LIVE UPDATES
Aktualitet

Banderola për Kaçifasin dhe ‘Epirin e Veriut’/ Shqiptarët peticion kundër parrullave raciste në “Paradën e grekëve

15 April 2019, 17:11 Nga DOSJA
Banderola për Kaçifasin dhe ‘Epirin e Veriut’/

SHBA– Disa ditë më parë grekët që jetojnë në Boston të SHBA-së festuan me parrulla raciste dhe antishqiptare festën e tyre të pavarësisë. (Shiko këtu)

Ndër parrullat më të përdorura ishin ato të shfaqjeve kundër një fqinjësie të mirë; parrulla që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe ato që lëvdonin Konstandinos Kaçifas.

“Bashkësitë shqiptare-amerikane dhe greko-amerikane të Bostonit dhe Masaçusetsit duhet të jenë krenarë për historinë dhe përvojat e tyre të përbashkëta në arritjen e ëndrrës amerikane si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për më shumë se një shekull,”-thuhet ndër të tjera në peticion. 

Ky peticion u përgatit në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan të Masaçusetsit që numëron së paku 70,000 në qytetet e Bostonit, Uster dhe rrethinat përreth.

PETICIONI I SHQIPTARËVE:

Shprehim dënimin tonë për shfaqjet e epërsisë dhe nacionalizmit ekstrem të manifestuar nga disa pjesëmarrës gjatë Paradës Vjetore të Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston të dielën më 7 prill dhe organizuar nga Federata e Shoqatave Heleniko-Amerikane të Anglisë së Re

Për fat të keq, një paradë e cila feston një moment aq kritik dhe krenar të kombit dhe historisë greke, përfshiu:

Shfaqje dhe parrulla ekstremiste dhe shoviniste kundër fqinjëve të Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;

Parrulla që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale të Shqipërisë duke përdorur termin irredentist “Epiri Verior” për t’iu referuar një zone të Shqipërisë ku grekët dhe shqiptarët kryesisht jetojnë së bashku në harmoni etnike;

Parrulla që denigronin Marrëveshjen e fundit të Prespës për të ndryshuar emrin e Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë këtë vit nga parlamentet e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;

Parrulla që lavdëronin Kostantinos Katsifas, i cili ishte një mbështetës i dhunës së armatosur dhe Partisë Neo-naziste greke të njohur si Agimi i Artë dhe u vra nga policia shqiptare në tetor të vitit të kaluar, pasi hapi zjarr kundër tyre; dhe, çfarë është më tronditëse; dhe

Një gënjeshtër e poshtër që i referohet “spastrimit etnik dhe gjenocidit të heshtur” shqiptar në sekondën e pesëdhjetë të kësaj video nga Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston, gjë që përbën tallje të gjithë njerëzve në këtë botë që kanë vuajtur aktualisht nga këto krime.

Shqiptarët janë të njohur me festimet e Ditës së Pavarësisë së Greqisë – Minoriteti Grek në Shqipëri numëron 60,000-100,000 nga një popullsi prej 3 milion (që nuk reflekton pastrimin etnik ose genocidin e heshtur siç u tha më lart) dhe ka të paktën 500,000 shqiptarë që jetojnë në Greqi nga një popullsi prej 11 milionë banorësh. Për shumë shqiptarë, kjo ditë është gjithashtu një mundësi për të festuar afërsitë midis kombeve shqiptare dhe greke pasi shumë prej heronjve të luftës greke për Pavarësinë flisnin shqip (Arvanitika).

Parada e Ditës së Pavarësisë së Greqisë duhet gjithmonë të promovojë dhe të frymëzojë krenarinë kombëtare greke. Sidoqoftë, ajo ka gjithashtu një detyrim për të nxitur ndjenjat e vëllazërisë dhe dialogut në vend që të keqinformojë njerëzit me mesazhe të intolerancës dhe përbuzjes kolonialiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke promovuar axhendën politike të partisë neonaziste Agimi i Artë, organizatorët e paradës shkaktuan një dëm të madh ndaj komunitetit grek amerikan dhe qytetit të Bostonit si bujtës i paradës.

Ne besojmë se qyteti i Bostonit duhet të mbështesë parada greke në të njëjtën mënyrë që mbështet shumë festime të krenarisë kombëtare në rrugët në qendër të qytetit të Bostonit. Por ne gjithashtu mendojmë në të ardhmen se kryebashkiaku i Bostonit ka një detyrim për të bojkotuar paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë nëse ajo do të vazhdojë të përkrahë vlera që janë në kundërshtim me vlerat e një qyteti gjithëpërfshirës si Bostoni.

Jemi të kënaqur që ky peticion na ka dhënë mundësinë për të informuar kryetarin e bashkisë së Bostonit dhe zyrtarë të tjerë të qytetit dhe të shtetit lidhur me disa nga retorikat negative dhe dëmtuese të Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston. Ashtu si Parada e Ditës së Shën Patrikut në Jug të Bostonit u detyrua të ndryshojë për të promovuar më shumë tolerancë dhe përfshirje në komunitetin e madh irlandez të Bostonit, qyteti i Bostonit tani duhet të përdorë fuqinë dhe ndikimin e tij për të bërë të njëjtën gjë në lidhje me Paradën e Ditës së Pavarësisë së Greqisë në Boston. Ne duhet të zgjedhim informimin mbi errësirën, – të ecim përpara së bashku, dhe jo prapa.

Bostoni është shtëpia jonë dhe vendlindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka që ato përfaqësojnë. Është një qytet me mbi ¼ të banorëve të saj të lindur të huaj që përfshin diversitetin e pasur të identiteteve etnike dhe historinë e saj të emigracionit. Është për këtë arsye që ne të gjithë duhet të sigurojmë që Bostoni të mbetet një vend ku të gjithë ndjehen të mirëpritur. Ne besojmë se sjellja e papërshtatshme e disa anëtarëve të komunitetit grek gjatë paradës nuk përfaqëson këto vlera ose vlerat e shumicës dërrmuese të greko-amerikanëve që nuk morën pjesë në paradën.

Për sa më lart:

Ftojmë Presidentin e Federatës së Shoqatave Heleniko-Amerikane të Anglisë së Re (Vasilios Kafkas), Mitropolitin Methodios i Mitropolisë ortodokse greke të Bostonit dhe përfaqësues të organizatave të tjera që përfaqësojnë greko-amerikanë në Boston dhe Masaçusets për t’u distancuar publikisht nga ideologjitë nacionaliste që nxisin dhunë dhe shovinizëm;

Ftojmë Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Boston (Stratos Efthymiou) dhe Komisionerin Europian për Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë së Migracionit në Bashkimin Europian (Dimitris Avramopoulos), i cili ishte Mareshali i Madh i paradës, për të dënuar publikisht shfaqjet fyese kundër fqinjëve ballkanikë të Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore;

Ftojmë Kryebashkiakun e Bostonit, Marty Uolsh, kryetarin e bashkisë së Louell Uilliam Samaras, Drejtorin e Pergjithshëm të policisë Uilliam G. Gros, senatori shtetëror i Masaçusets, Eduard Kenedy dhe senatori i shtetit Rod Ajland, Leonidas Raptakis, të cilët të gjithë morën pjesë në paradë, për të dënuar gjuhën e ekstremizmit, keqinformimit, urrejtjes dhe fanatizmit të shfaqura gjatë paradës dhe të mos marrin pjesë në paradën e Ditës së Pavarësisë Greke vitin e ardhshëm, nëse mesazhe të tilla do të tolerohen nga komuniteti grek i Bostonit;

Ftojmë të gjitha grupet dhe anëtarët e komunitetit greko-amerikan që janë kundër fashizmit dhe diskriminimit të bashkohen me ne në dënimin tonë të intolerancës etnike duke nënshkruar këtë peticion; si dhe

Ftojmë udhëheqjen e komunitetit grek të Bostonit dhe të Shteteve të Bashkuara për një takim në Boston për të diskutuar çështjet tona të përbashkëta dhe ndoshta t’u kërkojmë studentëve grekë e shqiptarë në Masaçusets të organizojnë një ngjarje të tillë së bashku në një nga universitetet e mëdha të Bostonit.

Bashkësitë shqiptare-amerikane dhe greko-amerikane të Bostonit dhe Masaçusetsit duhet të jenë krenarë për historinë dhe përvojat e tyre të përbashkëta në arritjen e ëndrrës amerikane si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për më shumë se një shekull. Ne gjithashtu duhet të punojmë së bashku për të nxitur tolerancën, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me një qasje moderne dhe të shekullit të 21-të, dhe të mos jetë e prishur nga historia e kaluar e kombeve tona përkatëse dhe nga injoranca dhe intoleranca që shpesh nxiten në shtëpi nga të dy anët. Ne qëndrojmë të vendosur për të mbrojtur jo vetëm dinjitetin tonë, por edhe për të mbrojtur bashkëjetesën jetike paqësore dhe respektin e ndërsjellë të të gjitha komuniteteve në Boston, Shtetet e Bashkuara, Greqi dhe Shqipëri.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet boston debati greko-shqiptar shba boston debati greko-shqiptar shba


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin