LIVE UPDATES
Insights

Berisha duhet të pranojë 18 dhjetorin me njerëzit e 11 dhjetorit

16 November 2021, 12:26 Nga DOSJA
Berisha duhet të pranojë 18 dhjetorin me njerëzit e 11 dhjetorit

Nga Nikoll Lesi

Deri dje isha pro lëvizjes së Doktorit, pra Saliut, sepse pavarësisht nga se u nis ai, për demokratët apo për vete, “Foltorja” ishte një gjallërim, karikim i bazës së deziluzionuar të demokratëve nga humbjet e njëpasnjëshme të BASHËS si kryetar. Ndonëse nuk e besoj akoma se Basha ka vendosur krejt i vetëm për disa vendime të mëdha politike si dorëzimi i mandateve, mosfutja në zgjedhjet lokale apo heqja nga lista e emrave historikë si Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj.

Berisha ishte dhe mbetet Burrë Shteti, paçka se ka shumë akuza mbi supe, ka lejuar apo bërë të pabëra të mëdha shqiptare.
Duam apo nuk e duam Saliun, ai bashkë me Ilir Metën u hoqën vizat për në BE shqiptarëve e kjo është historike. Saliu dhe Meta futën Shqipërinë në NATO. Ndërkohë që RRUGA E KOMBIT ka firmën e Sali Berishës. Nëse nuk e bënte Berisha atëkohë, edhe sot e kësaj dite Kosova dhe Shqipëria do ishin dy shtete të ndara përgjithmonë prej moskomunikimit me infrastrukturë moderne.

Tani Lulzim Basha thotë se edhe ai e bëri Rrugën e Kombit, por nuk është ashtu pasi ishte thjesht ministër Transporti e zbatoi vendimmarrjen e Berishës.
Sot nuk po përmendim edhe disa ta pabëra të Sali Berishës kur në pushtetin e kohës së tij, në 26 maj 1996, ai shkeli për herë të parë institucionin e votës së lirë duke futur duart në kutitë e votimit.
Dhe që prej asaj dite të tmerrshme të 26 majit 1996 nuk ka më zgjedhje të lira në Shqipëri. Sot është perfeksionuar vjedhja dhe blerja e votës së lirë. Por iniciuesi apo ai që prishi i pari votimet ishte Sali Berisha.
Nuk po themi se dogji e shkatërroi median e lirë të kohës, pasi ajo tani ka vendim të gjykatës së lartë me firmë e vulë për pushtetin kriminal të PD-së më 2 mars 1997, kur dogji KOHA JONË tamam si nazistët.
Por le të kthehemi në kohë dhe te vijmë te dueli Berisha- Basha për PD-në.
Siç thashë në fillim Foltorja e nxori PD-në nga përgjumja, asfiksia dhe monotia e pesimizmit se “me Lulin jemi në opozitë gjithë jetën”. Berisha gjallëroi bazën, frikësoi kryeministrin Rama për mundësinë e fillimit të protestave pa ndalesë në sheshin para kryeministrisë.
Ndërkohë Basha sulmon nga selia blu dhe nga salla e parlamentit, por kjo nuk mjafton për t’u përballur me regjimin e Ramës. Kryeministri me këtë mënyrë opozitare të Bashës rri deri pas viteve 2030 në pushtet.

Deri këtu jemi me Berishën si lëvizje e jo si mbrojtje personale!

Një vend pa opozitë të fortë dhe të besueshme është shtet autokratik e aq me tepër në Shqipëri ku kryeministri kthehet në mbret.
Firmat e delegatëve të PD janë për Berishën. Nëse janë të vërteta, që prapë mendoj se janë të sakta, ata duan Kuvendin dhe largim të Bashës.
Deri këtu prapë jemi dakord se Kuvend duhet të ketë. Deri pardje Basha deklaronte se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD!
Lëvizja 180-gradëshe e Bashës natyrisht ishte djallëzore dhe e mirëllogaritur, siç doli mbrëmë vonë deri në perfeksion diabolik.
Basha vendosi me kryesine se me datë 18 dhjetor do të kemi Kuvend të PD, nderkohe qe data 11 dhjetor ishte shpallur nga Saliu.

Nëse Berisha dhe Basha, siç thonë formalisht në publik, duan një PD të fortë dhe të përbashkuar duhet të gjenin një zgjidhje për duelin final mes tyre e ku njëri mbetet e tjetri mund të rrijë si fraksion në PD. Aq me tepër që projekt-statuti që kërkon Berisha është shumë jetësor për një PD e cila synon të vijë në pushtet.
Nga ana e tij Basha për ti gërricur nervat Saliut nxori agjendën e Kuvendit me disa pika që nuk përkojnë aspak me atë që duan demokratët e firmave dhe Saliu. Mendoj se e bëri kastile për të provokuar Saliun, siç ia arriti fatkeqësisht, dhe për ta nxjerrë atë në sytë e publikut dhe sidomos të bazës demokrate se BERISHA

NUK ËSHTË NJËRI I KOMPROMISIT PËR PD, POR E KA HALLIN TE HALLET E VETA.

Berisha doli mbrëmë me nxitim e sipër dhe tha JO më 18 dhjetor, duke sjellë që Basha të fitojë lojën për momentin në sytë e publikut.
Nëse Berisha do të këshillohej apo të ishte më i qetë pas kësaj lëvizje shahu politik nga Basha, ai si njeri i rrahur me “ vaj e uthull” do të bënte një gjest sfidues historik për veten dhe PD; të thoshte PO, më 18 dhjetor do jemi aty të gjithë dhe nëse ka delegatët protij e bënte Lul Bashën të fliste me vete në sallën e Kuvendit sepse çdo akt do t’ia rrëzonte salla e Kuvendit live para miliona syve të shqiptarëve.
Ajo puna që siç tha Saliu mbrëmë se nuk mund të prekë vullnetin e 4200 delegatëve që kanë firmosur për datën 11 dhjetor, nuk e ha njeri pasi ata kanë firmosur një formular të bërë në zyrat e Berishës. Dhe mirë kanë bërë por të thuash tani se “janë ata që vendosin”, kur fare mirë të gjithë e dimë se si ka vepruar Berisha me PD-në tash 30 vite.
Natyrisht që vlerat e Saliut si ish-lider i kësaj partie mbeten historike dhe të gdhendura në selinë blu, porse të na bëjnë sikur nuk mund të bindë 4200 delegatë për ta ndryshuar datën, nga 11 në 18, këtë nuk e ha asnjë.
Berisha do të hynte në histori për së dyti nëse mbrëmë thoshte: Po, për hir të mospërçarjes dhe për shkak se më ka ftuar kastile do shkojmë më 18 dhjetor atje, te logu i burrave për ta dërmuar mu në sallë.
Nëse siç thotë se ka shumicën e delegatëve sapo të hynte në sallën e Kuvendit dhe delegatët te ngriheshin të gjithë në këmbë duke thirrur: Sali Berisha, Sali Berisha, kaq do ishte dhe Kuvendi mbaronte punë.
Por Berisha nuk e ka pranuar deri tani këtë duel.
Tani detyrohemi të bëjmë “avokatin e djallit”. Nga dje Basha fitoi sfidën publike me Saliun derisa kanë filluar të qarkullojnë teoritë konspirative se Berisha nuk ka garanci te votimi i fshehtë në Kuvend etj etj.
Ndaj Sali Berisha duhet të bëjë aktin publik të sfidës: të pranojë vetëm një Kuvend, atë të datës 18 dhjetor me njerëzit e datës 11 dhjetor!

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

opinione opinione aksioni i berishes nikoll lesi sali berisha aksioni i berishes nikoll lesi sali berisha

Sondazh

Insights 7 November 2021, 06:05

Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu

Nga Redi MuçiSeriali i Netflix-it që ka tejkaluar çdo rekord shikueshmërie, Squid Game (Loja e kallamarit), duket sikur ka kapur të papërgatitur k...

Insights 6 November 2021, 20:49

Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Nga Alma LleshiAshtu sikurse Virginia Woolf do të shprehej rreth 100 vite më parë: Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë! Lulzim Basha nuk i kurseu as gratë. Ta...

Insights 6 November 2021, 16:12

Berti, u bë Shqipëria

Berti zgjohu mor sheprak . Pse s’dëgjon thirrjet e mia . Të kam thënë s’do jetë shumë lark . Ja u bë Akademia . ********* Ngreu merr libra e shk...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin