LIVE UPDATES
Aktualitet

Babai i Rashës ‘hap kartat’: S’dua mëshirë, ta dinë që gjithë që i kam ca gjëra në xhep nëse s’bëhet drejtës

15 December 2020, 08:01 Nga DOSJA
Babai i Rashës ‘hap kartat’: S’dua mëshirë, ta

TIRANË– Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv policie ka kërkuar drejtësi dhe jo mëshirë, pas vendimit që qeveria shqiptare mori, për ta trajtuar financiarisht familjen e tij. Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, Rasha shprehet se vendimin nuk e jep as qeveria, as parlamenti dhe se ka besim tek Gjykata e Prokuroria, por nëse nuk ka drejtësi atëherë ai tregon se ka bërë punën e tij dhe se i ka disa materiale në xhep.

Krimin e ndodhur, Rasha e cilësoi si ngjarje makabër që është transformuar nga politika. Madje, këtë vrasje, as gjermani në kohën e tij, nuk do ta kishte bërë. Përsa i përket vizitave të kryeministrit Edi Rama, Rasha tha se e ka pritur e do ta mirëpresë gjithmonë për ngushëllime, por drejtësinë për të birin, nuk e ndërron dot me asgjë. Nëse e shikon se nuk ka drejtësi, Rasha tha se ka edhe ai ‘materiale në xhep’ dhe se nuk do ta lejojë që të manipulohet asgjë.

Intervista e plotë

Si e pritët ju si familje këtë vendim të qeverisë shqiptare?

Unë akoma nuk jam në dijen itë vendimit sepse unë nuk ndjek vendimet. Unë akoma ndjek dhimbjet që kam nga brenda familjes. Unë ndjek dhimbjen që çdo minutë sa vjen më rëndohet, çdo minutë sa vjen më shtohet. Duke qenë se në shtëpinë time kanë ardhur të gjithë krerët e shtetit, të gjitha institucionet nga kryeministri, nga shefi i opozitës, nga të gjithë të interesuarit për shqetësimin e djalit tim. Duke qenë se të gjithë janë të shqetësuar për djalin tim, unë që natën e parë kam bërë një prononcim dhe i jam lutur që të gjitha mediave më lini në hallet, në shqetësimet, në problemet e familjes që kam. Kam boll shqetësim e kaq ngarkesë. Por edhe një farë sensibilizimi isha i detyruar me e dhënë për arsye se ndryshe ishte ngjarja, ndryshe u trajtua, ndryshe u ngrit. Vrasja e djalit tim nuk ishte nje vrasje e çfarëdoshme, ishte një vrasje makabër. Ishte një vrasje që nuk ndodh në asnjë lloj regjimi, në asnjë lloj shteti të botës. Polici është fëmija im, është djali im, është i imi, i joti, i gjithkujt, është dhe mbrojtja jonë. Kërkojmë të drejtë, kërkojmë mundësi. Edhe nëse gaboj unë, polici është në nderin tonë, është krenaria e shtetit, është figura kryesore e shtetit. Por që të dalë një fëmijë në moshën 25-vjeçare kur unë prisja në lulen e rinisë për ta fejuar, me e martu dhe të më vritet në rrugicën e shtëpisë, duke vrapuar me u fut në derën e shtëpisë së vet, duke e gjuajt nga mbrapa, këtë se ka bërë as gjermani në kohën e vet. Themi për serbin, por se ka bërë as ai në kohë normale. Atëherë si mund të bëhet një veprim i tillë kaq banditesk dhe mbi të gjitha rëndimi më i madh, plaga më e rëndë vinte kur pas alibisë së djalit ngriheshin dhe alibi të tjera.

A do ta pranojë familja Rasha këtë trajtim financiar?

Kryeministri Edi Rama ka ardhur dy herë personalisht në shtëpinë time. E kam mirëpritur dhe do ta mirëpres sa herë të mendojë për të ardhur për të më ngushëlluar në familjen time. I kam kërkuar kryeministrit, zoti kryeministër kam kërkuar që nga dita e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Nëse kryeministri im më jep drejtësinë e djalit që të qetësohet shpirti i atij atje, por të qetësohen dhe zemrat e mia, zemrat e gjithkujt që e ndiejnë fëmijën tim si djalin e tyre, ky është vlerësimi, ky është kompensimi, kjo është gjithçka. Në qoftë se vendimi apo gjykimi del me të tilla hipoteza, siç janë ngritur alibi nga më të ndryshmet, jo aksidentale, jo kalim kompetencash, këto janë gjëra që unë prapë kam besim tek gjykata, tek prokuroria. Drejtësinë e japin ato. Në qoftë se ato e gjykojnë që të jepet drejtësi, të jepet. Unë nuk kërkoj mëshirë, nuk kërkoj lëmoshë. Nuk kërkoj të më bësh një nder. Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe vetëm ligji. Nëse manipulohen ato mos harrojmë kam bërë dhe unë punën time për aq sa më takon. Ca materiale i kam dhe unë në xhepin tim. Ta dinë të gjithë. Ai është një vend i monitoruar nga 100 kamera, në mos njëra tjetra dhe në qoftë se manipulohet një kamerë apo një tjetër, ca i kam vetë në xhep, ta dinë të gjithë.

Në vendimin e qeverisë, vrasja e Klodian Rashës konsiderohet si vrasje aksidentale. Si u ndjetë kur e lexuat këtë vendim?

As qeveria, as parlamenti, as ti si gazetare, as unë si qytetar nuk mund të japë vendimin. Vendimin e jep vetëm gjykata dhe prokurori. Unë ia kam lënë në dorë shtetit, shteti të bëjë punën e tij. Nëse e drejta shkon atje ku takon mua më lehtësohet dhimbja. Nëse devijohet në një formë a tjetër atëherë do të thotë që këtu ka padrejtësi dhe padrejtësia do të shkojë atje ku është për të shkuar. I kam rritur me djersë, i kam rritur me nder, i kam rritur me krenari dhe jam i zoti t’i rris me krenari dhe s’ia shtri dorën askujt. S’kam nevojë për askënd, as për lekë e as për asgjë në botë. Jetoj me djersën e ballit, jetoj me krenarinë time. Nuk kam dalë për mëshirë, kam dalë të kërkoj të drejtën e djalit tim. Në qoftë se kjo e drejtë zbardhet unë ndiej një farë lehtësimi dhe ai që ka ikur më lehtëson nga shpirti. ndryshe është…nuk e di…nuk ia vë dot emrin pastaj.

Një ditë më parë, qeveria publikoi vendimin ku bëri me dije se i ka lidhur një pension familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Këtë vendim, familja e ka cilësuar si vrasje për të dyti të djalit të tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha qazim rasha klodian rasha qazim rasha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin