"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Basha-Berishës: PD mbështet SPAK dhe BKH, duan apo s’duan ‘non grata’
10 February 2022, 19:42Nga DOSJA
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot në Vorë se Basha votoi pro zgjatjes së afatit të vettingut deri në 2024 para se të nisej në SPAK që të mos u thoshte dot deputetëve të mos votonin. Lideri i PD tha se Partia Demokratike do të mbështesë organet e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit pavarësisht politikanëve që janë shpallur ose jo “non grata”.
“Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes mediad shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur.Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar kushtetutes dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë ndaj tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë me krimi e organizuar sepse është bërë e tillë fale bashkëpunimit të qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar”, shprehet Lulzim Basha.
Lideri i PD ishte në SPAK ku qëndroi për 2 orë e 20 minuta. Ai u pyet nga prokurorët belgë lidhur me çështjen e famshme të “Toyota Yaris”. Për mediat, ai premtoi se është gati të ndihmojë prokurorët për zbardhjen e plotë të çështjes.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me çështjen Toyota Auris dhe shumën prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruara në vitin...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizoi me vargje kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili votoi sot zgjatjen e afatit të vet...
TIRANË – Presidenti i Republikës tha se do të angazhohet në betejë politike pas përfundimit të mandatit presidencial në 24 korrik 2022. Në studion e ...
TIRANË – Presidenti i Republikës qeshi me deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se PD do të mbështesë organet e drejtësisë pavar...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta mohoi të ketë negociuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për të krijuar koalicion me Lëvizjes Socialiste ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka akuzon Lulzim Bashën se është i pasinqertë kur thotë se vendimet e tij janë diktuar nga Sali Be...
TIRANË- Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka deklaruar se Lulzim Basha votoi sot procesin e Vettingut që më parë e quante projekt mafioz. Me ...