Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mbrojtësi spanjoll ka humbur vendin në planet e Hansi Flick, duke regjistruar vetëm një ndeshje si titullar dhe 116 minuta në fushë këtë sezon. Klubi katalanas synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij për të përforcuar qendrën e mbrojtjes.
SPANJE - Barcelona po mendon të ndërhyjë në repartin defensiv gjatë merkatos së janarit, por për të siguruar një përforcim në qendër të mbrojtjes mund të sakrifikojë Alejandro Baldén. Sipas raportimit të gazetës “Marca”, mbrojtësi 23-vjeçar ka humbur terren në hierarkinë e Hansi Flick dhe largimi i tij nuk përjashtohet.
Problemi kryesor i katalanasve lidhet me mungesën e alternativave të besueshme në qendër të mbrojtjes. Përveç dyshes Pau Cubarsí-Gerard Martín, Flick ka në dispozicion Andreas Christensen, i cili ka pasur vazhdimisht probleme fizike. Kjo situatë e detyroi trajnerin të përdorte edhe Frenkie de Jong në atë pozicion gjatë fitores 6-1 ndaj Alavés.
Ndërkohë, Jules Koundé dhe Eric García, të cilët kanë përvojë si qendërmbrojtës, aktualisht konsiderohen alternativa për krahun e djathtë. Kjo ka krijuar një situatë të veçantë në skuadër, ku João Cancelo dhe Xavi Espart luajnë shpesh në të majtë, duke e lënë Baldén gjithnjë e më larg formacionit.
Shifrat e këtij sezoni tregojnë qartë rënien e rolit të spanjollit: vetëm një ndeshje si titullar, në humbjen 1-2 ndaj Real Madridit, dhe gjithsej 116 minuta aktivizim. Në sfidën e fundit, madje, Flick preferoi të aktivizonte të riun Brian Fariñas në krahun e djathtë, ndërsa Baldé u fut në lojë në minutën e 62-të për të zëvendësuar Cancelon.
Sipas “Marca”, Barcelona është e gatshme të shqyrtojë shitjen e mbrojtësit që në janar, me synimin për të krijuar hapësirën financiare të nevojshme për afrimin e një qendërmbrojtësi. Klubi duhet të respektojë rregullin financiar “1:1”, që nënkupton se për të regjistruar një lojtar të ri duhet të largojë një tjetër.
“Ne duhet të shesim për të nënshkruar lojtarë. Rregulli 1:1 do të thotë që, që një lojtar të vijë, një tjetër duhet të largohet”, kishte deklaruar më herët zv.presidenti financiar Ferran Olivé.
Baldé, i formuar në akademinë “La Masia”, ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën në sezonet e fundit. Megjithatë, konkurrenca në skuadër dhe minutazhi i kufizuar kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në “Camp Nou”. Gjatë verës, emri i tij ishte lidhur edhe me Benficën dhe Manchester United.
B.T (Dosja.al)
Oliver Glasner e ka fituar tashmë Europa League me Eintracht Frankfurt në vitin 2022 dhe Conference League me Crystal Palace në vitin 2026 ANGL...
ITALI - Fitimi i titullit botëror në Formula 1 solli emocione të jashtëzakonshme për Kimi Antonellin. Pas përfundimit të &Cce...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Al Nassr për transfertën ndaj Pakhtakorit në Uzbek...
SPANJE - Real Madridi vazhdon serinë pozitive, duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander. Skuadra e drejtuar nga José Mourin...
GJERMANI - Bayern Munich përballet me probleme të rëndësishme pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit në Bundesligë. Dy lojtar&...
Antonelli, i ngritur nga Verstappen dhe Hamilton, me një total të kombinuar prej 12 titujsh së bashku ITALI - Të bëhesh kampion bote ...
FRANCE - Fitorja 2-0 e Lyonit ndaj Angers nuk ishte thjesht një tjetër sukses në kampionat për Paulo Fonsecan. Trajneri portugez u përf...
Senny Mayulu, Ferran Torres, Maghnes Akliouche dhe Désiré Doué mund të udhëheqin sulmin parizien FRANCE - Në munges&e...
ANGLI - Mikel Arteta nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores së rëndësishme të Arsenalit në Anfield. Triumfi 1-0 ndaj Liverp...
SHBA - Lionel Messi ishte sërish protagonisti kryesor i Inter Miamit, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të rëndësish...