LIVE UPDATES
Bota

Baskin: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të përfshijë njohjen reciproke

20 September 2020, 14:17 Nga DOSJA
Baskin: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të përfshijë

KOSOVË– Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori Baskin thotë se pavarësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, nuk do të ketë ndryshim në parimet e përgjithshme të përkrahjes për Kosovën, por dallimin, sipas tij, kandidatët mund ta kenë vetëm në qasje.

Ai thotë se Kosova duhet të marrë shembull Kroacinë për unitetin e domosdoshëm politik në politikën e jashtme.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Baskin, fillimisht, si e vlerësoni situatën politike në Kosovë?

Mark Baskin: Është vlerësim i përgjithshëm se qeveria aktuale nuk ka shumicë të fuqishme parlamentare dhe partitë tjera po mundohen që të përfitojnë nga kjo situatë. Ajo çka po shohim realisht nga pjesa tjetër e opozitës është pritja e tyre që kjo qeveri të bie, gjë që është normale.

Radio Evropa e Lirë: Para disa ditësh, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington marrëveshje që u konsiderua si historike, por kryeministri Hoti u akuzua ashpër në Kuvend për këtë marrëveshje, e po ashtu edhe për procesin e dialogut në Bruksel. Cili është vlerësimi i juaj për marrëveshjen e Uashingtonit, a mendoni se ishte marrëveshje e drejt për Kosovën?

Mark Baskin: Mendoj se Kosova fitoi nga kjo marrëveshje njohjen nga Izraeli që është një e arritur shumë e madhe. Kjo pikë, tregon qartë perspektivën për të ardhmen në tërë këtë proces, pasi demonstroi që Uashingtoni ishte në anën e Kosovës në këtë proces. Dhe prandaj, edhe ofruan këtë marrëveshje. Në këtë kuptim mendoj që ishte një fitore e madhe. Në anën tjetër, si në Uashington, Bruksel apo Berlin e kanë të gjithë të qartë se çdo marrëveshje e Uashingtonit kërkon edhe mbështetjen e BE-së dhe mendoj se ky ishte një hap i mirë përpara.

Radio Evropa e Lirë: Partitë opozitare po e kritikojnë kryeministrin se po hapë çështje që janë cilësuar të mbyllura. Si e vlerësoni ju një gjë të tillë?

Mark Baskin: Mendoj që në thelb e tëra kjo është një lloj gare politike e cila është edhe normale, dhe nuk është rast vetëm në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera. Duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e Uashingtonit është më shumë një set parimesh e nënshkruar ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Trump, dhe presidentit Vuçiq e presidentit Trump në anën tjetër.

Nuk ishte marrëveshje tipike si p.sh le të themi ajo e Dejtonit e vitit 1995 ku të gjitha palët u pajtuan për të bërë gjëra të caktuara. Unë e kuptoj opozitën në Kosovë pse po e bën këtë, është thjeshtë garë politike dhe pjesë e lojës.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se dialogu megjithatë do të rikthehet në Uashington kur të vijë koha e nënshkrimit të një marrëveshjeje finale, gjë të cilën po e kërkon presidenti Thaçi në mënyrë të vazhdueshme?

Mark Baskin: Nuk jam shumë i sigurt, por për një gjë jam i sigurt: çfarëdo marrëveshje duhet ta ketë bekimin e Uashingtonit dhe Brukselit. Në këtë rast Kosova ka synim integrimet euroatlantike duke përfshirë anëtarësimin në BE, e këtu ka nevojë për njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur e në anën tjetër Kosova ka pasur përvojë të jashtëzakonshme me SHBA-në, pasi që kjo e fundit e ka mbështetur atë që nga vitet e ’80, që nga administrata e Bushit. Kjo nënkupton që SHBA-ja kanë treguar simpati dhe kanë ofruar mbështetje për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Prandaj mendoj se nuk mund ta evitoni mbështetjen e njërës apo palës tjetër, prandaj kudo që ndodh nënshkrimi i kësaj marrëveshje, qoftë në Uashington apo Bruskel, vendi është i parëndësishëm në krahasim me nevojën që të dyja këto qendra të vendosjes, të jenë në koordinim me njëra-tjetrën. E dimë që ka qenë kërkesë e Presidentit Thaçi, i cili mbështet angazhimin e SHBA-së, por kjo ka të bëjë ndoshta më shumë me përvojën historike në të kaluarën me të cilën është përballur Kosova.

Radio Evropa e Lirë: Kosova aktualisht është e angazhuar në dialogun e Brukselit. A besoni se do të mund të arrihet marrëveshje e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë këtu njohjen reciproke?

Mark Baskin: Qëndrimet e kundërta rreth zgjidhjes finale janë tipike në negociata, ku asnjëra palë nuk dëshiron që të dorëzohet deri në fund. Prandaj e kuptoj edhe pozicionin serb, por edhe atë të Kosovës. Por ajo çka është e rëndësishme është që të dyja palët po takohen në mënyrë të vazhdueshme në Bruksel me ndërmjetësimin e Mirosllav Lajçakut dhe Borellit dhe mendoj se në fund do të arrijnë diçka.

Nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodhë sivjet, por e shoh këtë të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët, sërish edhe me mbështetjen e SHBA-së. Kjo do të ndodhte kur të dyja palëve t’u jepnin garanci se SHBA-ja është në këtë proces dhe se e shohin këtë si mundësi të mirë për të ecur përpara.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni se prisni marrëveshje, a mendoni se do të ndodhë njohje reciproke, apo thjeshtë normalizim i raporteve, term ky që përdoret në procesin e dialogut nga BE-ja?

Mark Baskin: Nuk kam top kristali që të parashikoj të ardhmen, por i di qëndrimet zyrtare. Mendoj se në fund të fundit do të pajtohen për njohje reciproke, por mënyra se si do të arrihet kjo, për mua ende nuk është shumë e qartë, por do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe kam shumë shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë, pasi që ka edhe shenja se do të ndodhë. Besoj se Uashingtoni dhe Brukseli janë të njëjtën linjë dhe do të japin garanci se të dyja palët do të respektohen dhe për këtë do të ketë dokumente me klauzola që garantojnë zbatimin e saj. Nuk është thjeshtë marrëveshje, por në të vërtetë është një proces, i cili sigurt që do t’i ketë klauzolat për zbatim.

Radio Evropa e Lirë: A është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe çelësi për këtë marrëveshje?

Mark Baskin: Për këtë marrëveshje janë pajtuar dy herë deri më tani më 2013 dhe 2015. Prandaj mendoj se të dyja palët duhet te pajtohen për mënyrën se si kjo do të realizohet.

Radio Evropa e Lirë: Keni qenë në Kosovë qe një kohë shumë të gjatë dhe keni parë në praktikë shumë legjislacione dhe Qeveri, kjo e fundit ka një shumicë minimale në Kuvend. A e shihni këtë si problem për të vazhduar procesin e dialogut dhe për të zbatuar marrëveshjen eventuale?

Mark Baskin: Mendoj se kjo duhet të shihet nga dy aspekte: E vërteta është që kjo qeveri ka një shumicë shumë të vogël, që në njëfarë forme edhe e bën mjaftë të dobët, po realisht kjo është lloji i demokracisë të cilin Kosova e ka, për shkak të sistemit të saj shumëpartiak. Në anën tjetër, mendoj se do të ishte gjë e shkëlqyeshme sikur të gjitha partitë politike në Kosovë të adaptonin disa parime të përgjithshme me të cilat do të mund të pajtoheshin.

Si shembull mund të merret Kroacia, ku pavarësisht a ke qenë HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) apo SDP (Partia Socialdemokrate), pavarësisht dallimeve të mëdha në shumë çështje, kanë pasur orientim të përbashkët të politikës së jashtme.

Ata të gjithë u pajtuan së bashku se duhet të ecin në luftën për pavarësi, me synimin e qartë që t’i bashkohen NATO-s dhe BE-së. Pra, nuk kanë pasur dallime në atë se në cilën parti politike kanë qenë, por kanë adaptuar një set të parimeve. Është gjë e mirë për Kosovën që partitë politike pavarësisht se kush është në pushtet të kuptojnë dhe të pajtohen se rruga përpara kërkon unitet.

Radio Evropa e Lirë: Këtë vit në SHBA është vit presidencial, a mund të pritet ndryshim qasjeje varësisht se kush i fiton zgjedhjet?

Mark Baskin: Mendoj se SHBA-ja ka ndjekur politikë konsistente në këtë rajon në 40 vitet e fundit dhe gjithmonë. Dallime ka, por janë të vogla dhe josubstanciale. P.sh, e kemi senatorin Bob Dole një republikan dhe ish presidentin Bill Clinton demokrat që ishin kundërkandidatë në zgjedhje, por që të dy kanë ndarë perspektivë të njëjtë pikëpamjesh për situatën këtu.

Prandaj mendoj se nën një administratë eventuale të Bidenit, do të mund të gjeni një qasje tjetër, por kjo do të jetë vetëm qasje, dhe jo parime themelore. Prandaj, mendoj se pavarësisht se kush është në krye te Shtëpisë së Bardhë, do të jenë mbështetës të fortë për procesin, kjo është bindja ime.

Mark Baskin është profesor universitar që ligjëron Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Politika Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) që nga viti 2014. Ai ka shërbyer në Kosovë në vitin 1999 në kuadër të UNMIK-ut, për një vit e gjysëm. Për më shumë se një dekadë ka shërbyer në misionet paqeruajtëse në Ballkan, ndërsa ka publikuar punime shkencore për Kosovën dhe rajonin.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosoves serbi mark baskin dialogu kosoves serbi mark baskin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin