LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me të rinjtë në Elbasan: Kemi plane për studentët, ndaj na duhet ndihma juaj në 25 prill 

14 March 2021, 16:19 Nga DOSJA

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës ditën e sotme në Elbasan ka biseduar me të rinjtë e këtij qyteti. Gjatë bisedës të rinjtë kanë ngritur disa problematika që hasin. Ndër problematikat kryesore që të rinjtë thanë, është mungesa e punësimit dhe pasiguria në të cilën jetojnë. Ndër të tjera, studentët gjithashtu shprehën pakënaqësi për cilësinë e arsimit, në universitete.  

PJESË NGA BISEDA: 

Arlin Jaupi: Unë jam lindur dhe jam rritur në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet kur dikur mund të them që kam lexuar për Elbasanin trashëgimisë, por sot po jetojmë në Elbasanin e varfërisë! Jam krenar për Elbasanin e dashurisë, por sot jetojmë në Elbasanin e frikës! Dhe diçka duhet bërë! Besoj që kush më tepër sesa të rinjtë, janë ata të cilët siç e thatë dhe ju do ta sjellin ndryshimin dhe të rinjtë duhet të jenë ata të cilët duhet të vendosin dhe duhet ta shohin të ardhmen këtu, të jetojnë këtu, të zhvillojnë jetën e tyre këtu dhe për një të nesërme më të mirë, duke krijuar familjet e tyre këtu dhe duke parë Shqipërinë si shtëpinë e tyre, duke shpresuar që pas 25 prillit gjithçka do të marrë një rrjedhë normale dhe njerëzit do ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu.

Anduela Lufta: Po. Aktualisht jam pa punë por shpresojmë që ky vend të bëhet, sepse po të flasim për arsimin kemi shumë mungesa. Duke qenë që shumë nxënës, shumë studentë kanë hasur vështirësi dhe gjatë këtyre 2 viteve, me mësimin online apo me shumë peripeci të ndryshme, ndiej nevojën të them që kemi nevojë për më shumë mbështetje, kemi nevojë për ndryshim dhe vetëm rinia mund ta bëjë këtë. Në të shkencave ekzakte nuk duam të flasim shumë, por me kaq besoj se i themi të gjitha.

Megi: Dëshiroja shumë që të vazhdoja masterin por duke qenë se mësimi online, të paktën në këndvështrimin tim, nuk është në ato stad që duhet të jetë, vendosa që të tërhiqem. Për të mos folur pastaj në tërësi për mangësitë që ka arsimi, vendosa që të paktën kjo do të ishte një mënyrë më e mirë për mua. Dhe besoj se të gjithë janë koshiente për situatën në të cilën ndodhemi. Unë jam qytetare e Elbasanit, një prej qyteteve më të vjetra në Shqipëri, baza e arsimit, kulturës dhe të shohim gjendjen në të cilën jemi duke nisur nga arsimi. Nuk dua të flas për çështjen kriminalistike sepse është një temë tjetër më e gjerë, nuk mendoj se më përket mua por ta shoh vendin tim në këtë gjendje për shkak të një keq menaxhimi të theksuar, mua më vjen shumë keq.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se 25 prillit është dita e cila do të largojë trishtimin e çdo të riu për vend. Ai u zotua se qeveria e pas 25 prillit, me programin për arsimin, parashikon të shtojë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre.

“Tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë. Trishtimin dhe dramën dhe rrënimin që ka mbjellë kjo qeveri në 8 vite t’ia kthejmë në një votë jo thjeshtë për ta larguar atë por për t’i kthyer shpresën shqiptarëve. Dhe unë e di që fuqia e shpresës dhe e ndryshimit do të vij nga rinia. Do të vij nga ty dhe shokët e shoqet e tu prandaj jam plot me besim se gjithë këtë rrënim që ka shkaktuar për Elbasanin dhe për Shqipërinë 8 vite të keq qeverisjes do ta kapërcejmë me energjinë, me dashurin tuaj për qytetin tuaj dhe për vendin dhe me profesionalizmin me të cilin do të dini ti përgjigjeni dhe që do zëvendësoj, meritokracia pra do zëvendësoj këtë ngritje në piedestal të analfabetizmit, të klientelizmit dhe të anonimitetit madje të aleancës me krimin siç ka ndodhur dhe po ndodhë edhe këto javë të fundit të qeveris në ikje. Ne do të nderojmë meritokracinë. Kemi planin për stazhe në mënyrë që ata student që mbarojnë universitetin te fillojnë të integrohen në tregun e punës, si kundër kemi dhe planin kryesor që është plani ekonomik që Shqipëria mos të humbas shanset siç kanë humbur shumë shanse në këto 8 vite ndërkohë që vendet e tjera të rajonit i kanë përfituar këto shanse por të kthehet në një qendër të investimeve të huaja dhe investimeve të brendshme që hapin vende pune me paga dinjitoze dhe që sigurojnë mirëqenie për ju dhe kolegët tuaj kudo ku janë. Kështu që mërzia dhe frustrimi ndihet kudo, padurimi për ndryshim ndihet kudo, le të bëhemi të gjithë bashkë që 25 Prilli të jetë dita e ndryshimit dhe më 26 prill ta festojmë edhe njëherë Ditën e Verës të gjithë bashkë. Ajo që të thashë është pikërisht zgjidhja për këtë problem. Së pari, ne do të shtojmë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik por të ketë edhe orë praktike dhe gjatë kohës që studioni. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre. Ky do të jetë dhe një nga ndryshimet kryesore që do të vijë përmes planit tonë me 25 prill. Ndaj na duhet ndihma juaj, na duhet të jemi të gjithë bashkë, e keqa do të mundet përmes bashkimit të gjithë shqiptarëve, siç e the vetë pa dallime politike sepse dhe ndryshimi që do të vijë do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë të rinjve pa dallime politike,”-tha Basha. 

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takim me te rinjte ne elbasan lulzim basha takim me te rinjte ne elbasan


Sondazh

Politike 14 March 2021, 16:03

VLORË– Të enjtën nga Vlora, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë, me të cilët do të kërkojë nga qytetarët e qarkut votat për të marrë nj...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin