"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Artan Hoxha: Në përgjimet e Taçit kanë dalë emra ministrash
15 November 2021, 20:37Nga DOSJA
TIRANË – Gazetari Artan Hoxha deklaroi se nga hetimet e autoriteteve rezulton se në përgjime janë përmendur emra ministrash të qeverisë aktuale. Në studion e “Radarit Informativ” të “ABC News”, Hoxha tregoi se zyrtarët e përmendur do të ndërhynin për të zhbllokuar llogaritë bankare të bashkëpunëtorëve italianë.
“Loja që del te përgjimet. Deri këtu Taçi ka marrë përsipër komisionin për lëvizjen e parave nga Tirana në banka të nivelit të dytë në Ballkan dhe më pas në Azi. Këta bënë punën operative këtu (kunati dhe truproja). Italianëve fillimisht u është thënë “mos u shqetësoni”. Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti ‘B’, që del se përfaqësuesit e Taçit u thonë italianëve që paratë do të lirohen por fusin në lojë emra ministrash. I kanë thënë ‘duhet të firmosin të gjithë ministrat’, këto ishin spekulime, sepse nuk mund t’i lironin ministrat. Janë përmendur personazhe të rëndësishme që do të hyjnë dhe do të zhbllokojnë llogarinë kundrejt një komisioni 3 milionë euro. Në telefonata del dhe janë përmendur emra të nivelit të ministrave të qeverisë aktuale. Kjo ka ndodhur pas zgjedhjeve. U është thënë italianëve, kemi mashtruar mafiozët. Nga përgjimet, nëse janë përmendur emrat e pushtetarëve a është hetuar për këtë gjë? A ka pasur lidhje? Kur të dalin përgjimet do të fillojnë çudirat. Ky është procesi më i vështirë për Taçin, sepse nuk e ka më fuqinë që kishte, burimet njerëzore dhe financiare”, u shpreh Hoxha.
TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit është një akt i përballjes së dy grupeve rivale, ...
TIRANË – Gazetari Artan Hoxha bëri njëj deklaratë të fortë në lidhje me arrestimin e biznesmenit Rezart Tacci. Në “ABC News”, gazetari shtoi se nëse ...
TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike duke se ka humbur kontrollin për një moment! Shkak ka qenë një debat mes Aldo Bumçit dhe Jemin Gj...
TIRANË– 4 ditë më parë në një konferencë për shtyp nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi hodhi akuza të forta ndaj aksionit të ndër...
LUSHNJE – Fermerët në Lushnje dhuruan produktet e tyre bujqësore për qytetarët lushnjarë. Pas protestës së radhës kundër propozimeve të qeverisë për bujqë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranan negociatë! Sipas tij, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet kur është kërkuar nga firm...
TIRANË – Detaje të reja po publikohen nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit ditën e shtunë në Astir. Ekspertiza zbuloi se atentatorët ...