ora ndan detaje nga jeta e saj, revista amerikane: Familja e këngëtares vinte nga Kosova e copëtuar në vitet ’90

Ora ka folur sërish për origjinën e saj, duke treguar se si ajo dhe familja e saj ikën nga Kosova.

15 June 2023, 15:43 Nga f.i
Rita Ora ndan detaje nga jeta e saj, revista amerikane: Familja e
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, gjithmonë e ka vendosur në dukje origjinën e saj shqiptare. Edhe këtë herë në një intervistë të dhënë së fundmi, Ora ka folur sërish për origjinën e saj, duke treguar se si ajo dhe familja e saj ikën nga Kosova.

Gjatë intervistës për "Grazia USA", këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë detaje nga historia e saj, nga familja që besoi në talentin e këngëtares, lidhjen me bashkëshortin dhe deri tek albumi i ri.

'Rita dëshmon të jetë një grua këmbëngulëse dhe e vendosur, falë edhe historisë së saj personale dhe dimensionit të veçantë multikulturor dhe fetar në të cilin u rrit. Ora, tani 32 vjeç, mbërriti në lagjen Notting Hill të Londrës kur ishte vetëm 1 vjeç. Familja e saj vinte nga Kosova, e copëtuar në vitet ’90 nga përleshjet që çuan në luftën në Ballkan. Prindërit e saj bënë një arratisje të guximshme – por një udhëtim nuk është pa vështirësi dhe të panjohura,"-shkruan media.

Intervista:

Le të fillojmë pikërisht këtu, nga rrënjët tuaja. Babai juaj ishte një musliman, ekonomist dhe pronar pubi dhe nëna juaj ishte një psikiatre katolike. Të dy shqiptarë të Kosovës. Si ka qenë fëmijëria juaj?

“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë një dhuratë, ndihma ime më e madhe dhe unë isha jashtëzakonisht me fat që u rrita me vëllezërit e motrat e mia, Elenën dhe Donin, në atë që unë e konsideroj një guaskë mbrojtëse të dashur. Anëtarët e familjes sime ishin shumë të bashkuar për gjithçka dhe më mësuan vendosmërinë, guximin dhe besnikërinë – të gjitha vlerat themelore dhe të domosdoshme kur dëshiron të arrish majat. Isha shumë e vogël kur u larguam nga Kosova për në Londër. Ngjarjet e asaj periudhe të jetës sonë janë intensive, ndonjëherë prekëse. U desh një guxim i madh nga ana e prindërve të mi për të përballuar një ndryshim kaq rrënjësor të jetës në një vend kaq të ndryshëm nga i tyri. Megjithatë ne ia dolëm dhe të shoh ku jam tani është bukur. Më jep energji të madhe. Nuk do t’i kisha ndërtuar të gjitha këto pa mbështetjen e familjes sime.”

Ju keni miliona fansa shumë të rinj. Çfarë shembulli dëshironi të jeni për fëmijët që ju ndjekin edhe në rrjetet sociale?

“E ndjej për detyrë të ngjall besim te fansat e mi. Gjatë dy viteve të fundit, duke punuar në albumin e ri, kam nisur vërtet një udhëtim dhe jam hapur me audiencën time në një mënyrë që na lidh edhe më afër dhe më ka sjellë shumë lumturi.”

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit një moment në karrierën tuaj që ju bëri veçanërisht krenare, cili do të ishte ai?

“Në vitin 2015 pata privilegjin të performoj gjatë Oscars. Ishte një nga ngjarjet për të cilën jam më shumë krenare dhe, duke e parë tani me kokë të qartë, mund të them se ajo performancë përfaqësoi një moment rritjeje për mua. Ndërsa këndoja dhe shfaqja ime u shpalos para atij publiku të jashtëzakonshëm, mendova: ‘Uau, nuk mund ta besoj që po e bëj këtë në të vërtetë, nuk mund ta besoj se po më ndodh mua’.

Cilat janë disa nga modelet tuaja femra?

Nëse kujtoj fëmijërinë time për të gjitha figurat që admiroja dhe që ishin atje duke u përpjekur të përmbushnin veten, të pohonin veten, të besonin në vizionin e tyre për muzikën dhe artin, ata janë artistë si Cher , Madonna , Whitney Houston , Spice Girls . Krahas këtyre artistëve është edhe nëna ime. Të gjithë ata kanë qenë një burim i madh frymëzimi për mua dhe për karrierën time, më kanë dhënë forcë dhe besim me shembullin e tyre.”

Çfarë do të thotë të rritesh si këngëtare?

“Kam punuar ditë e natë për albumin tim të ri për dy vitet e fundit. E lidha me një temë shumë të rëndësishme për mua: historinë time të dashurisë. Për herë të parë jam në krye të gjithçkaje që dëgjoni, nga shkrimi i këngëve deri te produksioni. Doja që kjo punë të përputhej me disponimin dhe ndjenjat e mia dhe të kapte gjithë lumturinë që po kaloja.”

Me imazhin dhe muzikën tuaj ju shprehni modelin e një femre sensuale dhe të vetëdijshme. Çfarë është liria për ju?

“Është një koncept i lidhur me mundësinë për t’u shprehur dhe për t’u ndjerë gjithmonë i mirëpritur. Kjo është e vërtetë në çdo fushë dhe, veçanërisht për mua, është e rëndësishme kur bëhet fjalë për ndjenjat. Të jesh i lirë të duash, të pranosh veten për atë që jemi është diçka nga e cila nuk mund të hiqja dorë. Jeta ime është shoqëruar nga transformime të mëdha, si në jetën time private ashtu edhe në atë profesionale. Dhe shumë nga këto ndryshime kanë qenë vendimtare. Duke ditur që mund të evoluoj dhe të jem gjithmonë ndryshe, më bën të ndihem e lirë më shumë se kurrë.”

Si do ta përshkruanit Rita Orën?

“Kurioze. E patrembur. Pasionante. Qesharake. Këmbëngulëse. Ja, unë jam kështu.”

rita ora

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin