LIVE UPDATES
Aktualitet

BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj. Çfarë fshihet pas reklamave të kremrave mrekullibërës

7 July 2021, 09:08 Nga DOSJA
BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj.

Ndërsa bimët e egra shqiptare kërkohen ndërkombëtarisht, industria ofron mundësi të mëdha ekonomike dhe pavarësi për gra si Donika Musaj në Kukës.

Ishte një fillim i nxituar për udhëtimin tim të mëngjesit, dhe ndërkohë po kërkoja ndonjë krem kundër diellit. Hipa në autobus, po largohesha nga qyteti shqiptar i Kukësit dhe më kishin paralajmëruar se do të ishte dy orë udhëtim me ‘turbullima’. Autobusi ishte i mbushur me njerëz. Pasagjerët kishin lëkurë të pastër dhe strukturë të shkëlqyeshme të kockave, që jam mësuar të shoh tek burrat dhe gratë e rajoneve malore të veriut të Shqipërisë, por bagazhet e tyre më befasuan. Ekziston një thënie e tmerrshme nga Kanuni i rregullave tradicionale të Shqipërisë: “gruaja është një plaçkë për t’u përdorur mirë”. Por këtu, gratë me shamitë e tyre dhe gërshetat e gjata të zeza ishin ato që i përdornin mirë plaçkat. Pranë meje, një grua kishte një trajstë me bukë të bardhë të freskët, sapo kishte dalë nga furra. Para saj ishte gruaja që dëgjova duke debatuar me shoferin për vendosjen e një çarçafi të madh me kërcej dhe lule, disa prej të cilave kishin mbushur dyshemenë e autobusit.

Për fat të mirë dhe për kureshtjen time, njoha gruan e cila mu prezantua si Gruaja e Naimit. Ishte eksperte e bimëve dhe e zonja e çarçafit që po kthehej në shtëpi nga Kukësi. Më tregoi se tashmë bimët kërkoheshin pa kërcell dhe këto të fundit ua jepte dhenve kur kthehej në shtëpi.

Bimët që kishte mbledhur ishin medicinale dhe janë pjesë e një tregu të madh ndërkombëtar. Më tregoi lulen e verdhë që njihej si lulja e gishtit, pasi sapo ta merrje në duar mblidhej si gishtat e dorës. Një euro për kilogram ishte.

Një tjetër kishte mbledhur lule murrizi. Unë ndërkohë po mësoja më shumë, edhe për fshatin. Të gjitha lulet që këta koleksioniste mblodhën, përfundimisht u larguan nga malet dhe zbritën në Kukës për t’u shitur për eksport. Fshati i njohur si Çaj është tipik për pjesën më të madhe të Shqipërisë, eështë 77% malor dhe përfiton nga një klimë dhe tokë mesdhetare me fare ndotje kimike.

Të gjithë këta faktorë i bëjnë bimët e mbledhura të egra shqiptare veçanërisht të kërkuara ndërkombëtarisht. Industria ofron mundësi të mëdha ekonomike për gratë që ishin në autobusin tim, megjithëse të korrat e tyre duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare si p.sh. të mos kenë shumë material të papërdorshëm – si kërcell.

BBC: Bimët në malet shqiptare që na mbajnë të rinj.

Kur mbërrita në shtëpinë e familjes Donika Musaj, Bujtina Musaj, shpresoja se mund të përshëndetesha me nënshkrimin “çaj mali”, një pije qetësuese, e verdhë si drita e llambës, që është bërë nga bima e hekurit, Sideritis syriaca. Në vend të kësaj më shërbyen një tisane më të errët, të bërë nga boronicat e thata. “Ne kemi mbledhur 100 kg boronicë vitin e kaluar,” tha Musaj ndërsa piva lëngun e antioksidantëve me kënaqësi.

Kjo familje dhe ato të përfaqësuara në autobus ishin vetëm disa nga më shumë se 100,000 familje shqiptare të përfshira në kultivimin ose korrjen e bimëve medicinale dhe aromatike. Në të gjithë vendin, kjo është afërsisht një në çdo shtatë shtëpi të lidhura me këtë sektor, i cili gjeneron deri në 28 milion dollarë në eksporte. Midis viteve 2018 dhe 2019.

“Eja të shohësh”, tha Musaj dhe më çoi lart për të më treguar kontributin e fundit në atë tonazh të madh bimësh. Ballkoni i saj i sipërm dukej si livadh. Kishte bërë një qilim me lëpusha që thahen në ajrin e ngrohtë të verës. Ajo i kishte lidhur dhe nuk kishte rrezik të binin.

Nga Kukësi, përmes ndërmjetësuesve dhe eksportuesve, bimët e tyre shkonin në kompanitë jashtë vendit që janë të uritura për një cilësi të mirë të ;primula veris;. Përdoren si toners, serume dhe maska sysh me epitete si “shkëlqim” dhe “përsosje e lëkurës”, “shkëlqyes” ose “anti-plakje“, por ato produkte që ne shohim në revistat tona të bukurisë varen nga procesi i tharjes në këto ballkone shqiptare. Mendova për kremin që vura këtë mëngjes dhe pyeta veten se sa orë u desh për ta bërë.

Ndërsa udhëtoja edhe më në veri të Shqipërisë, në anë të rrugës gjeta një grup tjetër grash me çehre të freskëta që tërhiqnin gjethet. Ata thanë se kishin udhëtuar nga një fshat aty pranë i quajtur Gruemirë – emri përkthehet si “Grua e Mirë”. Ata ishin duke punuar me helikrium dhe unë pyeta nëse mund t’u bëja një fotografi.

“Po, por të lutem më bëj të dukem bukur”, tha me buzëqeshje njëra prej tyre. A i detyrohesha ta bëja? Në fakt e kishte në dorë sekretin e bukurisë.

Marrë nga Tiranapost

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elizabeth gowing natyra shqiptare elizabeth gowing natyra shqiptare


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin