LIVE UPDATES
Politike

Basha thirrje socialistëve të Librazhdit: Nuk ju lidh asgjë me hajdutët, bashkohuni me ndryshimin!

11 April 2021, 15:13 Nga DOSJA
Basha thirrje socialistëve të Librazhdit: Nuk ju lidh asgjë me

LIBRAZHD– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen duke shtuar se etja për ndryshim shihet tek dështimi i këtyre 8 viteve në qytetin e Librazhdit. Sipas tij, qeverisja e Partisë Socialiste e ka shndërruar Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike është në duart e vetëm 5 njerëzve të pushtetit dhe librazhdiotët u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi.

“Mirë se ju gjejë! Nga zemra faleminderit për këtë pritje! Zonja dhe zotërinj, të reja e të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra, kudo që kam shkuar këtë javë, nga jugu në veri, një gjë është fare e qartë, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, datën kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. 25 prilli nuk është dita e politikanëve, është dita e popullit, dita e qytetarëve, është dita kur ju vendosni me votën tuaj për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të zgjidhur hallet dhe problemet të cilat ju janë bërë kapicë, për të hequr një herë e mirë lakun nga qafa lakun e varfërisë, e pamundësisë, për të ndaluar largimin e rinisë së Librazhdit dhe për ti dhënë rinisë së Librazhdit, rinisë që në ditët më të errëta të diktaturës i dha shqiptarëve shembujt e kurajos dhe të trimërisë, rinisë së talentuar të Librazhdit për ti dhënë mundësi për punë, për arsim, për mirëqenie. Në këtë qytet, në këtë trevë e cila ndonëse ndodhet në mes të kufinjve natyrorë e anës lumenjve, është e diskriminuar, e varfëruar, e vjedhur, e abuzuese. Tetë vite të vështira keni kaluar, dhe unë kam qenë në shtëpitë tuaja, në sipërmarrjet tuaja, tek fermerët e Librazhdit, tek të papunët, tek gratë dhe nënat e Librazhdit të cilat iu them sot e ndjej dhimbjen tuaj për fëmijët që ju largohen, e di se papunësia iu ka goditur më rëndë. Është emocion i madh ta shoh Librazhdin sot kështu sepse ju thash pak më parë shqiptarët janë të etur për ndryshim, Shqipëria është e etur për ndryshim po askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Dhe këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike ku gjithçka u përqendrua në duart e vetëm 4 apo 5 njerëzve të pushtetit dhe të gjithë u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi. Etja ndihet më shumë në shkretëtirë, sot 8 vite me rrallë Librazhdi është shkretëtirë, pa zhvillim ekonomik, pa mundësi, me fermerë të rrënuar ndaj etja e një populli për ndryshim është më e madhe. Masivisht me 25 prill dhe thirrje të veçantë kam sot jo vetëm për ata që janë bashkuar në këtë rrugëtim prej javësh e muajsh, për të gjithë ju që mbushni sheshet, për këtë energji të jashtëzakonshme dhe për shpresën e besimin se fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja juaj. Por thirrja ime e veçantë i shkon socialistëve të ndershëm të Librazhdit atyre që nuk i lidh gjë me hajdutët e Librazhdit, ata që ndihen njësoj si ju, ata që janë varfëruar njësoj si ju, ata që ndryshe nga shumë prej jush ndoshta kanë besuar, ndoshta kanë besuar tek premtimet e 8 viteve dhe sot janë dyfish të zhgënjyer. Bashkohuni për ndryshimin, bashkohuni me ne, të gjithë bashkë. 2 javë na ndajnë nga një ditë vendimtare, vendimtare për ju, vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dhe pyetja e vetme e cila do ti jap përgjigje, çdo prind fëmijësh, çdo i ri dhe çdo e re, çdo pensioniste dhe pensionist, çdo fermer i Librazhdit është: durohet më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite? S do të votojmë për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë për të zhvilluar ekonominë, për të ruajtur mirëqenien? Kjo është e vetmja pikëpyetje më 25 prill dhe unë e dëgjoj përgjigjen, unë e shoh përgjigjen, e prek atë më 25 prill Librazhdi voton për ndryshimin! Voton për Aleancën për Ndryshim, ndryshimin i cili do të prek çdo familje të Librazhdit, të Elbasanit e të mbarë Shqipërisë. Bashkë për ndryshim! Librazhdi fiton, Shqipëria fiton!,”-tha Lulzim Basha para qytetarëve.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme, numri një i opozitës vizitoi qytetin e Elbasanit, ndërsa do të vijojë takimet me qytetarë të tjerë gjatë pasdites në Librazhd.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne librazhd lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne librazhd lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin