LIVE UPDATES
Ekonomi

Baza e të ardhurave të sektorit bankar kalon nivelet e parakrizës

19 August 2021, 05:25 Nga DOSJA
Baza e të ardhurave të sektorit bankar kalon nivelet e parakrizës

Sektori bankar ka arritur të përmirësojë bazën e vet të të ardhurave në gjysmën e parë të këtij viti, duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qoftë të ardhurat neto nga interesat, ashtu edhe ato nga komisionet dhe tarifat kanë kaluar nivelet e vitit 2019, para se ekonomia dhe sistemi financiar të vuanin efektet e pandemisë.

Për gjysmën e parë të vitit 2020, të ardhurat neto të sektorit bankar nga interesat arritën vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Rritja në këtë zë ka ardhur paralelisht si nga zgjerimi i të ardhurave nga interesat, ashtu edhe nga ulja e shpenzimeve për interesa. Të ardhurat nga interesat arritën në 25.9 miliardë lekë, në rritje me afërsisht 5% krahasuar me dy vitet e mëparshme. Kjo duket se zgjeron vijimin e zgjerimit të aktiveve të sektorit dhe sidomos të portofolit të kredisë.

Nga ana tjetër, shpenzimet për interesa vazhduan rënien, në më pak se 3.6 miliardë lekë, pothuajse 11% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht se kursimet në banka janë rritur me ritme të larta pas pandemisë, ato kanë vijuar tendencën e zhvendosjes drejt llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ku normat e interesit janë shumë afër zeros. Ky fenomen po sjell uljen graduale, vit pas viti, të shpenzimeve për interesa të bankave tregtare.

Edhe më domethënëse është rritja e të ardhurave nga tarifat dhe komisionet. Ato ishin më të prekurat nga periudha e mbylljes së ekonomisë, për shkak të kufizimeve dhe rënies së volumit të aktivitetit të biznesit në tërësi. Për 6-mujorin 2020, të ardhurat nga komisionet arritën në 6.2 miliardë lekë, me një rritje prej 22% krahasuar me 6-mujorin 2020 dhe 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Duke përjashtuar rënien e vitit të kaluar, e kushtëzuar nga pandemia, të ardhurat e sektorit bankar nga komisionet kanë një tendencë të dukshme në rritje në dekadën e fundit. Kjo ka ardhur nga shtimi i përdorimit të shërbimeve bankare, por edhe nga rritja e vlerës së komisioneve.

Përmirësimi i të ardhurave ndikoi në rritjen e të ndjeshme të fitimi të sektorit bankar, që për 6-mujorin e këtij viti arriti vlerën e 10.5 miliardë lekëve. Fitimi i sektorit bankar (sipas standardeve të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë) u rrit me 47% krahasuar me vitin e kaluar dhe arriti afërsisht në të njëjtin nivel me 6-mujori e parë të vitit 2019. Veç rritjes së të ardhurave, ky rezultat u ndikua edhe nga ulja e shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme. Kjo reflekton kryesisht përmirësimet në cilësinë e portofolit të kredisë. /MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi sektori bankar sektori bankar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin