LIVE UPDATES
Politike

Basha paralajmëron të tjera denoncime pas takimit me ndërkombëtarët: Protesta në shtator, Kajmaku mbrohet nga Rama

27 August 2019, 08:32 Nga DOSJA
Basha paralajmëron të tjera denoncime pas takimit me

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një deklaratë për mediat pas dy takimeve zyrtare që pati ditën e sotme. Përpara gazetarëve Basha u shpreh se zgjidhja e krizës politike kalon me realizimin e votës së lirë.

“Kjo realizohet duke larguar Ramën nga pushteti. Këtë gjë diskutuam edhe me zonjën Leikert ditën e sotme. E rëndësishme është që opozita nuk dorëzohet deri në zgjidhjen e krizës. Ky është prioriteti im dhe i opozitës së bashkuar,”– tha kryedemokrati.

I pyetur në lidhje me aksionet që do të ndërmarrë opozita në shtator, Basha u shpreh se do të rikthehen me protesta shumë të forta.

“Do të fillojmë paraprakisht me takime dhe me prezantimin e platformës “Shqipërinë si Europa”. Do të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për të rrëzuar këtë qeveri të nkriminuar me dosjat 339 dhe 184,”- tha Basha ndër të tjera.

Gjithashtu kryeopozitari tha se dënon heshtjen e Ramës dhe Markut në lidhje me dokumentet e publikuara për dënimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Ai premtoi emra të tjerë për të cilët do të dalin dokumente, pas Kajmakut. 

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim ambasadorin austriak Johan Sattler dhe me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert.

Para pesë ditësh, Basha pati një takim me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf.  Pas takimit me këtë të fundit, Basha foli për zhvendosjen e dosjes 184, nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Dibër dhe hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama, kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Komunikimi i Bashës me gazetarët 

Pyetje: Z. Basha deri më tani keni denoncuar dy kryebashkiakë të rinj, të cilët kanë patur probleme me drejtësinë më përpara. Pritet që në ditët në vijim të ketë emra të tjerë që do të denoncohen nga Partia Demokratike?

Basha: Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale të garuar nga Edi Rama, të kandiduar Edi Rama, sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që Partia Demokratike ka publikuar dokumentat zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria. Dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës sa herë që i duhet Edi Ramës për propagandë, bën lëvizje propagandistike, por edhe ajo ka 24 orë që hesht.
Pse hesht Prokuroria?
Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj?
Rekordet zyrtare që provojnë që Jorgo Kajmaku është një person me llogari të hapura me drejtësinë greke janë publikuar, kjo e bën atë automatikisht përgjegjës para drejtësisë shqiptare, para ligjit shqiptar e në veçanti para ligjit për Dekriminalizimin dhe Kodin Penal. Kanë 24 orë që heshtin. Heshtja e Edi Ramës dhe e Prokurorisë tregojnë fare qartë se Jorgo Kajmaku është kandiduar me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës edhe kur ky i fundit kishte të njëjtat fakte dhe dinte të njëjtat të vërteta që sot di çdo shqiptar, që ai ishte një person i cili sipas Ligjit të Dekriminalizimit nuk mund të kandidohej, jo vetëm kaq por ishte një person i cili duhet dhe ka llogari të hapura tashmë jo vetëm me drejtësinë greke por edhe me drejtësinë shqiptare.
Tregon po kështu krizën e thellë në të cilën ndodhet prokuroria shqiptare dhe paralizën e sistemit të drejtësisë ku të pambrojturit, të varfrit, të pamundurit, goditen ditë për ditë në mënyrë të paligjshme, ndërsa ata që janë në shkelje të ligjit siç është Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, i cili po kështu nuk kemi asnjë të dhënë që prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, këta mbrohen sepse i mbron Edi Rama.
Është e qartë pra për çdo shqiptar se krimi i organizuar me mbështetje politike i cili është një problem i madh për ekonominë e vendit tonë sepse janë këta njerëz që së bashku me oligarkët vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, me tendera, me PPP-ra, me pseudo PPP-ra, që vjedhin pasuritë e shqiptarëve; nga nafta tek bregdeti, tek mineralet, që shkatërrojnë biznesin dhe shkatërrojnë vendet e punës. Këta njerëz janë aty sepse mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Pyetje: Z. Basha, a mund të na thoni diçka për takimin me delegacionin gjerman. A erdhën ata për zgjidhjen e krizës?

Basha: Pikërisht këtu dua të vij. Pra, kjo është një provë më shumë, a thua se duhen më shumë prova, se mali i provave është bërë më shumë se mali i Dajtit, që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Çka do të thotë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me nënkryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së në parlamentin gjerman, zonjën (Katja) Leikert, komunikim i cili vazhdon intensivisht, në mënyrë pothuajse të përditshme, dhe do të vazhdojë, edhe në ditët e javët në vijim. Një gjë është e sigurtë, opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë. Ky qëllim është t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për hir të karrigeve tona apo të pushtetit tonë. Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes pushtetit të atyre mekanizmave dhe atyre garancive që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i opozitës së bashkuar.

Pyetje: Zoti Basha, së shpejti nis edhe sesioni i ri parlamentar. A do të nisin bashkë me të edhe protestat e opozitës? Çfarë aksioni politik do të ketë shtatori?

Basha: Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj, përfshirë edhe protestat, dhe do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë. Por së bashku me qytetarët shqiptarë, opozita, përveç protestave, që do të jenë edhe më të mëdha, edhe më të fuqishme, në një situatë që është edhe më e vështirë, edhe më e pakapërdishme për njerëzit, siç është kjo e sotmja, me ekonominë, me gjendjen e një krize totale, me buxhetin e vjedhur e të grabitur, me taksa të rritura edhe më shumë, që parashikoj e parathonë protesta edhe më të fuqishme, paralelisht me këto do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, zgjidhje të cilat do të jenë si në rrafshin e përditshmërisë së tyre, ku po punojmë intensivisht, në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit, duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe me fermerët, dhe më vonë edhe me grupet e tjera të interesit, dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Evropa, që do të thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë gati dhe janë gati që bashkë me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë edhe socialistët e ndershëm, të dëshmojnë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhënë fund problemeve të cilat kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, në veçanti luftën kundër krimit të organizuar, dekriminalizimin e plotë të politikës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, siç është rasti i dosjeve 184 dhe 339, për të cilat më kot ata që duhet dhe do të dalin para drejtësisë shpresojnë se do t’i varrosin me vapën e gushtit.

Pyetje: Gjermanët do të luajnë rolin e negociatorit?

Basha: Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë në bashkëpunim dhe koordinim të përditshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe ne e vlersojmë shumë rolin e tyre, vëmëndjen e tyre. Në këtë rast padiskutim që vlersojmë edhe rolin, interesin dhe ndihmën që Gjërmania, Bundestagu gjerman, CDU-CSU si pjesë e Bundestagut, japin për të mundësuar që Shqipëria të mos mbetet prapa, mos të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por të ecë drejt integrimit në Bashkimin Europian, të ecë drejt hapjes së negociatave. Padiskutim që vend mund të shkojë dhe do të shkojë drejt Bashkimit Europian duke u sjellë si një vend europian, duke u sjellë si shoqëri europiane, duke u sjellë si politikë europiane dhe pengesa kryesore sot për këtë është kapja politikës, institucioneve dhe ekonomisë nga një grup i strukturuar kriminal që tashmë çdokush e ka identifikuar si Organizata e Rilindjes me në krye Edi Ramën.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se kërkoni një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato vendore. Por, çfarë ndodh me 13 tetor?

Basha: Data 13 tetor është data kushtetuese për zgjedhjet vendore e dekretuar nga Presidenti i Republikës. 13 tetori është një tjetër tregues i kapjes së të gjitha institucioneve të lira dhe i paligjshmërisë në të cilën është zhytur i ashtu quajturi Komision Qëndron i Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera që e kishin për detyrë kushtetuese të nisnin procesin zgjedhor vendor me 13 tetor. Siç e keni parë, ata jo thjesht kanë dështuar, por në bindje të urdhrave politikë kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një tjetër provë se me Edi Ramën nuk mund të ketë asnjë lloj procesi, as zgjedhor e as votimi. As kur kandidon vetëm, voton vetëm dhe numëron vetëm.

Pyetje: Zoti Basha, sa i përket Shkodrës, nëse KQZ vendos të bëjë zgjedhje të pjesshme në bazë të Kodit Zgjedhor, çfarë do të bëjë PD?

Basha: Kushtetuta është e qartë. KQZ mund të bëjë zgjedhje edhe në Vietnam, kështu siç kanë shkuar punët, por KQZ-ja nuk ka asnjë tagër të organizojë një proces kur i teket dhe si i teket, por duhet të ndjekë dhe të zbatojë Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me katja leikert katja leikert lulzim basha basha takim me katja leikert katja leikert lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin