LIVE UPDATES
Bota

Banka Botërore në mbështetje të Shqipërisë pas tërmetit: Do japim 100 mln USD hua qeverisë shqiptare

12 December 2019, 18:14 Nga DOSJA
Banka Botërore në mbështetje të Shqipërisë pas

SHBA- Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se efektet e tërmetit do të kenë ndikim në ekonominë e vendit në aspektin afatshkurtër. Ndërsa ende pritet një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, zoti Pagano thotë se Banka Botërore është gati të bëjë një livrim të shpejtë të dy huave që kapin një vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe që do të përdoren sipas prioriteteve të qeverisë. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me zotin Patrizio Pagano në ambjentet e Bankës Botërore.

Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, Banka Botërore së bashku me BE dhe KB po ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve. Keni ende ndonjë shifër? Kur e presim raportin?

Së pari më lejoni t’u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, dhe gjithë atyre që janë ndikuar nga ky tërmet shkatërrimtar. Banka Botërore është aty për të ndihmuar së bashku me organizata të tjera, siç e përmendët me OKB-në dhe Bashkimin Evropian dhe ndërsa po flasim ata po punojnë për të vlerësuar kostot e rindërtimit. Nuk kemi ende një shifër por e presim këtë shumë shpejt. Por ky është vetëm hapi i parë para se të fillojmë të punojmë drejtëpërdrejt në terren.

Përveç vlerësimit dhe llogaritjeve të dëmit, si po e ndihmon Banka Botërore qeverinë shqiptare për t’u mëkëmbur nga kjo situatë?

Normalisht në raste si këto, si përshembull uragani i fundit në Barbados apo pak vite më parë tërmeti në Haiti, Banka Botërore dërgon një ekip të përgjigjes së menjëhershme që kontakton qeverinë lokale, së pari siç thamë për të vlerësuar ndikimin nga katastrofa, dhe së dyti për ta fokusuar portofolin ekzistues për një përgjigje të shpejtë. Më pas Banka përgatit nisma të tjera për të shënjestruar ato fusha ku është më e rëndësishme ndihma. Në rastin e Shqipërisë, ka një portofol ekzistues projektesh që nuk janë livruar ende e që mund të ripërshtaten për të zgjidhur disa nga problemet. Më e rëndësishmja, ka dy hua të politikave të zhvillimit, një prej të cilave sapo është miratuar nga bordi dhe tjetra është ende duke u përgatitur, që do të jenë gati për t’u livruar shumë shpejt. Këto hua janë instrumente në mbështetje të buxhetit të qeverisë në përgjithësi dhe vlera e tyre shkon në gati 100 milionë dollarë. Këto janë fondet më të gatshme që mund të dislokohen sapo të kemi një shifër të vlerësimit të dëmeve dhe në bashkëpunim me qeverinë do të vendosen përparësitë.

A po jepni ndonjë rekomandim specifik për sa i përket shkurtimit të shpenzimeve, stimujve tatimorë ose largimit nga projekte të shtrenjta që ka ndërmarrë qeveria?

Këto janë vendime që i takojnë qeverisë shqiptare dhe Banka Botërore nuk ndërhyn në këto vendime. Banka është aty për ta ndihmuar qeverinë në çfarëdo vendimi që merr. Sigurisht që ne kemi një limit të fondeve që mund të japim në situata të tilla, por Banka nuk jep rekomandime se çfarë duhet të bëjë konkretisht qeveria.

Çfarë pasojash do të ketë ky tërmet në ekonominë shqiptare? Dimë që borxhi publik është shumë i lartë, dhe rritja ekonomike nuk ka qënë e mirë.

Zakonisht në situata të tilla, Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin kur ndodh ngjarja, do të jetë dramatikisht e ulët për arsye të uljes së prodhimit. Pra për vitin 2019 ekonomia do të ketë pasoja nga kjo ngjarje dhe ka të ngjarë që kjo të përçohet edhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Normalisht pas disa tremujorësh, fillon rindërtimi dhe ekonomia mëkëmbet. Në përgjithësi nuk do të parashikoja ndonjë efekt të madh pasi kjo nuk do të ndikojë ndoshta në tendencën që ka vendi. Unë e shoh këtë ngjarje edhe si një mundësi pasi me rindërtimin, ndërtesat e reja do të jenë më të qëndrueshme dhe do të ketë një ekonomi më të qëndrueshme në të ardhmen. Është e vështirë të thuash se kur do të ndodhë mëkëmbja, pasi nuk kemi akoma vlerësimin e dëmeve. Dhe Shqipëria nuk është i vetmi vend që vuan pasoja të tilla. Në aspektin afatshkurtër do të ketë pasoja por nuk pres që ato të jenë aty në aspektin afatgjatë. Nëse rindërtimi bëhet me shpejtësi ndoshta nuk do të ketë efekte.

Zyra juaj po bën një fushatë për grumbullim fondesh për tërmetin. Nëse mund të na thoni diçka më shumë?

Po. Një ditë pas tërmetit, zyra ime filloi të punojë me sekretariatin e Bankës, veçanërisht me komunitetin e punonjësve shqiptarë të Bankës Botërore për të grumbulluar fonde për një synim specifik. Po shfrytëzojmë fushatën vjetore të grumbullimit të fondeve që ndodh në këtë kohë të vitit në Bankën Botërore për organizata jofitimprurëse ku mund të kontribuojnë punonjësit tanë. Me ndihmën e punonjësve shqiptarë këtu në Bankë, kemi diskutuar me qeverinë përmes ministrisë së Financave dhe zbuluam disa OJQ që po operojnë në terren. Ne zgjodhëm UNICEF-in që po bën disa projekte specifike për fëmijët e prekur nga tërmeti, që kanë humbur pjesëtarë të familjes apo janë të traumatizuar. Pra ne po grumbullojmë fonde në këtë fushatë që do të vazhdojë deri më 19 dhjetor dhe komuniteti i punonjësve të Bankës është mjaft aktiv jo vetëm për kontributin vetë në këtë fushatë por edhe në ndërgjegjësimin e punonjësve të tjerë për të kontribuar. Fondet e grumbulluara nga kjo fushatë do të dyfishohen nga Banka Botërore dhe do t’i kalojnë UNICEF-it për të zbatuar këtë projekt.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota banka boterore patrizio pagano situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 banka boterore patrizio pagano situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin