LIVE UPDATES
Politike

Basha uron Vetëvendosjen: Kosovën e presin sfida të mëdha, I gatshëm të bashkëpunoj me Kurtin e Osmanin…Shqipëria ka m

15 February 2021, 16:07 Nga DOSJA
Basha uron Vetëvendosjen: Kosovën e presin sfida të mëdha, I

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar edhe njëherë tjetër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, për fitoren e thellë në zgjedhjet e Kosovës. Në një dalje për mediat, Basha u shpreh se zgjedhjet në Kosovë ishin model me standarde europiane, shembullor për Shqipërinë dhe mbarë Ballkanin, teksa shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta.

 

Basha nuk harroi të kujtonte premtimet e kryeministrit Edi Rama, teksa tha se ai kërkoi votën dhe shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë një pjesë prej tyre, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të qytetarëve, heqjen e TVSH-së për bukën, për vezët, për qumështin, uljen e kostos së jetesës e shumë e shmë të tjera, të cilat nuk janë realizuar.

Fjala e plotë

Lulzim Basha: Së pari dua të uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Ju uroj nga zemra të gjitha forcat politike, insituticionet, qytetarët e Kosovës për një proces zgjedhor model me standarde europiane, shembullor për Shqipërinë dhe mbarë Ballkanin. Kjo në vetvete është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës, e Republikës së Kosovës.
Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj ju uroj fituesve të zgjedhjeve Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe partive të tjera politike që të bëjnë gjithçka për sfidat që po i presin për përmbushjen me sukses. Kam besim se do të bëjnë gjithçka në përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës dhe në kapërcimin dhe përballjen me sfidat me qëllim që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe zhvillimit të saj ekonomik dhe social. I garantoj që sot dhe akoma më fort nesër pas zgjedhjeve të 25-prillit unë dhe Partia Demokratike do të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, zhvillimit dhe të punësimit të qytetarëve të të dy vendeve tona.

Pyetje: Mendoni qytetarët do t’ju besojnë vetëm se qeveria Rama nuk ka plotësuar disa premtime?

Lulzim Basha: Dje unë ju listova vetëm 9 premtime të Edi Ramës me të cilat ai kërkoi votën dhe shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë një pjesë prej tyre, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të qytetarëve, heqjen e TVSH-së për bukën, për vezët, për qumështin, uljen e kostos së jetesës e shumë e shmë të tjera. Por nuk janë nëntë, janë dhjetëra, qindra premtime që Edi Rama ka bërë dhe të cilat nuk i ka mbajtur. Ndaj dje vetëm ju kujtova një pjesë të vogël të premtimeve sikundër bindjen time që është bindja e çdo qytetari shqiptar dhe çdo qytetari normal. Një kryeministër që nuk i mban premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandate tjetër. Tani jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që s;ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, asnjë premtim të vetëm në 8 vite ku i ka pasur të gjitha pushtetet, por tani vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur. Vetëm dështime Rezultati, Shëipëria ka ngecur në vend numëro, shqiptarët kanë ngecur në vend numëro. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë më të varfër se më përpara, kane më pak para për të shpenzuar se më përpara, papunësia është rritur, në veçanti papunësia e të rinjve është bërë një plagë e madhe e cila përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro ndërkohë që të gjitha vendet e rreth e qark nesh kanë bërë progres. Sigurisht sfida ka dhe ka për te pasur gjithmonë. Por me të njëjtat sfida janë përballur edhe vendet e tjera dhe kanë bërë përpara. Përgjegjësi I vetëm që Shqipëria ka mbetur në vend numëro është Edi Rama. Shkau i vetëm është se ka bërë shumë premtime dhe s’ka mbajtur një premtim të vetëm dhe tani e vetmja gjë që bën do të na sjellë premtime të reja 2 muaj para se shqiptarët t’I japin me votë verdiktin që meriton çdo kryeministër që bën premtime por që nuk i mban. Me 25 prill Rama humb Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë.
Ju faleminderit! Së bashku do të shtojmë ritmin e punës.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Politike 15 February 2021, 13:03

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin