"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-Basha: Laçi duhej të ishte vend pelegrinazhi si Lisbona dhe Padova
20 January 2022, 14:42Nga DOSJA
LAÇ – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Laç se ky qytet duhej të ishte vend pelegrinazhi njësoj si Lisbona në Portugali dhe Padova në Itali. Në takimin me demokratët në Kurbin, Basha tha ish-diktatura komuniste në Shqipëri dhe qeverisja aktuale prej 8 vitesh ngjajnë si dy pika loti.
Në vazhdim të fjalës së tij, lideri demokrat u shpreh se sot shkopi i ligjit bie mbi njerëzit e pamundur, ndërsa pushtetarët duan të jenë të përjetshëm në Shqipëri.
“Pararadhësit tanë si kundërshtari jonë politik kanë bërë mëkate e gjynahe që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Jemi bashkë si pjesë e një familjeje, kemi qenë përballë diktaturës më të egër të regjimit. Jemi prapë bashkë në krah të njëri-tjetrit ta çojmë Shqipërinë drejt Europës, Europë do të thotë drejtësi. Jetojmë në një vend të bekuar me pasuri të panumërta natyrore.
Laçi duhej të ishte një nga 3 vendet e pelegranzhit e Lisbonës dhe Padovës, Kurbini është me pasuri të madhe. Ku është rinia sot? Pse është emigracioni plaga që gërryen sot? Vendi sot nuk qeveriset, por sundohet njësoj si kohën e diktaturës. Shkopi i ligjit bie mbi kokën e të pamundurve. Pushtetarët duan ta bëjnë të përjetshëm sundimin dhe pasuritë që kanë bërë. E djeshmja dhe e sotshmja ngjajnë si dy pika loti”, tha Basha.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se Partia Socialiste nuk jep shanse të dyta. Kështu deklaroi sot kreu i partisë socialiste, jash...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e quan dhunë skenën që u zhvillua ditën e djeshme në zonën e 5 Majit në Tiranë. Pas përfundimit të mbledhjes së kry...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste nuk do të futet në zgjedhjet e 6 Marsit që të dalë e dyta pasi i bie që do ...
KURBIN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një takim me demokratët ku nuk mungojnë as mbështetësit e tij të flaktë. Madje njëri prej ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, se partia do të futet në zgjedhj...
TIRANË– Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste. Kongresi i cili ishte parashikuar që të mbahej me datë 29...