"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Bashkitë pa kryetar / Meta nis procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve
14 January 2022, 11:53Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi sot para mediave se ka nisur procedurat për të shpallur datën e zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar. Ai bëri me dije se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre. Presidenti tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.
Bashkitë aktuale pa kryetar janë: Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit; Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi; Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit; Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë; Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet; Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.
TIRANË– Ka mbërritur në Prokurori, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Me 7 minuta me vonëse, Bardhi ësht futur në ambien...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Zhaneta Pirën, inspektore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pira u hetua nga KPK në ...
KOSOVË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, ku është përplasur ashpër me gaze...