"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-“Bashkëqeverisje me ligj”, Spiropali: Nuk ka më mik, nismë për dialog
27 October 2021, 09:40Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është prezantuar projektligji “Për bashkëqeverisjen”. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh në fillim të mbledhjes se qëllimi i projektligjit është rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Ajo tha se ky projektligj nuk do të ketë më mik, as deputet dhe as parti, duke shtuar se do të jetë i hapur për dialog dhe për bashkëqeverisje.
“Pa mik, pa deputet, pa parti, ky projektligj do të mundësojë shërbime më të mirë publike dhe transparencë. Kjo është nismë e re e agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse përmes platformës “Më ty për Shqipërinë që duam”. Deri sot 43475 raste kanë gjetur zgjidhje nga platforma, në total 138957 kanë qenë kërkesat dhe ankesat, 55% janë zgjidhur. Por pavarësisht kësaj, agjencia ka hasur vështirësi që kanë ndikuar në mangësinë për të plotësuar detyrat duke vonuar përgjigjet apo ankesat. Projektligji i ri ka këtë qëllim për të zgjidhur ngërçet. Arsyeja e ndërhyrjes është rregullimi me ligj i bashkëqeverisjes. Ligji do të sjellë një rregullim të rëndësishëm të agjencisë me organet e tjera publike dhe mekanizmave proceduralë. Risia e parë është që e ngre në një nivel më të lartë funksionim e agjencisë në nivel ligjor. Ky projektligj do të sjellë rritje të ndërveprimit” tha ajo.
TIRANË– Maxhoranca ka dalë për të bërë 5 minuta pushim nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentrare të 25 prillit. Ndërkohë që kreu ...
TIRANË– Maxhoranca ka ikur sërish nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pasi bënë 5 minuta pushim, kur u kthyen...
TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me kritika dhe ankesa nga të gjitha palët. Fillimisht kreu i Komisionit, Enkelejd Alibe...
TIRANË– Përplasje e fortë dhe kërcënime mes kreut të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeajt dhe Lefterie Luzit, pjesë e administratës së Kuvendit. Me ...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj u takua me banorë të zonës së tij elektorale tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur t...
Eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe avancimi drejt integrimit në BE janë procese reciproke përforcuese dhe bëjnë thirrje për një pr...