"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
“Benz”-in plot me kanabis në Lezhë! Arrestohen dy të rinjtë nga Tirana
17 December 2021, 11:31Nga DOSJA
LEZHË– Dy persona me inicialet A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës pasi akuzojhen për trafik të lëndëve narkotike. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të dy po udhëtonin me mjetin tip “Benz” drejt Lezhës në momentin që u ndaluan nga policia. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues A. H. dhe pasagjer M. P., është gjetur një sasi kanabisi që është sekuestruar. Bashkë me të u sekuestruar dhe mjeti ku u gjet droga e dy aparatë ceularë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 20 vjeç dhe M. P., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin M. P., është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
VLORË– Dy persona janë arrestuar në qytetin e Vlorës pasi kanë ushtruar dhunë ndaj kunatit të tyre, personit me inicialet N.L. Policia informon se sh...
TIRANË – Duke nisur nga sot të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë që të porosisin targat e tyre të personalizuara, me emrat e tyre. Kështu, modeli që s...
TIRANË – Banorët e lagjes ‘5 maj’ në Tiranë po vijojnë me rezistencën e tyre për mbrojtjen e banesave, teksa ditën e sotme u shprehën se kanë marrë l...
TIRANË – Rrjeti për Gazetari të Pavarur ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë kur një gazetare e Fax Neës është sulmuar fizikisht nga dy pe...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për moskallëzim krimi për Orgest Drazhin për vrasjen e ndodhur tre ditë më parë ku viktimë mbe...