LIVE UPDATES
Bota

BE premton ndihmë për vendet fqinje të Afganistanit

1 September 2021, 06:59 Nga DOSJA
BE premton ndihmë për vendet fqinje të Afganistanit

Se sa shtetas afganë duhet të nxjerrë BE-ja nga Afganistani, dhe se sa duan të largohen nga vendi i tyre, këtë as ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian nuk e dinë. Vetëm Gjermania përllogarit deri në 40 mijë vetë, ish-bashkëpunëtorë lokalë me familje, si edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë si destinacion Gjermaninë. Këtë e bëri të ditur të martën kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Berlin, para një bisede me homologun e saj, austriak, Sebastian Kurz. Pjesa dërrmuese e tyre është ende në Afganistan, ku talibanët tani kanë marrë pushtetin.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, premtoi se do të përpiqet të nxjerrë sa më shumë ish-bashkëpunëtorë të Gjermanisë dhe familjarë të tyre nga Afganistani. Sipas tij, ata nuk do të kenë nevojë të kalojnë procedurën e azilit, por do të pajisen me leje qëndrimi. E njëjta procedurë do të vlejë edhe për aktivistët për të drejtat e grave, gazetarët dhe gjyqtarët.

Kurse sa u përket refugjatëve që nuk janë drejtpërdrejt pjesë e stafit lokal, Bashkimi Evropian ndoshta do të jetë më pak bujar. BE-ja nuk dëshiron të premtojë ende se sa afganë, që kanë nevojë për mbrojtje, mund të sillen në mënyrë të rregullt në Evropë, direkt nga kampet e refugjatëve në Pakistan ose Iran, nëpërmjet një programi të quajtur “Shpërngulje” (Resettlement). “Është ende herët për ta thënë këtë”, tha Komisionerja e BE -së, Ylva Johannson, e cila është përgjegjëse për migracionin. Johannson tha se do të organizojë së shpejti një forum migracioni, së bashku me SHBA, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera, ku do të diskutohen ofertat konkrete.

Frika nga “efekti tërheqës”

“Unë nuk mendoj se bëjmë mirë të flasim që tani për shifra, sepse shifrat natyrisht shkaktojnë efekt tërheqës. Dhe ne nuk e duam këtë,” paralajmëroi ministri gjerman, Horst Seehofer. Efekt tërheqës” (në anglisht: pull-effect) do të thotë kur emigrantët inkurajohen të largohen nga vendi i tyre, vetëm sepse dëgjojnë se kanë shans që të pranohen si refugjatë. Por ky efekt është i diskutueshëm midis studiuesve të migrimit.

Edhe në radhët e BE-së, qasjet dallojnë nga vendi në vend. Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, nuk dëshiron të pranojë më refugjatë nga Afganistani. Mesazhi i tij për afganët: “Qëndroni aty ku jeni. Ju do të ndihmoheni në rajon.” Edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, e ritheksoi këtë të martën në Berlin, para bisedës me homologen gjermane, Angela Merkel.

Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, është kundër pranimit të refugjatëve nga Afganistani: Këtu në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel, të martën, më 31 gusht, në Berlin

Ndryshe mendon, ministri i imigracionit të Luksemburgut, Jean Asselborn, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm: “Unë jam plotësisht i bindur se BE mund të bëjë më shumë në këtë situatë shumë dramatike në Afganistan duke pranuar njerëz që janë në rrezik jete,” tha ai. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Brendshëm, megjithatë mbështetën idenë e mbajtjes së refugjatëve afganë në rajon përsa kohë që të jetë e mundur, dhe u shprehën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE -së.

Viti 2015, kur një milion azilkërkues sirianë erdhën në Evropë, nuk duhet të përsëritet, u tha disa herë në Bruksel. Në vitet e mëparshme, ndihma për shtetet fqinje me Sirinë dhe financimi i kampeve të refugjatëve të OKB-së në to kishin qenë të pamjaftueshme. Kjo nuk duhet të ndodhë këtë herë, tha Komisionerja e BE-së për Migracionin, Ylva Johannson. Duhet të shmangim krizën humanitare, nëse duam të shmangim krizën e migrimit.

Ministri i Brendshëm gjerman, Seehofer, dëshiron të bashkëpunojë më ngushtë me Pakistanin dhe fqinjët e tjerë të Afganistanit, edhe pse Pakistani tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të pranojë refugjatë shtesë. “Duhet të shtojmë përpjekjet diplomatike”, tha Seehofer. “Shtetet fqinje të Afganistanit duhet të marrin mbështetje të fortë nga ne, nëse do të kujdesen për refugjatët.

Ministrat e Brendshëm të BE-së i kërkuan Komisionit të BE-së, në Bruksel, të hartojë një plan veprimi që përmban hapa konkrete dhe ndihmë për shtetet fqinje të Afganistanit. “Nëse veprojmë mirë dhe shpejt, atëherë nuk do të kemi përsëritje të vitit 2015. Nëse bëjmë gabime dhe humbim kohë me debate, atëherë nuk do t’i kemi punët mirë gjatë muajve të ardhshëm,” paralajmëroi Horst Seehofer në takimin special në Bruksel.

Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, është kundër pranimit të refugjatëve nga Afganistani: Këtu në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel, të martën, më 31 gusht, në Berlin

Pakti i migrimit i BE -së është ende i hapur

Që nga viti 2015, vendet anëtare të BE-së nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një politikë të përbashkët azili ose për një çelës për shpërndarjen e azilantëve. Për çështjen e refugjatëve shtetet anëtare të BE-së janë më të përçara sesa për çdo çështje tjetër. Komisioneri i BE -së, Margaritis Schinas, i cili në cilësinë e tij si komisioner për nxitjen e stilit evropian të jetesës, është përgjegjës edhe për çështjet e migrimit, barazisë dhe diversitetit, beson se kriza në Afganistan tregon se sa e nevojshme është që europianët të arrijnë një marrëveshje. “Gjithçka që ndodh rreth nesh na thotë se tani është koha për të ardhur në një vendim politik mbi paktin e migrimit dhe azilit. Ky është mesazhi për ne.”

Por kryetari aktual i Konferencës së Ministrave të Brendshëm, Ales Hojs, nga Sllovenia, nuk ka ambicie në këtë drejtim. Ai tha në Bruksel se “nuk besoj se mund të ndërmarrim hapa të tjerë në muajt e ardhshëm. Askujt nuk ia kishte marrë mendja, se papritmas do të kishim një problem emigrimi në Afganistan.” Ministri i Brendshëm i Sllovenisë, tha gjithashtu se temë e bisedës së ministrave të Brendshëm kishte qenë edhe rreziku që mund të sjellin imigrantët e rinj nga Afganistani. Të gjithë të sapoardhurit duhet të kalojnënjë kontroll sigurie. Duhet të sigurohet që kriminelët, të cilët tashmë janë dëbuar nga Afganistani, të mos e gjejnë rrugën e kthimit në BE. Dhe ai shtoi se “duhet bërë ç’është e mundur që Afganistani të mos bëhet përsëri një vendstrehim i sigurt për terroristët”.

Kritika nga Pro Asyl

Drejtori menaxhues i organizatës lobuese, Pro Asyl, Günter Burkhardt, kritikoi ashpër qëndrimin e ministrave të Brendshëm të BE-së. Sipas një deklarate të kësaj organizate, qeveritë e BE-së janë në procesin e ngritjes së “një fortese të lartë përreth Evropës.” Në vend që qëllimi të jetë organizimi i shpërndarjes së refugjatëve, qëllimi i tyre është të mbrohen. “Kjo është e pabesueshme,” kritikoi Burkhardt.

Sipas Komisionit të BE-së, numri i imigrantëve dhe azilkërkuesve nga Afganistani është rritur me një të tretën e numrit të një viti më parë. Në muajin maj, muaji i fundit ky për të cilin Komisioni disponon shifra, numri i tyre ishte përafërsisht 4 600. Por, qëkur u bë e qartë se SHBA dhe NATO do t’i tërhiqnin trupat e tyre, numri i emigrantëve afganë që kanë marrë rrugët për Evropë është rritur. Marrë nga Deutsche Welle

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota artikull nga deutsche welle be ndihmon vendet fqinje te afganistani artikull nga deutsche welle be ndihmon vendet fqinje te afganistani


Sondazh

Bota 1 September 2021, 06:41

AFGANISTAN– Presidenti amerikan Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani, një veprim që çoi në kthimin e mil...

Bota 31 August 2021, 19:34

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka marrë përsipër përgjegjësinë për dhënien fund të luftës në Afganistan, me tërheqjen e trupave amerikane. 24 orë pas ing...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin