LIVE UPDATES
Aktualitet

BE na tregoi se Korridori i Tetë për shqiptarët është në vdekje klinike

20 June 2021, 05:31 Nga DOSJA
BE na tregoi se Korridori i Tetë për shqiptarët është

Nga Sabina Veizaj

Pak ditë më parë Bashkimi Europian shpalli se do t’i dedikonte një fond prej 29 miliardë eurosh me fokus investimet, Ballkanit Perëndimor.

Mes projekteve që BE ka përcaktuar të investojë në Shqipëri, është edhe përshpejtimi i punimeve në hekurudhën e Korridorit 8 ndërmjet Shkupit dhe kufirit me Bullgarinë.

Në fakt ky projekt dhe viti në të cilin ndodhemi duhej të ishte faza e tretë dhe përfundimtare e përmbylljes së ndërtimit të Korridorit të Tetë, por në fakt  të kujtojnë një mundësi të humbur të vendeve të Ballkanit në përpjekjen për t`u bërë të mëdhenj, dhe  që tani janë ende rajoni më i varfër i Europës.

Ky do të ishte edhe gjykimi i kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili ishte edhe iniciator i një paneli sëbashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përballë Bankës Botërore për të negociuar projektin e Korridorit 8 në fund të 2017-ës.

Të tre kryeministrat do të kërkonin mënyrën e financimit të projektit të Korridorit 8, si për pjesën rrugore, ashtu edhe për atë hekurudhore.

Në fakt bërja publike e lajmit rezultoi si konsumim politik sepse mandej nuk u diskutua më për të.

Por lajmi i fundit nga BE për fanicimin e hekurudhës tregoi se vetmëm një copëz e vogël e këtij projekti të madh do të jetë në vëmendjen e  Unionit.

Korridori i Tetë që kur u dizenjua do të ishte një shans për zhvillimin ekonomiko-social për  Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, tre vendet ku do të kalonte dhe do ti bënte ata më me influencë në kuptimin gjeopolitik.

Po ekspertët mendojnë se ai është një projekt i dështuar që ngërthen disa faktorë gjeopolitikë dhe faktorë banalë të brendshëm. Ekspertët mendojnë se nuk ka shanse që ky projekt të rizgjohet për të njëjtat arsye dhe sa herë është përmendur, ka qenë për konsum politik.

Profesor Selami Xhepa që asokohe ka qenë këshilltar i parë i kryeministrit Berisha ka kryesuar takimet nga pala shqiptare për Korridorin e Tetë thotë për gazetën “Si” se është një ëndërr e parealizueshme. Arsyet ia faturon kusureve gjeopolitike.

Në krye të herës kujton ai se takimi i parë i kryer në Itali ishte për të lobuar për Korridorin e Tetë ku Shqipëria ishte pro investimit për gjurmën që kalonte nga Porti i Durrësit dhe rrjetin rrugor, por Italia kërkonte gjurmën tek Porti i Barit dhe çdo shtet i përfshirë kishte pretendimet e veta.

“Më 1997 ky konflikt nuk gjeti mbështetje nga Greqia në konferencën e zhvilluar aosokohe me përfaqësues të lartë të shteteve. Greqia kërkonte një korridor tjetër duke mbështetur një rrugë paralele Igumenicë-Athinë. Nuk ka patur rezultat. E njëjta histori edhe në vazhdim. Nuk ka interes dhe përpjekje për ta riaktivizuar. Por në të njëjtën kohë, ka nevojë për rifreskim kombëtar të infrastrukturës.”- shpjegon Xhepa.

Të njëjtën logjikë ndjek edhe ish zv/ministri i transporteve i viteve pasardhëse Sadedin Çeliku . Ai mendon se arsyet që ky projekt nuk u shpu përpara kanë të bëjnë me nacionalizmat e shteteve të përfshira ku secili dëshironte të mbështeste atë korridor që i leverdiste më shumë nga ana ekonomike dhe gjeopolitike njëkohësisht.

“Korridori i 8 është i dështuar sepse BE ndryshoi politikat, Shqipëria karakterizohet nga një parazitizëm. Pasi jam larguar unë nuk është bërë asnjë takim më në këtë drejtim. Evropa ka 24 korridore dhe çdo shtet sheh interesat e veta. Tashmë lufta e ftohtë ka përfunduar dhe zbulimet e kundrazbulimet janë fokusuar në teknologji dhe ekonomi. Ju e dinii që rusët po kërkojnë dalje nga Greqia për Itali e në Perëndim për të shmangur ndërkohë dhe dubluar rrjetin nga Ukraina e më tej. Në sinkron të këtyre interesave është dhe Turqia e cila ka pretendimet e veta. Ndërkaq Bashkimi Evropian më duket se është më e interesuar të ndërtoj rrugën Egnatia pra portin e madh të Igumenicës, të cilën e ka financuar me 15 miliard euro, ndaj nuk besoj se ka gatishmëri dhe vullnet për financimin e Korridorit të tetë..”- thotë Çeliku

Sipas ish zv/ministrit Çeliku, nga pala shqiptare nuk ka patur vullnet dhe aftësi profesionale për të këmbëngulur dhe lobuar për këtë projekt të rëndësishëm strategjik

Sipas tij, nga pala shqiptare projekti nuk është vlerësuar në terma teknik, por vetëm në terma politik, mandej edhe BE ka ndryshuar politikat dhe gjykimin në lidhje me rëndësinë e projekteve.

Korridori i Tetë është një projekt shumë i gjerë që përmban brenda tij porte, aeroporte, hekurudhë, gazsjellës, etj.. Rrjeti rrugor përfshinte Burgas-Varna-Sofje zbriste në Shkup, dilte në Qaf Thanë që ishte projekti ynë, Elbasan- Tiranë nga Qaf Kërraba e mandej u shtua edhe Durrës-Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë së bashku me aksin dhe Tiranë – Blladë(rruga e Arbrit që është sot)”- kujton Çeliku.

Korridori i Tetë deri në përfundim do të kalonte në tre faza: 1998-2003, 2003-2010 dhe 2010-2020, pra ky vit do të ishte përfundimi i projektit të madh.

“Ky projekt parashikonte ndërtimin edhe të  naftësjellësit dhe gazsjellësit nga Burgasi e Varna-Shkup-Patos-Vlorë nga ku në det të hapur do të ndërtoheshin pontilet larg ( rezervuarë nafte) portit Vlorës. Sipas saj, parashikohej që 10% e fitimit ta merrte Bullgaria,dhe nga 5% respektivisht Maqedonia dhe Shqipëria, pra ndarja në raport me gjatësinë e shtrirjes së tubacionit. Secili nga këto vende kishte të drejtë të përdorte për nevojat e veta 15% të sasisë naftës çka Shqipëria do të kish mundësi që me atë sasi të plotësonte nevojat”.- shpjegon Çeliku .

Ndërsa për hekurudhën përgjatë Korridorit duhen mbi një miliard euro për 500 km pasi mungojnë tërësisht terminalet e pasagjerëve e mallrave, magazine, sinjalistika, rrjeti i amortizuar kërkon shina, ballast, aksensorë, paisje makineri etj.

Kërkohen fonde për ndërtimin e segmentit Pogradec-Lin ( pjesa jonë ) se pjesa Maqedone ka distance më të madhe dhe tanimë ka pëfunduar deri në Linë.

Por këtu, hyn natyra parazitare e Shqipërisë, sipas Çelikut, i cili mendon se janë edhe kusuret që Shqipëria nuk zhvillohet dot vetë, por pret gjithmonë borxhe nga të tjerët.

Sipas tij, projektet e kryera infrastrukturore deri më tani janë mbështetur rastësisht, por jo në kuadër të korridorit, por sepse nuk mund të bëhet dot ndryshe, si  TAPI, Korridori Blu, etj.

Të njëjtën gjë mendon edhe Albert Gajo, ish-zëvendësministri i Integrimit Europian. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka projekte të reja në mënyrë që të përfitojë sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

“Po përgatitet një program 7-vjeçar, me BE-në që po krijon disa akse që shkojnë në linjë me prioritetet e BE-së, por që nuk janë domosdoshmërisht prioritetet e vendeve të caktuara. Shqipëria është e kualifikuar për dy projekte që janë të vjetra: korridori blu dhe Skavica. Nuk ka projekte të tjera nga qeveria shqiptare. BE-ja është e gatshme të subvencionojë, por ne duhet të rirregullojmë programet tona sipas linjës së Bashkimit Europian. Duhen programe të mirëfillta qeveritare që janë harruar këto 4 vitet e fundit”, thotë Gajo.

Pyetjes se si duhen përdorur paratë e BE-së, Gajo mendon se: “Kryeministri Edi Rama theksoi se ne duhet të bëjmë përpara në aksin energjetik dhe të mjedisit sepse e kupton që në këto dy akse nuk ka programe të mirëfillta. Në një farë mënyre i lutet BE-së që ta ndihmojë për rindërtimin e kësaj strategjie që t’i përshtatet BE-së. Ne nuk kemi programe për energjinë e rinovueshme për shembull”.

Korridori 8 –të është nismë e filluar nga viti 1996 nga Presidenti i SHBA-të, Z. Bill Clinton. Sipas iniciatorit ky korridor do të kalonte nga Bullgaria,Maqedonia dhe Shqipëria për të kaluar në Bari/Brindisi ose siç u quajt më vonë Korridori Lindje-Perëndim dhe anasjelltas. Për të negociuar lidhur me këtë projekt SHBA-ja kishte ngarkuar TDA ( Agjencia e Zhvillimit dhe e Tregtisë).

Financimi për realizimin e këtij Korridori do të bëhej nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian dhe për këtë qëllim qeveria Amerikane krijoi enkas kompaninë AMBO e cila ka germat e para të shteteve respektive nga ku do të kalonte korridori. Për organizimin e studimit të fizibilitetit dhe projektet u caktuan firma amerikane Bechtel. Financimi ishte grand amerikan prej 30 milion dollarë një pjesë e të cilave përfitoi dhe hekurudha shqiptare.

Por kohët ndryshuan dhe konkurrentët e Shqipërisë në gjeostrategji fituan si gjithnjë. Veçanërisht grekët të cilët fal zotësisë, intuitës për të kuptuar rajonin dhe lobeve arritën të ndërtojnë rrugë kokurruese, portin e Selanikut, autostradën e Igumenicës, zgjatën rrugën Egnatia etj… Ndërsa ëndërrën shqiptare dhe shumë para e mund i vdiqëm. Këtë na e konfirmoi edhe BE pak ditë më parë

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet boyko borisov korridori i 8 sadedin çeliku selami xhepa zoran zaev boyko borisov korridori i 8 sadedin çeliku selami xhepa zoran zaev

Sondazh

Aktualitet 19 June 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin