LIVE UPDATES
Bota

Bajrami flet pas dorëheqjes: Aktivitetin politik do ta vazhdoj si deputete

24 February 2021, 16:10 Nga DOSJA
Bajrami flet pas dorëheqjes: Aktivitetin politik do ta vazhdoj si deputete

KOSOVË– Hykmete Bajrami, pak minuta pasi njoftoi për dorëheqjen e saj nga pozita e Ministres në detyrë të Financave, ka deklaruar se aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë si deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në Facebook, ndër të tjera ajo ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafën, për besimin që i ka dhënë për  për të udhëhequr në atë pozicion.

Postimi i plotë:

“Të nderuar,Më lejoni t’ju njoftoj se sot, me 24 shkurt 2021, me kërkesën time, jam liruar nga pozita e Ministres së Financave në detyrë. Aktivitetin tim politik do ta vazhdoj si deputete e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Hoti për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e përhershme gjatë kësaj periudhe. Poashtu, falënderoj Kryetarin Isa Mustafa për besimin e dhënë për të qenë në krye të një dikasteri të rëndësishëm sikurse Ministria e Financave. Gjatë kësaj periudhe si udhëheqëse e Ministrisë së Financave, kam bashkëpunuar ngushtë me stafin e MF-së. Së bashku kemi kaluar nëpër mjaft sfida e zhvillime të rëndësishme në përpjekje për t’u përballur me pasojat e pandemisë. MF gjatë kësaj kohe ka pasur dhe ende e ka barrën kryesore institucionale për çështjet që ndërlidhjen me menaxhimin e efekteve ekonomike të pandemisë. Konsideroj se përkundër vështirësive buxhetore të krijuara si rezultat i pandemisë, ne kemi arritur ta bëjmë më të mirën e mundshme. Reagimi i duhur dhe me masa konkrete evidentohet edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare. Si rezultat i angazhimeve tona të përbashkëta, sukseset janë evidente: aktualisht, MF ka rolin kyç në zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Si rezultat i masave të marra, ka indikacione serioze që ekonomia do të kthehet në gjendjen e mëparshme në kohë sa më të shkurtër. MF është ndër institucionet prijëse sa i takon zbatimit me përgjegjësi, transparencë dhe profesionalizëm të të gjitha programeve të punës që derivojnë nga dokumentet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës si: Programi i Punës i Qeverisë, Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, Programi i Reformave Ekonomike, Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda e Reformave Evropiane, Strategjia Kombëtare për Zhvillim etj. Si rezultat i qeverisjes profesionale dhe transparente, ne jemi bërë partnerë kredibil me institucionet ndërkombëtare duke rritur kështu kapacitetin absorbues dhe implementues të projekteve të donatorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Përkundër situatës së vështirë ekonomike, me recesionin më të thellë ekonomik në vitet e fundit, ne kemi arritur të ruajmë stabilitetin makro-financiar të vendit, të negociojmë dy programe të rëndësishme me FMN-në dhe me Bankën Botërore, programe këto që kanë për qëllim reforma të rëndësishme strukturore dhe mbështetje buxhetore me mbi 250 milion euro për dy vite. Kemi punuar me mjaft efikasitet, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit, me të gjitha odat dhe shoqatat e biznesit. Përmes Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, u është dhënë mundësi grupeve të interesit të përfaqësohen dhe të kontribuojnë me ide e propozime për reforma që synojnë tejkalimin e efekteve ekonomike të pandemisë.Për këto arritje gjithpërfshirëse, unë u jam mirënjohëse të gjithë stafit të Ministrisë së Financave që me përkushtim dhe profesionalizëm kanë dhënë kontribut të çmueshëm në përmbushjen e misionit tonë fisnik për menaxhimin sa më të mirë të parasë publike, menaxhimin e pandemisë, daljes në ndihmë qytetarëve e bizneseve dhe angazhimin e pandërprerë rreth reformave të cilat kanë qëllim rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dëshiroj që përzemërsisht të falënderoj Kryeministrin, kabinetin qeveritar, kabinetin tim në MF si dhe stafin e Ministrisë së Financave duke iu uruar suksese në punën dhe angazhimet e mëtejme. Me respekt, Hykmete N. Bajrami,”-ka shkruar ajo.

Të nderuar,

Më lejoni t’ju njoftoj se sot, me 24 shkurt 2021, me kërkesën time, jam liruar nga pozita e Ministres së…

Posted by Hykmete N. Bajrami on E mërkurë, 24 Shkurt 2021

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jep doreheqje bajrami jep doreheqje ministria e finacave ne kosove kosove jep doreheqje bajrami jep doreheqje ministria e finacave ne kosove kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin