LIVE UPDATES
Art&Argëtim

'Ulen gjakrat' pas 13 vitesh! HISTORIA e sherrit mes grupeve, nga plagosja deri te pajtimi i Noizy-t dhe Stresit

Stresi dhe Noizy kanë krijuar përçarje në industrinë e hip hopit prej disa vitesh mirëpo pajtimi i tyre solli një qetësim gjakrash. 

15 August 2022, 09:10 Nga A.B
'Ulen gjakrat' pas 13 vitesh! HISTORIA e sherrit mes grupeve, nga
Noizy dhe Stresi

TIRANË- Pas 13 vitesh, Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Arkimed Lushaj i njohur si Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre. 'Liderët' e grupeve rivale në hip hopin shqiptar dhuruan mbrëmjen e djeshme për të rinjtë shqiptarë përqafime dhe puthje gjatë koncertit 'Alpha Show', të organizuar nga Noizy. 

Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.

Stresi dhe Noizy kanë krijuar përçarje në industrinë e hip hopit prej disa vitesh mirëpo pajtimi i tyre solli një qetësim gjakrash. 

SI NISI SHERRI MES STRESIT E NOIZYT?

Ishte viti 2010. Në një emsion televiziv një nga pjestarët e grupit TBA, kërcënoi Rigels Rajkun (Noizy). Kjo deklaratë bëri që mes grupeve të nisin konfliktet. Sherri fizik nisi në rrugën "Bardhok Biba", ku edhe ndodhi plagosja e Denis Dollapit. Në konfliktin mes fansave të grupeve muzikore mbeti i plagosur dhe një person tjetër, si dhe u bënë disa arrestime, mes tyre dy pjestarë të grupit të Noizyt.

Kulmi i konflikteve ka qenë përplasja me armë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë pallatit të Kongreseve në fund të muajit maj të 2010-ës.

Dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" si dhe fansat e tyre u konfliktuan me armë më 23 maj 2010 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para se të fillonte një spektakël i organizuar nga një televizion privat. Gjatë ngjarjes, nuk pati persona të plagosur, por përplasja soli panik mes banorëve, nga përdorimi i armës, pranë selisë së Presidencës dhe disa institucioneve të tjera. Policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se qëlloi me armë. Ndërkaq, dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, ose "Noizy" dhe Arkimed Lushaj, ose "Stresi", pohuan në polici pas ngjarjes tek pallati i Kongreseve se janë pajtuar, duke sheshuar mosmarrëveshjet midis tyre.

Pak kohë pas kësaj ngjarje, ato u shfaqën të dy në një shoë televiziv. Në 'Mos u nxeh', Stresi dhe Noizy ishin në hapat e parë të karrierës në Shqipëri mirëpo secili kishte krijuar 'fan bazën' e tij. Në atë emision, Stresi tregoi se sapo kishte publikuar albumin e parë, ndërsa Noizy albumin e dytë. Secili prej tyre dha mesazhe për fansat e tyre, duke 

'Arkimedin e njoh para se të jetë i njohur, ia njoh dhe familjen, ai është shtyrë nga persona të tjerë, çfarëdo që ka bërë kundra meje ia kam falur'.- tha Noizy.

'I drejtohem fansave të mi në radhë të parë, çfarë ka bërë Stresi, nuk duhet të më ndjekin mua.'- tha Stresi në atë kohë, duke shtuar: 'Ka ndodhur gjëja më e papranueshme mes nesh, ka pasur të shtëna armësh, kemi rreziku burgun. Unë kam marrë shumë mësim, të paktën nga ana ime.'

Intervista e përbashkët u shoqërua me shtrëngim duarsh e duartrokitje nga publiku.

Vitet kaluan por kunjat dhe deklarata për njëri tjetrin nuk ndaluan. Asnjë nuk u përshkallëzua deri në konflikt fizik siç ndodhi në fillim të karrierës së tyre mirëpo në rrjetet sociale dhe në intervista nuk ndaluan akuzat e deklaratat ofenduese, shpesh herë dhe kërcënuese. 

'Lufta ime me Noziyn nuk ka mbaruar, nuk di kur do përfundojë'- deklaroi në vitin 2019 Stresi. 

SI U PAJTUAN?

Një vit më parë, Stresi konfirmoi se janë qetësuar gjakrat mes tij dhe Noizyt. Teksa ishte në një video-live në Instagram, Stresi tregoi se në fund do të jenë të gjithë bashkë, për shkak të asaj që është thënë brenda Drejtorisë së Policisë së bashku me Noizyn. 

“Unë nuk e njof me atë emër që e njihni ju, por i them Rigels Rajkut ne jemi një për inat të gjithëve. Kur vjen fundi e mban mend çka kemi folur në Drejtori të Policisë, kur të vijë momenti do të jemi të gjithë bashkë. Askush nuk mundet të na rrëzojë neve në Shqipëri”, është shprehur Stresi.

Në atë kohë, Noizy tha se në 12 vite kanë ndodhur shumë gjëra megjithëse së bashku me grupin kanë vendosur t’i rregullojnë raportet me palën tjetër.

“Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live. Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik. Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk falë nga frika, por falë se jam burrë. Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës”, ka deklaruar një vit më parë Noizy.

U desh vite që grupet e hip hopit në Shqipëri të sheshonin gjakrat e të linin pas konfliktet. Shembullin e OTR dhe TBA shpresojmë ta ndjekin dhe grupet e tjera të hip hop në Shqipëri, para se të jetë shumë vonë e para se situata mes tyre të agravojë në sherr me thika apo armë.

rigels rajku stresi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin