LIVE UPDATES
Politike

“Basha do i mbijetojë Berishës”, Selami: PD, mburojë e korrupsionit, të rithemelohet

1 December 2021, 17:57 Nga DOSJA
“Basha do i mbijetojë Berishës”, Selami: PD, mburojë

SHBA – Në Shqipëri Partia Demokratike ndodhet sot në një udhëkryq, duke kaluar një nga krizat më të rënda në historinë e saj tridhjet vjeçare. Shkak për këtë krizë është bërë ndryshimi i qëndrimit të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi kryetari i tanishëm, Lulzim Basha, vendosi ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar, pas shpalljes non grata nga sekretari amerikan i shtetit. Për të diskutuar më në hollësi kemi ftuar sot ish kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami! Cili është mendimi juaj për atë që po ndodh sot në Partinë Demokratike?

Eduard Selami: Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për Partinë Demokratike, e cila lindi si partia e parë opozitare, si shpresa e të rinjve shqiptarë për një Shqipëri si Europa. Për pak ditë bëhen 31 vjet dhe ende Shqipëria formalisht nuk është futur në Bashkimin Europian. Fatkeqësia e Partisë Demokratike ka qenë zoti Berisha, i cili edhe pas shpalljes non grata nga departamenti i shtetit, ku qartas tregohet se ai ka qenë pengesë për demokracinë në Shqipëri, ka patur shanse historike si askush tjetër në historinë e Shqipërisë dhe i ka shpërdoruar të gjitha këto shanse, ai vazhdon përpjekjen për të mbajtur peng Partinë Demokratike. Dëshira ime që zoti Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara, por zoti basha provoi se nuk është një lider natyral i Partisë Demokratike, por i përzgjedhuri i Berishës për ditët e tij të këqija.

Zëri i Amerikës: A ka të ardhme Partia Demokratike me zotin Berisha si kryetar, duke qenë se ai është shpallur non grata, dhe çfarë ndikimi do të kishte ky zhvillim për partinë kryesore të opozitës në Shqipëri?

Eduard Selami: Unë nuk mund ta mendoj këtë. Fakti që ne po diskutojmë për këtë skenar është surreal. Berisha do ta kishte kapërcyer këtë me kohë. Ky debat për shkeljet e Berishës ka nisur që në mesin e viteve 90. Shqipëria ishte një histori suksesi dhe pikërisht autoritarizmi, mentaliteti i së kaluarës që zoti Berisha pruri nga Partia e tij Komuniste, fatkeqësisht paralizoi edhe forcën e parë politike të opozitës dhe e futi Shqipërinë në luftë civile. Ky është përgjegjësi kryesor për këtë punë. Ai krijoi kulturën e mosndëshkimit në mënyrën më të qartë që mund të bëhet. Nuk është se Shqipëria nuk ka edhe liderë të tjerë të pazotë dhe të korruptuar dhe rajoni, por ky ka qenë epiqendra dhe kontrasti bëhet më i madh se ka patur mbështetje dhe shanset më të mëdha nga SHBA, të cilat i ka shpërdoruar. Progresi i Shqipërisë do të ishte shumë herë më i lartë nëse do të kishim një lidership tjetër dhe nëse ky nuk do të pengonte. Një skenar që ky të vijë tani si reformator i Partisë Demokratike për mua është i pamundur dhe është një humbje e kohës së Partisë Demokratike.

Zëri i Amerikës: A mendoni se Partia Demokratike vuan sot nga një mungesë besueshmërie, pasi si zoti Berisha si zoti Basha nuk kanë dëshmuar në historinë e tyre se i respektojnë rregullat dhe statutet e partisë?

Eduard Selami: Patjetër. Fakti që 3 mandate rresht, 12 vjet, besimi rrudhet. Unë i kam thënë këto edhe në Kuvendin e Partisë Demokratike. Unë shkova atje për të përmirësuar, dhe ishte si një mision i lënë përgjysmë. Për shkak të zotit Berisha, për shkak të përdorimit dhe shpërdorimit prej tij të pushtetit kur ishte president, dhe me largimet flagrante të njerëzve. Jo vetëm ka qenë shkelje shkarkimi i kryetarit në Kuvend të partisë, por e përdori gjithë shtetin kundër tij. Këto janë fakte të ditura. Unë mendoj që të dy kanë mungesë besueshmërie. Zoti Basha duhet të provojë se është lider i Partisë Demokratike. Deri tani ka provuar që është thjesht i përzgjedhur deri atje ku nuk kishte ku shkonte më. Për mua është fyese dhe për Partinë Demokratike dhe për kryetarin e saj të thotë se këtë nuk e bën ai por e ka bërë Amerika. Ky debat duhet të kishte filluar në Shqipëri. Kjo hapësirë është një shans i dytë që i jepet demokracisë shqiptare për të ndëshkuar atë që ka qenë një qeverisje e keqe, një qeverisje e korruptuar, duke mos respektuar institucionet, e cila është bërë modë në Shqipëri. Shqipëria ka shanse, Shqipëria po vazhdon. Shqipëria ka mbështetjen amerikane për t’u bërë një vend i përparuar në rajon. Tani debati është: partia demokratike do të bëhet pjesë e kësaj apo jo? Kjo do të varet nga demokratët.

Zëri i Amerikës: A mendoni se zoti Basha do të arrijë t’i mbijetojë kësaj përplasjeje?

Eduard Selami: Po. Unë mendoj që edhe mund t’i mbijetojë. Sepse aty janë parti kryetarësh. Janë si puna e atyre kalave, ku vet Saliu e ka vënë atë atje. Por nuk është ky thelbi dhe nuk është kjo ajo që pritet nga Partia Demokratike si forcë e parë. Partia Demokratike nuk duhet thjesht të shohë se si të shkëputet nga Sali Berisha. Kjo shkëputje tashmë është kryer. Kapitulli i Berishës është mbyllur. Berisha është e kaluara dhe një e kaluar jokrenare. Nuk është ai e rdhmja. Ata duhet të shikojnë përpara. Basha duhet të shikojë përpara. Ka edhe një shans të vogël që mundet. Mendoj se do ta ketë të vështirë, por nuk mund t’ia heq, dhe koha do ta provojë.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Berisha sot po bën fushatë me foltore në gjithë Shqipërinë dhe aty ai po pretendon se në fund do të mbizotërojë statuti i partisë dhe se ai do të garantojë zgjedhje të drejta për kryetarin e ri të partisë. A mendoni se zoti Berisha ka ndryshuar ose mund të ndryshojë?

Eduard Selami: Kjo është e pamundur. Ky kapitull ëhstë i mbyllur. Të dëgjosh tani për statut që flet Berisha kjo është qesharake. Ai votoi të rizgjidhej Basha edhe pasi Berisha u bë non grata. Basha ka reaguar ngadalë. Kjo është thjesht një hakmarrje për të dhe tregon që Partia Demokratike ka qenë për Berishën thjesht për prirjen e tij të pafund për pushtet dhe ai ka qenë pengesa, dhe Berisha është sëmundja e jo shërimi i Partisë Demokratike. Deklarimi i tij person non grata, i rezervuar për persona që janë pjesa më negative e njerëzimit nga fuqia më e madhe demokratike – nga Amerika- unë mendoj që i thotë të gjithë të tjerat. Dhe çdo përpjekje për t’I dhnë hapësirë atij mendoj se krijon një çoroditje të panevojshme të përkohshme. Shqipëria do të ecë. Ky ka qenë pengesë dhe pengesa të tilla do të vijnë dalëngadalë duke u zvogëluar.

Zëri i Amerikës: A mendoni se Partia Demokratike po shkon drejt përçarjes? Apo ka ende vend për kompromis midis këtyre dy udhëheqësve?

Eduard Selami: Unë nuk do ta quaja kompromis ndarjen nga berishizmi. Kjo do të ishte progresi i parë dhe hapi i parë për Partinë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, zoti Berisha ka një sërë pasuesish, që e ndjekin, që e mbështesin. A do të çojë kjo në ndarje të partisë?

Eduard Selami: Kjo nuk ka lidhje me këtë. Pasues dhe ndjekës kanë edhe njerëz që kanë krer krime më të rënda se Berisha. Nuk matet kështu. Duhet shikuar e ardhmja. Forcat politike duhet të bëhen shpresë e të ardhmes, e lirisë, e demokracisë, ku të rinjtë të shohin jeën dhe punësimin. Herën e fundit që kam dalë në publik ishte në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ishin edhe Berisha edhe Basha, dhe ku u fyeva dhe u bënë përpjekje të më ndërpritej fjala. Unë kërkova atje fare thjesht: kur kryetari humb në mënyrë flagrante, të dorëhiqet. Ai ka humbur 3 herë dhe Berisha kujtohet pas herës së tretë të godasë një njeri që e ka vënë aty si kukull. Unë edhe në fushatë këtë kam thënë: që Basha është kopje e shëmtuar e Berishës. Origjinali është Berisha. Unë kam bërë fushatë kundër berishizmit në Partinë Demokratike. Për mendimin tim kjo ishte e vonuar, por ata thonin se ishte e përparuar. Mbështetësit që ka Berisha nuk jan diçka që duhet marrë parasysh nëse Partia Demokratike dëshiron të ardhmen. Ajo duhet të vendosë: A do të bëhet edhe një herë shpresë për shqiptarët apo do që të jetë thjesht peng në duart e Berishës apo të Bashës.

Zëri i Amerikës: Si mund të bëhet Partia Demokratike përsëri shpresë për shqiptarët?

Eduard Selami: Në radhë të parë, ajo duhet të rithemelohet mbi vlera demokratike, të cilat nuk i ka. Ky debat është tejet i vonuar në Partinë Demokratike. Këto janë momente historike, që duhen parë. Kritikat duheshin dëgjuar më herët, duheshin dëgjuar njerëzit që mendojnë ndryshe. Duhet të hapnin garën edhe Basha edhe Berisha. Këta e kanë mbyllur këtë punë vetëm për interesat e tyre personale. Nuk është çudi që sot ndahen e nesër bashkohen përsëri.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri jo vetëm Paetia Demokraikte, por edhe partitë e tjera janë mbizotëruar historikisht në 30 vjetët e fundit nga figurat e forta, nga udhëheqës që dominojnë. Si shpjegohet dhe si mund të ndryshojë kjo që t’u hapt rruga të rinjve dhe partia të drejtohet nga teknokratë?

Eduard Selami: Unë në këtë studio të Zërit të Amërikës e kam quajtur Shqipërinë një republikë partiake dhe partitë politike si prona personale të kryetarëve. Kjo është mungesë e kutlurës demokratike në Shqipëri. Në këtë pikë kontributin më të madh negativ e ka sjellë Berisha, sepse sot Partia Demokratike është shumë më pak demokratike se në fillimet e saj. Ajo ëhstë bërë mburojë e korrupsionit, pasi është definuar nga departamenti i shtetit. Kjo është finale dhe nuk ka më vend këtu për diskutim. Kjo tregon se institucionet janë shumë të dobësuara në Shqipëri. Kryetarët e partive në mënyrë të organizuar bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të mbajtur këtë lloj platforme. Kjo do të vijë dalëngadalë duke u zbutur. Falemnderit mbështetjes ndërkombëtare, që na shpëtoi nga një luftë civile. Falemnderit Amerikës që na jep një shans të dytë. Kush të konkurrojë dhe të fitoj, le të ecë. Unë kam besim tek Shqipëria, që institucionet do të forcohen. Reforma në drejtësi ka filluar dhe do të japë rezultate, edhe pse nuk është e përsosur. Demokracia kërkon edhe angazhimin e qytetarëve dhe ata duhet të jenë të përfshirë në këtë proces.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, ju keni qenë kryetar i Partisë Demokratike në fillimet e saj. Pas shumë vitesh u shkëputët, u rikthyet përsëri, ishit deputet, vutë edhe kandidaturën për kryetar të partisë. Sërish u larguat nga Shqipëria. Sot, me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, a shihni veten të riktheheni në Shqipëri për të kandiduar?

Eduard Selami: Jo. Interesi i vetëm është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë dhe të ndihmoj me aq sa të kem mundësi. Edhe nga kjo studio dhe falemnderit për ftesën. Kontributi im i takon së kaluarës. Unë kam parë atje mjaft të rinj e të reja, të cilët mund ta çojnë Partinë Demokratike atje ku duhet dhe kam besim se kjo do të dalë. Mund të mos dalë sot a nesër, por kam shumë besim se kjo do të arrihet.

Marrë nga “Zëri i Amerikës”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berisha non-grata dash eduart selami lulzim basha berisha non-grata dash eduart selami lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin