"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Balla në Kosovë/Takon Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun:Vijon puna për bashkëpunimin
15 December 2021, 08:17Nga DOSJA
KOSOVË- Gjatë qendrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Sipas Ballës do vijojë puna për forcimin dhe bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare.
‘Takim me Kryeministrin e Kosovës, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare. Takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku. Rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Europian. LDK si anëtare e PPE luan një rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende‘-shkruan Balla.
TIRANË – Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka dorëzuar në SPAK padinë për shpifje ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.Ende nuk dihet s...
TIRANË – Sekretarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike, Eda Grimci nuk pranon të dorëzojë detyrën pas vendimit të kryetarit të partisë Lulzim Basha ...
TIRANË– Komisioni i Përkohshëm për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka njoftuar të gjithë demokratët se në datën 18 dhjetor, anëtarësia e PD vendos...
DURRËS– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Agron Loka është shkarkuar nga posti i tij nga kryedemokrati Lulzim Basha, por ai dek...
BERAT – Kryeministri Edi Rama premtoi për banorët në Berat se qeveria do të ofrojë bonuse për familjet që pranojnë të rindërtojnë banesat e vjetra të qyte...
TIRANË – Zv.ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar vrasjen e sotme të Jurgen Duka (Mëziri) nga efektivi i Policisë Arbër Sula, banues n...
TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta renditi argumentet e tij kundër buxhetit të qeverisë për vitin 2022. Kreu i shtetit shkruan në faqen e tij...