LIVE UPDATES
Politike

Basha prezanton Hotin në Durrës: Derdheni heshtjen tuaj legjendare në vota për Luanin

4 March 2022, 18:13 Nga DOSJA
Basha prezanton Hotin në Durrës: Derdheni heshtjen tuaj legjendare

DURRËS – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Durrës për të mbyllur fushatën për zgjedhjet lokale të 6 marsit në këtë qytet. Në mbështetje të kandidatit Luan Hoti, Basha u bëri thirrje qytetarëve durrsakë që ta kthejnë heshtjen e tyre në vota për Hotin në 6 mars. Basha premtoi se data 6 mars do të jetë një ditë reflektimi i thellë politik për Shqipërinë.

“Ja tek ju gjej me sytë e mbushur me dritë dhe shpresë. Këtë shesh në këtë kohë kaq të vështirë e gjej me shpresën e rinisë, e cila është derdhur pasivisht në krah të një njeriu, të një familjari, të atij që vjen para jush dhe me ju,do të lufotjë për tja kthyer Durrësin, durrësakëve.

Mbështetja juaj nuk ka munguar. E kam ndjerë kudo që Durrësi është gati. Ky shesh, ka një histori mijëravjecare. Këtu ku jemi sonte, kanë buçitur dhe këtu rreth e qark zërat stërgjyshërorë të ilirëve, paraardhësve tanë. Po kështu na e kanë ulur kokën me betonin që është derdhur, që mundohet të zhvasë qindarkat e fundit.

Këto sheshe kanë buçitur shpesh nga armët, nga topat e okupatorëve dhe e kanë parë gjithmonë Durrësin si portën hyrëse për të pushtuar qytetet tona. Ky Durrës ka bucitur edhe nga rezistenca dhe qëndresa.  Durrësi  bucet me historinë e tij.

Durrësi bucet me heshtjen e mosmiratimit sa herë që një qeveri shkel mbi premtimin e dhënë. E njohim zemërimin e heshtur të durrsakëve sa herë që nuk e kemi mbajtur fjalën.

Ju them se bashkë me Luanin kemi dëgjuar problemet tuaja. Ndaj e di se edhe kur ju kemi dëgjuar të përshpërisni apo edhe atëherë kur keni folur me heshtjen tuaj. Ju ftoj këtë të dielë derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit.

Jam këtu për tu zotëruar mbi këtë truall, padyshim gjurmët krenare të origjinës tonë, të asaj që na bën qytetar, evropian, të cevilizuar, të asaj që na mban trima dhe guximtarë përballë çdo pushtimi. Ju them derdheni heshtjen tuaj legjendare, zemërimin tuaj në vota për Luan Hotin sepse do të punojë për Durrësin.

Ju zotohem se si në çdo kapërcyell gjeneratash besimin tuaj të dielën do ta kthejmë në një reflektim edhe më të thellë. Që këta të rinj të mos i lëmë më thjeshtë të flasim në mitingje, apo duartrokitës, por ti vënë në ballë të përpjekjes së PD që ka lindur e re dhe do të bëhet edhe më e re”, përfundoi fjalën e tij në Durrës, Lulzim Basha.

Më pas, e mori fjalën kandidati demokrat Luan Hoti. Ai premtoi se pas 6 marsit, qytetarët e Durrësit do të nisin me PD një kapitull për një të ardhme të re.

“Sot është dita e fundit e një fushate të shkurtër por shumë të bukur, shume energjike.

Sot dua te falenderoj të gjithë ata me të cilët kemi shtrënguar duart, që me kanë dhënë mbështetjen e tyre dhe që me kanë dhënë besimin dhe forcën duke me treguar që jemi në rrugën e duhur.

Dua vecanërisht të falenderoj të gjithë qytetaret, anetaret dhe mbeshtetesit e Partisë Demokratike, që gjatë kësaj kohe të shkurtër, i kanë dhënë kësaj fushate shpirtin dhe mendjen. I jam mirenjohes dhe shume te tjereve, qe pavaresisht bindjeve politike apo pakenqesive te momentin, me kane mbeshtetur ne kete inisiative.

Jam krenar te jem bashkëudhëtari Juaj ne rrugetimin per tja kthyer Durresin qytetareve.

Ne zhvilluam nje fushate pozitive. Me nje plan te qarte per tja ndryshuar faqen qytetit tone te dashur. Gjate kesaj kohe te shkurter te fushates na kane akuzuar, na kane baltosur, jane perpjekur te na percajne por nuk ja kane dale. Ne kemi qendruar si qytetare, kemi qendruar si Demokrate, kemi percjelle modelin me te mire te te qenit Durrsak.

Ndaj per ti vene keto vlera ne sherbim te qytetit sot eshte dita ti tregojme durrsakeve se koha e përdorimit të Bashkisë për interesa private, e keq qeverisjes, e keq administrimit, e mungesës së vëmendjes ndaj interesave dhe nevojave të qytetarëve, i ka ardhur fundi. Arrogances i ka ardhur fundi!

Pas dy ditësh, me votën tuaj, me votën tonë, do të ngjallim shpresën, do të hedhim hapat e parë për një fillim të ri, për një Bashki dhe nje Durrës ne sherbim te qytetareve.

E Diela e 6 Marsit eshte dita ne te cilen Bashkia do te behet e juaja! Eshte dita ne te cilen me voten tuaj do te vendosni te jeni vendimmarresit per te tashmen dhe te ardhmen e qytetit.

Të dashur qytetarë të Durrësit! Më 6 Mars shkoni dhe votoni! Votoni si njerëz të lirë, votoni për veten tuaj! Votoni që bashkia të jetë e juaja! Votoni që t’i japim fund marrjes peng të Durrësit, që qyteti ynë t’i rikthehet qytetarëve!”, përfundoi fjalën e tij kandidati demokrat Luan Hoti.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet fushata, Berisha, Rama e Basha ‘përplasen’ në Shkodër, Memolla blen vota

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne durres basha ne durres

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin