23 September 2024, 08:42
Nga S.B
Diddy
SHBA- Një video e një interviste të vitit 2002 e reperit Sean Diddy Combs u bë virale pas arrestimit të tij me akuza për trafikim seksual dhe prostitucion. Në të reperi thotë me shaka se gjatë festave i mbyll dyert për të mbajtur femrat aty.
Gjithçka filloi kur Conan O'Brien i kërkoi reperit të zbulonte sekretet e një feste të suksesshme, pasi Diddy u bë i njohur për festat e tij famëkeqe ndër vite.
"Gra, gra të bukura, sigurisht" i tha Combs drejtuesit të emisionit. "Burra të pashëm, sigurisht."
Kur O'Brien sugjeroi që të mos kishte më burra në festë, Combs u përgjigj: Ka mjaft gra për të gjithë. Ju duhet t'u jepni edhe zonjave atë që kanë nevojë. Ju duhet të kujdeseni për gratë tuaja.
Reperi vazhdoi duke thënë se në festat e tij nevojiteshin shumë pije alkolike dhe ujë sepse "shumë vajza dhe gra pinë ujë në festa, kështu që nëse nuk keni atë që u nevojitet, ato do të largohen. Duhet t'i mbani brenda dyerve të kyçura.”
Intervista u rishfaq pasi Combs u arrestua të hënën me akuzën e komplotit për zhvatje, trafikim, mashtrim ose detyrim dhe transport për qëllime prostitucioni. Prokurorët argumentuan në aktakuzë se reperi "abuzoi, kërcënoi dhe detyroi gratë dhe të tjerët përreth tij për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij " për dekada, "duke krijuar një ndërmarrje kriminale anëtarët dhe bashkëpunëtorët e së cilës janë të përfshirë në trafikim njerëzor, punë të detyruar, rrëmbim, ryshfet dhe pengim të drejtësisë”.
Combs - i cili përballet me të paktën 15 vjet burg - u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura të martën në gjykatën federale në Manhattan.
diddy diddy combs
Art&Argëtim
23 September 2024, 08:31
S.B
Gwen dhe Dua
SHBA- Këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku sh...
Art&Argëtim
23 September 2024, 08:17
S.B
Chiara dhe Fedez
ITALI- Një tjetër episod i pakëndshëm i është shtuar sagës së Fedez dhe Tony Effe. Pas njofti...
Art&Argëtim
23 September 2024, 07:51
S.B
Diddy
SHBA- Reperi Sean Diddy Combs u arrestua të hënën në mbrëmje dhe pamjet filmike nga arrestimi i tij janë bër&...
Art&Argëtim
23 September 2024, 07:27
S.B
Diddy dhe fëmijët e tij
SHBA- Prej ditësh pas hekurave, reperi famëkeq Sean Diddy Combs raportohet se është shumë i...
Art&Argëtim
23 September 2024, 07:08
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të...
Art&Argëtim
22 September 2024, 07:05
I.A
Horoskopi
DashiTë dielen ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të f...
Art&Argëtim
21 September 2024, 18:24
N.F
Laura Fetahu
ITALI- Shqiptarja, Laura Fetahu ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit pas performancës së saj të mahnit...
Art&Argëtim
20 September 2024, 17:42
e,d
Gigi Hadid
SHBA- Modelja Gigi Hadid festoi ditëlindjen e katërt të vajzës së saj Khai të enjten, më...
Art&Argëtim
20 September 2024, 15:28
r.ll
ester bylyku
TIRANË- Moderatorja simpatike Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin "Glamour Zone" në Ora News, ka ndërmarr...
Art&Argëtim
20 September 2024, 12:08
S.B
Kim dhe Diddy
SHBA- Një libër i ri akuzon Sean 'Diddy' Combs se ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij të ndjerë, ka r...