LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me mjekë dhe infermierë, prezanton 3 hapat që do ndërmerren në shëndetësi, kreu i PD-së: Ne nuk kemi premtim

6 February 2021, 11:08 Nga DOSJA
Basha takim me mjekë dhe infermierë, prezanton 3 hapat që do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët ku është diskutuar edhe lidhur me programin e PD-së për Shëndetësinë.

Gjatë bashkëbisedimit me uniformat e bardha në selinë blu, Basha tha se objektivi i parë për ta është “Paraja ndjek pacientin”.

Sipas Bashës, ky do të jetë hapi i parë në qeverisjen e tyre, duke theksuar se një gjë e tillë do të bëhet përmes kartës së së pacientit. Kryedemokrati shton se për të është e papranueshme që qytetarët të harxhojnë dhe të kenë shëndetësinë më të keqe. Basha iu tha mjekëve dhe stafeve shëndetësore se plani i PD nuk është një plan premtimesh, por një plan angazhimesh.

“Hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes. Parimi “paraja ndjek pacientin” në vetvete i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, faktikisht do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë. Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para në dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. Dhe prapë kujdesi shëndetësor është në parametra më të ulët, që do të thotë që me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak seç paguajnë sot. Hapi i parë “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.

Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Dhe sot mund ta themi me gojën plotë, që në veçanti sa i përket shërbimit terciar, situata, pra spitalet, situata është në kolaps total. Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar; ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë, dhe ka shkuar është zhdukur në format, në mënyrat më të papranueshme për çdo fushë, dy herë më të papranueshme për shëndetësinë që arritëm kulmin me tenderat sekret gjatë kohës së pandemisë, duke kapur kështu një rekord sa i përket shpërdorimit të parasë publike në një nga momentet më të vështira të shqiptarëve që ishte vala e parë e pandemisë. Në raport me sistemin spitalor, parimet të cilat ne do t’i ndjekim, janë parime të provuara se funksionojnë jo thjesht dhe vetëm në vendet e Bashkimit Euriopian, sepse standardi europian është objektivi ynë final, por funksionojnë edhe në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar siç është kjo sot në Shqipëri, drejt një shëndetësie që së pari të jetë në gjendje të japi një shërbim dinjitoz dhe së dyti pse jo të jetë një pjesë vibrante e tregut të brendshëm pse jo dhe të jashtëm, siç është situata në shumë vende që e  kanë nisur këtu ku jemi ne dhe sot merren si shembuj pikërisht për shkak të këtyre hapave. Hapi i parë autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit vendimmarrje ju i dini vetë dhe mund t’i përshkruani më mirë se unë të gjithë komponentët që përbëjnë këtë hap të rëndësishëm që kostojnë shërbimin që jepet dhe që bëjnë të mundur që paraja të ndjek pacientin duke e ndjekur shërbimin ndaj pacientit.

E treta që dua të cek dhe që nuk është e parëndësishme por është jetike në situatën ku ndodhet sot vendi, ka të bëjë me ndaljen e hemorragjisë vdekjeprurëse për sistemin tonë shëndetësor që është largimi i kolegëve tuaj , i mjekëve i personelit shëndetësor në tërësi si dhe numri i pamjaftueshëm i mjekëve të rinj që ka mundësi të aftësojë vendi, normalisht në infrastrukturën përkatëse. Kjo është arsyeja kryesore pse dy vjet më parë në praninë tuaj dhe shumë kolegëve tuaj në një takimet e organizuara me një nga sektorët  e shëndetësisë të fondacionit Konrad Adenauer, unë shpalla një objektiv i cili sot është një angazhim i planit tonë Shqipëria fiton shëndetësinë. Ky angazhim është që rrogat e mjekëve në spitalet publike dhe në sistemin publik shqiptar të jenë jo më pak se 1200 euro dhe të infermierëve jo më pak se 700 euro. Objektivi nuk ëdhtë arbitrar është plotësisht i arritshëm është i buxhetuar dhe është i indeksuar me përvojat e rajonit madje me vendet fqinje që na rrethojnë. Hapi i dytë për të ndalur këtë rrallim dramatik të mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për njerëzit është hapja e një fakulteti tjetër Mjekësie, shtimi i kapaciteteve pra për të trajnuar mjekë të rinj i cili në gjykimin tonë do të shërbej përmes hapjes të një fakulteti të ri të mjekësisë që është një objektiv i yni për të cilin do të punojmë që në fillim të mandatit të qeverisë së dalë nga votat e 25 Prillit”,- u shpreh Basha.

Pasi dëgjoi shqetësimet e ekspertëve më të mirë të shëndetësisë në vend, Basha tha se angazhimet e tij nuk janë premtime, por masa konkrete që synojnë të vendosin stabilitetin në sistemin shëndetësor dhe të frenojnë hemoragjinë e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

“Drita në fund të tunelit duhet të përkthehet në masa konkrete se me poezi dhe me premtime fallco, ata as nuk rrinë, as nuk kthen ata që kanë ikur. Prandaj ne jemi përpjekur të jemi në një rrafsh sa më konkret. Folëm për stabilizimin meqë jemi në fushën tuaj. Gjëja e parë, duhet stabilizuar gjendja. Stabilizimi nuk mund të vijë me rrogat që keni aktualisht. Pra, kjo nuk është sakrificë. E kundërta do ishte vrastare për shoqërinë. Në qoftë se ne nuk arrijmë këtë nivel të rrogave, 1200 për mjekët, 700 për infermierët, 950 për mjekët specializantë, atëherë nuk ka absolutisht asnjë shans për të ndalur largimin e mjekëve në ato nivele që ne mund të kapim edhe vendet më të varfra të Afrikës. A e zgjidh kjo në vetvete problemin ?! Jo. Njësoj si ndalja e hemoragjisë, më falni se po futem në fushën tuaj, nuk do të thotë që pacienti u kurua. Hapi i parë, stabilizim, është stabilizimi. Por pa këtë hap as mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Po nuk ndale hemoragjinë, të rrofshin në qoftë se bëhesh gati për operacion apo për të futur serumin apo për të bërë një ndërhyrje sepse pacienti vdes. Dhe shëndetësia shqiptare është në gjendje kome. Me këto ritme, në qoftë se ne nuk ndalim këtë shpopullim të personelit shëndetësor, nuk ka për të pas më shëndetësi për të shpëtuar. S’do ketë më shëndetësi, pikë. Do kthehemi 80 vjet përpara jo 30 vjet përpara. Dhe kjo është e papranueshme. Cilat janë dy masat konkrete ?! Rritja e me efekt të menjëhershëm e pagave të mjekëve deri në 1200, të infermierëve deri në 700 Euro dhe të mjekëve specializantë 950 Euro. Dhe hapi i dytë, rritja e kapaciteteve trajnuese për mjekë, për më shumë mjekë. Pastaj kemi një seri masash të cilat do të synojnë reformimin e ambientit të spitaleve publike, të ambientit të punës që nga pajisjet, investimet, trajnimi që përmendi profesori dhe pa diskutim edhe politikat e tjera të shëndetit publik që do të kenë edhe të bëjnë me shërbimin, qoftë rajonalizimin e shërbimit spitalor, qoftë aksesi te mjeku i familjes sepse e thatë me të drejtë që mjeku i familjes duhet të jetë i aksesueshëm në një distancë të arsyeshme për popullsinë në vend. Jemi një vend i vogël por me terren të thyer, pavarësisht se ka pasur një përqendrim të madh demografik 30 vitet e fundit se jemi të gjithë dëshmitarë, prapë se prapë shteti e ka për detyrim të subvencionojë në masën e mjaftueshme që të garantojë aksesin tek hallka e parë që është mjeku i familjes për çdo banor të Shqipërisë, pavarësisht se ku jeton”, – tha Basha.

(kle.mu.a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin