LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha: Basha gabon që më akuzon se bashkëpunoj me krimin, po ju futa unë…

18 November 2021, 19:52 Nga DOSJA
Berisha: Basha gabon që më akuzon se bashkëpunoj me krimin, po ju

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po bashkëpunon me krimin për mbledhjen e firmave. Në një prononcim për “Fax” dhe emisionin “Të vaksinuarit”, Berisha u shpreh se Basha gabonte me ngritjen e akuzave shtuar se ”po të hyjë pastaj me ushtar e nxjerr me këpucë të kuqe”. Po ashtu, në fjalën e tij, Berisha foli edhe për pretendimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili dje pretendoi se në mbledhjen e krerëve të degëve të PD-së, vetëm 5 prej tyre kishin dalë kundër Lulzim Bashës.

Intervista:

Berisha: Së pari të falenderoj për investigimin. Të gjithë ata që u shfaqen para kamerave një nga një, dëshmuan se janë në një mision të madh. Çdo media është e ftuar të bëjë të njëjtën gjë. Natyrisht, ata të cilët nuk pranojnë të bëjnë publike të dhënat e tyre personale janë të respektuar plotësisht. Në këtë mes, 4200 firma, përfaqësojnë shumicën e kuvendit të PD-së. Dua të informoj se janë mijëra të tjerë që kanë dëshirë të firmosin, por që janë jashtë shtetit. I kërkoj ndjesë atyre, se vendosëm të mos i përfshij mbasi firmsoja e tyre ishte problematike për shkak se duhej firmë elektronike dhe mekanizma të tjera. Pra siç e shihni ju, ka një angazhim masiv të delegatëve për të mbledhur Kuvendin e rithemelimit. Kuvend defakto i rithemelimit të pluralizmit politk. Pengkryetari e ka shndërruar opozitën në fasadë opozitë.

Kalaja: Kemi dëgjur z.Basha që ju ka akuzuar ju për lidhje me botën e krimit për të siguruar firmat.

Berisha: Tani unë po merrem me fuqishëm se kurrë me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Tani përqëndrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, që ka goditur pluralizmin politik, dhe ky klan është klani Rama dhe “pengBasha”. Ai gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe. Tani po merrem me bajzolë të krimit. Ka krim më të shëmtuar sesa të atakosh pluralizmin. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e pengkryetarit.

Kalaja: Bardhi ka thënë vetëm 5 ju mbështesin?

Berisha: Po, po. I them unë nga të pranishmit, mbi një 20 të tjerë hodhën poshte me heshtje kërkesat e pengkryetarit. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar. Natyrisht pati një grup të vogël, i cili mbajti qëndrim proBashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi. Me datë 11, PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi,. Ata do të krijojnë një fushatë për t’i bërë fresk kreut të Meduzës.

Në disa intervista të njëpasnjëshme për mediat sot, Basha u shpreh se Berisha po ndihmohej për mbledhjen e firmave nga personazhe të skeduar, duke përmendur: Suel Çelën, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. Sipas Bashës, Berisha kishte përgjegjësi pasi nuk po distancohej publikisht ndaj tyre.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Aktualitet 18 November 2021, 11:56

Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

TIRANË– Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Mësohet se Qendro ka marrë zyrtarisht postin e ri me vendim të këshillit të ministra...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin