"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
BE heq nga axhenda integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë
7 December 2020, 09:56Nga DOSJA
BRUKSEL– Kuadri negociues me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga axhenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut.
Në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor.
Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Nuk është e pamundur që çështja e zgjerimit të mos ngrihet, por agjenda është tashmë e plotë,” u tha në Bruksel.
Presidenca gjermane e Këshillit të BE thotë se ata janë të irrituar nga pamundësia e përparimit në çështjen e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, e cila, të paktën tani për tani, ka bllokuar procesin e miratimit të konkluzioneve për të gjitha vendet e zgjerimit.
“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të arritur një kompromis, por është e pamundur ta bëjmë deri më tani. Ne jemi të pakënaqur me faktin se Bullgaria po bllokon negociatat e pranimit për shkak të çështjeve bilaterale historike që nuk i përkasin kontekstit të zgjerimit,” tha diplomati i lartë i BE.
Ai deklaron se për shkak të bllokimit të kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, edhe Shqipëria është bllokuar. Në Bruksel, ata vërejnë se negociatat po vazhdojnë, por se nuk ka shumë optimizëm rreth rezultatit pozitiv deri në fund të vitit.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Me shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen në “lockdown” dhe vendosjes së ndalimit të hyrjeve, udhëtarët e Krisht...
Bashkia e Gjirokastrës ka reaguar për herë të parë pas masakrës që u bë pak ditë më parë me helmimin masiv të kafshëve të rrugës. Në një lidhje me Skype me “Abc...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit rikthen në garë për Gjykatën Kushtetuese, magjistraten Zhaklina Peto. Vendimi është marrë ditën e sotme nga togat e...
KORCË– Policia ka vënë në pranga një nga autorët që dyshohet se kanë grabitur me dhunë pronarin e një pike exchange. Policia ka arrestuar Ilia Temon, i cil...
FIER– Policia ka arrestuar 2 shtetas të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në total janë sekuestruar 4 doza me lëndë narkotike kokainë, ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin se nga sot ka filluar krye...
TIRANË– Ditën e djeshme në emisionin ‘E diell’ gjatë rubrikës “Rrethit Katror” u diskutua për eutanazisë, e cila quhet ndryshe edhe si “vdekje e ëmbël”.Alf...