LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Romeo dhe Donaldi deri në 10 mijë euro për një koncert! Kush janë vipat më të paguar gjatë verës

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

5 June 2022, 08:52 Nga DOSJA

Romeo dhe Donaldi deri në 10 mijë euro për një koncert! Kush

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptar. Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta. Por duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët.

Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert. Megjtihatë emrat më të famshëm kanë një axhendë të ngjeshur këtë verë, duke pasur thuajse çdo ditë të prenotuar. Madje ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Ndonëse shifrat rrallë e thuajse janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë. Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxheri Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro.

Por në realitet, shpeshherë shifrat janë edhe më të fryrë. Në showbizzin shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj. Pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Romeo kanë nisur karrierën edhe në muzikë, duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut. Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.

Shumica e koncerteve të tyre janë në clubet bregdetare, por edhe jashtë Shqipërie. Zvicra është shteti që i paguan më shumë, ku për një natë koncert, së bashku me reklamimin në rrjetet sociale që Donaldi dhe Romeo i bëjnë kap shifrat deri në 10 mijë euro.

Nuk mbetet pas as Noizy, i cili këtë vit ka një rritje në tarifat e tij, por gjithashtu një numër më të madh të koncerteve brenda Shqipërisë. Ndonëse pak vite më parë ‘zbriti’ nga froni më të paguarit, këtë sezon ai ka fituar sërish ‘titullin’ e mbretit të netëve live. Kështu, për këtë sezon, Noizy është sërish në krye të listës, duke lënë pas kolegët e tij. Deri në 5 mijë euro është tarifa që ai merr për të performuar brenda kufijve dhe deri në 8 mijë euro jashtë vendit.

Një tjetër këngëtar që është ndër më të paguarit këtë sezon është Alban Skënderaj. Ndonëse është më selektiv në përzgjedhje të clubeve dhe eventeve që ai zgjedh, këngëtari ka një axhendë mjaft të ngarkuar këtë verë, ku çmimet për të shkojnë deri në 5 mijë euro.

Edhe ‘mbretëresha e netëve live, Elvana Gjata ka një rritje në kërkesat e saj. Që nga 2018, ajo e humbi fronin e saj, duke zbritur në tarifën 3 mijë euro. Duket se largimi i saj në SHBA, mungesa ekëngëve të reja në tregun tonë e ‘rrëzoi’ Elvanën nga ky fron. Por me t’u rikthyer, artistja e rifilloi edhe njëherë karrierën, aty ku e la. Tanimë Elvana merr deri në 5 mijë euro për një natë dhe dyfishin e kësaj shume për koncertet jashtë Shqipërie. Duket se këngët e reja e kanë rikthyer edhe njëherë në top këngëtaret e përzgjedhura.

Nga ana tjetër është Enca që duket se ka humbur vlerë në tregun e koncerteve. Vite më parë, ajo paguhej deri në 5 mijë euro për një natë live, por duket se mugnesa në tregun muzikor me një produksion të ri, e ka ‘varfëruar’ artisten, që kohët e fundit po kalon më shumë kohë në Dubai sesa në Tiranë. Lista e saj e koncerteve këtë verë është më e vakët se herët e tjera, duke marrë deri në 2 mijë euro për performancat e saj.

Por krejt ndryshe duket situata me këngëtarët e muzikës popullore, që këtë vit do të ketë një sezon të begatë, kryesisht me dasmat. Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Fatmira Breçani janë në krye të listave, ku kanë edhe tarifat e tyre deri në 5 mijë euro për dasma jashtë Shqipëri, kryesisht në diasporë. Një tarifë më të ulët kanë në koncertet e tyre në clube.

Surpriza e kësaj stine është padyshim Beatrix, që është shndërruar ndër artistet më të paguara kohët e fundit. Duket se drama e ndarjes me Donaldin i ka shërbyer në jetën profesionale, duke rritur tarifat. Pas këngëve të reja dhe popullaritetit që i dha historia në Big Brother, Beatrix do të marrë nga 3 deri në 5 mijë euro për koncerte që do të mbajë përgjatë verës. Aktualisht këngëtarja e njohur po punon për të tjera këngë dhe përgjatë sezonit do të jetë në clube të ndryshme, ku do të performojë së bashku me Dafina Zeqirin dhe partnerin e saj, Dj Geek.

Ajo që vëmë re për këtë sezon është një tërheqje e Flor Mumajesit nga netët live. Artisti i njohur vitet e fundit është shfaqur më i tërhequr nga koncertet, duke preferuar të jetë më shumë pjesëmarrës në festa private, ku performon së bashku me djemtë e Three Dots. Së bashku ata kanë një tarifë deri në 8 mijë euro, megjithatë larg çmimit prej 5 mijë eurosh që ka pasur vetëm Flori sezone më parë.

Më interesante duket lista e artistëve kosovar, që përditë e më shumë shndërrohen në të preferuar edhe në vendin tonë. Ledri, Ylli Limani, Getoari dhe Capital T janë disa nga këngëtarët që kanë një sezon të ngjeshur, ku rekord  in e mban Ledri deri me 3 koncerte brenda ditës. Këta artistë marrin nga 3 deri në 8 mijë euro për një natë.

Nga femrat Tayna nuk është më e paguara, duke u rradhitur pas Dhurata Dorës, që këtë sezon do të jetë kryesosht me koncerte jashtë vendit, ku do të marrë shifra deri në 5 mijë euro. Kida është një tjetër emër mjaft i pëlqyer që shumë shpejt është ngjitur në ‘top 5- çen’ më të paguar për sezonin veror. Në llogaritjet e bëra, ka artistë që fitojnë deri në 500 mijë euro brenda tre muajve të verës.

Në atë çfarë dihet, bëhet me dije se ka artistë që janë të pronotuar deri në më shumë se 100 koncerte vetëm për sezonin veror, duke u shndërruar në ‘pasanik’ të muzikës. Viti 2019 dhe ai 2020 ishte i vështirë për artistët, që të kushtëzuar nga pandemia reduktuan pjesëmarrjen e tyre. Por nga llogaritjet e bëra në Kosovë, në 2019-tën janë mbledhur mbi 130 mijë euro më shumë tatime vetëm nga këngëtarët.

Rrjedhimisht, në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 754 mijë e 546 euro nga këngëtarët, pa përfshirë kontributet. Shifra këtë vit pritet të rritet edhe më shumë, pas rikthimin në normalitet. Ndërkohë një rritje të tarifave kanë pasur edhe artistët e tjerë, që nuk e kanë famën e personazheve të sipër përmendur. Tashmë në sezonin veror asnjë këngëtarët nuk do të këndojë pa marrë minimalisht 2 mijë euro për praninë e tij në club./Panorama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin