LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Tragjeditë e mëdha të jetës së Celine Dion

Ajo humbi burrin dhe vëllain e saj për tre ditë, gati humbi dëgjimin dhe tani po lufton me një sëmundje të rrallë neurologjike.

9 December 2022, 17:04 Nga k.m.
Tragjeditë e mëdha të jetës së Celine Dion
Celine Dion

SHBA- "My Heart Will Go On", rreshti i mësipërm nga hiti më i madh i karrierës së Celine Dion do të bëhej motoja e jetës së saj të turbullt. Një jetë e cila u shënua nga triumfe të mëdha profesionale por edhe disa tragjedi personale, të cilat ajo vetë përpiqet çdo herë t'i përballojë me forcë.

Megjithatë, fati e ka goditur edhe një herë dhe qëndrueshmëria e saj po testohet sërish pasi siç ka treguar sot, së fundmi po lufton me një çrregullim të rrallë neurologjik, sindromën e njeriut të ngurtë. (Stiff Person Syndrome-SPS), për shkak të të cilit ajo u detyrua, pas urdhrave të mjekëve të saj, të anulonte turneun e saj evropian të planifikuar për verën e vitit 2023.

Duket qartë e tronditur dhe e paaftë për të mbajtur lotët, këngëtarja e njohur kanadeze 54-vjeçare ka ndarë me miliona fansat e saj kudo, përmes një videoje, sfidën e saj të re.

"Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani,"- tha ajo me ngarkesën e fortë emocionale të dukshme në vështrimin e saj përpara se të zbulonte pak më vonë se vuante nga sindroma që prekte 1/1,000,000. Ajo e mbylli rrëfimin e saj personal publik duke bërë një premtim, publikut dhe vetes, duke thënë: Po bëj gjithçka që të shërohem.

E megjithatë, pas kësaj karriere të madhe, magjepsjes, parave, çmimeve dhe performancave mbresëlënëse live, fshihet një grua që fare mirë mund të cilësohej si një “heroinë tragjike”. Si më e vogla nga 14 fëmijët në familjen e saj, Celine, e cila mori emrin e saj nga kënga me të njëjtin emër të këngëtarit francez Hugues Aufray. Vitet e saj të adoleshencës ishin të vështira. Figura e saj e gjatë dhe dhëmbët e saj të shtrembër e vendosën në vëmendje të shokëve të klasës: E urreja shkollën.

Muzika ishte i vetmi shpëtim. Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur kompozoi dhe interpretoi këngën e saj të parë, së bashku me nënën dhe vëllain e saj, të cilët pak më vonë ia dërguan atë producentit të njohur muzikor dhe gjuetarit të talenteve të reja René Angelil, njeriu që do të bëhej protagonist i jetës së saj. Edhe pse ai ishte plot 25 vjet më i madh se ajo, ajo u dashurua thellë pas tij që në momentin e parë që e pa. Një dashuri adoleshente që u shndërrua në një lidhje dashurie kur ajo mbushi 20 vjeç, pavarësisht mosmarrëveshjeve të forta të familjes së saj, dhe u zyrtarizua me një martesë në moshën 25-vjeçare.

Tragjeditë e mëdha të jetës së Celine Dion

Pavarësisht se kishte gjetur dashurinë e jetës së saj, ndërsa në të njëjtën kohë karriera e saj kishte marrë hov, Celine Dion e kishte shumë të vështirë të bëhej nënë. Por nuk hoqi dorë. Pas disa aborteve, ajo vendosi t'i nënshtrohej dy operacioneve gjinekologjike në vitin 2000 për t'ia dalë mbanë. Fëmija i parë i çiftit, Rene-Charles Angelil, më në fund erdhi në jetën e tyre në janar 2001 dhe në 2010 çifti mirëpriti binjakët, Eddie dhe Nelson. Lumturia e tyre dukej se ishte e plotë. Megjithatë nuk do të zgjaste shumë.

Rene Angelil tashmë ishte përballur me disa probleme shëndetësore. Në vitin 1991, në moshën 49-vjeçare, ai pësoi një atak në zemër dhe në vitin 1999 u diagnostikua me kancer në fyt, i cili u trajtua me sukses. Megjithatë, makthi u kthye. Në vitin 2013, Celine Dion shoqëroi bashkëshortin e saj të dashur në spital për t'iu nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori nga qafa e tij, ndërsa pasoi një periudhë e vështirë trajtimesh.  Angelil u nda më në fund në janar 2016 duke lënë pas gruan zemërthyer dhe tre fëmijët e tyre. Vetëm dy ditë më vonë drama e saj personale do të kulmojë me vdekjen e vëllait të saj Danielit, i cili gjithashtu vuante nga kanceri.

Tragjeditë e mëdha të jetës së Celine Dion

Problemet shëndetësore

Megjithatë, kjo ngarkesë e madhe psikologjike pati efekte negative në shëndetin e saj. Në vitin 2018 ajo u përball me një problem serioz me dëgjimin për trajtimin e të cilit u konsiderua e domosdoshme t'i nënshtrohej një operacioni. Ndërkohë, me kalimin e kohës, figura e saj jashtëzakonisht e hollë shqetësoi shumë njerëz. Madje disa shkuan deri aty sa të flasin për anoreksi nervore, diçka që ajo e ka mohuar publikisht.

Celine Dion kishte humbur shumë peshë vitet e fundit

E megjithatë në fytyrën e saj dukej se diçka nuk shkonte. Ajo e ndjeu atë vetë pasi ndihej më e dobët çdo ditë që kalonte. Filloi duke bërë analiza të shumta dhe të specializuara. Rezultatet nuk çuan në një diagnozë të qartë. Ndërkohë ajo vetë po përkeqësohej. Derisa më në fund mjekët e saj e informuan se të gjitha simptomat e saj janë për shkak të një çrregullimi të rrallë neurologjik, Sindromës Stiff Man që prek vetëm 1 në 1,000,000! Fati i keq u shfaq sërish në fytyrën e saj dhe tani ajo po përballet me një tjetër betejë të vështirë nga e cila shpresojmë të dalë fitimtare.

celine dion


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin