LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Ky nuk është parlament i nderuar, shumica e tij ka dalë nga blerja e votës

16 September 2021, 18:58 Nga DOSJA
Bardhi: Ky nuk është parlament i nderuar, shumica e tij ka dalë

TIRANË- Deputeti i PD-së Gazment Bardhi në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se shumica e këtij parlamenti ka ardhur nga blerja e votave. Bardhi është shprehur se do të donte që fjalën e tij në Kuvend, t’i drejtohej deputetëve të qeverisë me nderim, por nuk mund ta bëjë këtë me qeverinë që është në vend. Bardhi shtoi se qeveria Rama nuk ka bërë asgjë për 8 vite dhe nuk do të bëjë asgjë as për 18 vite po të jetë në pushtët. Ai e quajti qeverinë Rama 3 si vijim i keqqeverisjes, i braktisjes së qytetarëve dhe i sundimit të krimit.

“Zonja dhe zotërinj, Të nderuar bashkëqytetarë, fjalën time të parë në parlament do të doja shumë ta kisha mbajtur duke iu drejtuar deputetëve të qeverisë me nderim dhe respekt. Një pjesë prej tyre edhe e meritojnë! Por e kam të pamundur për shkak se pjesa dërrmuese janë të kapur nga interesat më të pista, që kanë lënë shqiptarët në fund për gjithçka!

Ky nuk është një parlament i nderuar, sepse shumica e tij ka dalë nga blerja e votës dhe nga bashkëpunimi me bandat më famëkeqe të vendit. Kjo nuk është një qeveri që meriton besim. Ky kryeministër është një “kalbsin’ që kërkon shenjtnim”. Kampion për të ushqyer njerëzit me lugën bosh të mashtrimeve.

Të dashur qytetarë, Mos kini asnjë iluzion! Asgjë e mirë nuk mund të vijë prej kalbsinës. Ato që nuk bëri dot për 8 vjet, nuk do t’i bëjë as në 8 muaj, as në 18 muaj. Nuk ka per t’i berë asnjëherë, sepse nuk do që t’i bëjë. Njësoj si sot, Edi Rama premtoi mrekulli për ju edhe në vitin e parë te mandatit, 8 vjet më parë. 300 mijë vende pune, legalizime falas, shëndetësi falas, ulje taksash, drejtësi, rend, siguri, të gjitha cështje që ishin në interesin tuaj dhe të familjeve tuaja.

Shumica i besoi atëherë, por koha tregoi se e gjitha ishte një mashtrim. Njeriu që keni përpara si kryeminstër është antiligji. Me pushtetin që ju i deleguat në 2013-ën, ai ndryshoi vetëm jetën e vet dhe të një grushti njerëzish. Janë pasuruar pa fre, ndërsa pjesa tjetër është varfëruar. Gjatë këtyre 8 viteve shumë u dorëzuan, humbën shpresën dhe u larguan. Të tjerë po përgatiten të largohen, me bindjen e plotë se 25 Prill i bëri gjerat edhe më keq, prespektivën e Shqipërisë edhe më të zezë se më parë, të ardhmen e Shqipërisë akoma edhe më shumë në udhëkryq.

Edi Rama tregoi sot se asgjë nuk ka për të ndryshuar. Mashtrimi i kalbsinës që kerkon shenjtnim, për fatin e keq, vazhdon edhe sot, në sytë e të gjithëve, përpara çdo shqiptari, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, pa asnjë ndjenjë turpërimi, pa asnjë reflektim. Asnjë rrugëdalje, asnjë zgjidhje nuk ofrohet sot nga parrullat e gatshme që janë prezantuar si Program i Qeverisë. Prandaj, Kjo e sotmja, nuk është nje seancë që nderon këtë parlament.

Ky është një nga ato raste, ku unë dhe secili prej nesh që është angazhuar në politikë për t’i shërbyer qytetarëve nuk do të donte kurrë të ishte dëshmitar dhe jo më pjesëmarrës. Kjo është seanca parlamentare e marrjes peng të Shqipërisë, marrjes peng të të ardhmes së qytetarëve shqiptarë, marrjes peng të nevojës për ndryshim që ka sot secili prej jush. Me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri të dalë nga blerja e votës nuk do të ketë më shumë mirëqenie, nuk do të ketë më shumë punësim, nuk do të ketë më shumë siguri dhe as më shumë mundësi për të kërkuar lumturinë.

Sot nuk kanë ardhur për votim shërbëtohët tuaj të veshur me pushtet e përgjegjësi nga vota juaj. Sot na ka ardhur për votim përzierja e gjithë mëkateve të rilindjes në këto 8 vite të abuzimit me pushtetin. Kjo që kemi këtu, nuk është një qeveri, për të cilën do tja vlente të bënim analizë të programit, të ofertës, të vizionit. Sepse të tilla nuk ka. Eshtë thjesht një kombinim dhe rezultat i krimit elektoral, i interesave më të errëta dhe korruptive të oligarkëve dhe përfaqësim i bandave të cilat janë kumbare dhe bashkëudhëtare të këtyre, që prej vitit 2013.

Ju mbani ato letra, atë gjoja program përpara, por të gjithë e dinë se vini këtu pas një maskarade elektorale siç ishte ajo e 25 prillit, ku nuk ishit aspak spektatorë, por aktorë të mirëfilltë në atë thertore të parimeve dhe vlerave themelore të demokracisë. Për këtë arsye, nuk ju intereson asnjërit sektori që mbuloni, në kuptimin e përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Kjo është një shfaqje e shëmtuar, sepse e dini mirë që nuk keni marrë votat, besimin e shqiptarëve, ndaj të cilëve të ndiheni llogaridhënës. Thjesht është vijim i skemës së sundimit, përmes të cilës ju të pasuroheni. Çdokush në atë pozicion ku jeni, do të ndihej ngushtë kur e di se ka mbërritur aty përmes blerjes së votës, shantazhimit të qytetarëve dhe shfrytëzimit të çdo aseti shtetëror për të marrë rezultatin. Ju e dini mjaft mirë çfarë keni bërë dhe për këtë do të paguani herët apo vonë!

Mbajtja e pushtetit me forcë është e vetmja mënyrë që ju dhe shefi juaj të mbroheni nga drejtësia. Ju e dini shumë mirë se grupet më famëkeqe kriminale u lëshuan ditën dhe natën në territorët që keni mbuluar për të bërë të mundur që të ngjiteni ju sot aty në atë karrike. Secili nga ju! E dini shumë mirë, se miliona euro të pista, burim i rryshfetit, korrupsionit dhe trafiqeve, janë investuar që ju të jeni sot aty. Dhe, e dini shumë mirë se betimi këtu është formal, ndërsa detyrimin kryesor e keni pikërisht ndaj këtij mekanizmi të errët, të dënueshëm, përmes të cilit mbajtët me forcë pushtetin dhe e bëtë vendin të pajetueshëm për shumicën e shqiptarëve.

Kështu që nuk ka asgjë të re në mandatin “Rama 3”. Është thjesht vijim i keqqeverisjes, i braktisjes së qytetarëve dhe i sundimit me forcë. Nuk kemi asnjë histori suksesi apo spikatje në shërbim ndaj qytetarëve në ato karrige. Kemi vetëm pastrim të oborrit nga disa gjemba dhe konsolidim të më të bindurve, të atyre që kanë treguar më shumë devotshmëri për të ushqyer e mbajtur në këmbë makinerinë e krim-pushtetit.

Shumë prej kësaj pakice sunduese, duke nisur nga Edi Rama, lidhen nga një e përbashkët. Të gjithë do të duhej të ishin sot subjekt i ligjit, i prokurorisë, i drejtësisë. Por në Shqipërinë e Edi Ramës futet në burg qytetari, jo ministri, jo kryeministri.

Të pashqetesuar nga drejtesia, një pjesë e këtyre qeverisin vendin, pjesa tjetër do të noterizojë vendimet keqbërëse të atyre që sundojnë me forcën e blerjes së votës. Këta nuk kanë zero shans të jenë garantët e kushtetutës dhe të ligjit. Kanë zero shans t’u shërbëjnë shqiptarëve. Zero! Prandaj edhe “Rama 3” e ka fatin e paracaktuar që në nisje. Kundër çdo norme e parimi, kundër çdo vlere, kundër çdo rregulli, asnjë qeveri, asnjë sundues nuk mund të vazhdojë gjatë. Krimet nuk fshihen dot e as nuk harrohen. Dhe krimi më i madh, maskarada elektorale e 25 prillit, do të jetë gremina e pashmangshme për Kalbsinat që kërkojnë shenjtnim!,” tha Bardhi.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, vjen edhe Rama: Me forcë s’do fitoni kurrë me ne! Basha: Demokracia vdiq, ti je ekzekutori i zgjedhjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi seanca plenare 16 shtator 2021 gazment bardhi seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin