"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
VD-Berisha: Kërcënuan të rinjtë e FRPD-së, demokratët të distancohen
13 December 2021, 14:51Nga DOSJA
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para mediave se disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë kërcënuar në zyrat tyre. Nga selia blu, ish-kryeministri akuzoi për këtë ngjarje kryetarin aktual të partisë Lulzim Basha duke theksuar se ai do të mbajë përgjegjësi për çdo akt dhune ndaj demokratëve.
Më tej, Berisha u bëri të gjithë mbështetësve dhe simpatizantë të PD-së që të distancohen nga akte të tilla.
“Kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së në zyrat e tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal, këtë qëndrim që dëshmon shtyrjen e vërtetë të njeriut që ka marrë peng para dy ditësh. Do jetë përgjegjës për çdo akt dhune që bandidtët e tij do ushtrojnë këtu dhe në mbarë Shqipërinë. U bëj thirrje demokratëve të distancohen nga këto akte të turpshme që s’kanë ndodhur kurrë në PD as në ditën e themelimit. Ata që na kthenin armët ishin agjentë të Sigurimit të Shtetit, banditë të ish-diktaturës. Por, ish-kryetari të bëj një akt të tillë, është një krim i shëmtuar”, deklaroi Berisha, i cili më pas u largua nga selia e Partisë Demokratike.
TIRANË – Mbërritja e Sali Berishës në selinë e Partisë Demorkatike ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin dhe ...
TIRANË– Mbledhja në zyrën e Partinë Demokratike po zhvillohet për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Dosja.al ju sjell pamje nga mble...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është filmuar teksa shkruante në telefon. Nuk dihet se më kë po fliste Basha mirëpo duke parë ng...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se nuk e ka pritur mirë ardhjen e papritur të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë e P...
TIRANË– Forca të shumta policie kanë rrethuar godinë e Partisë Demokratike. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ngjitej në shkallët e selisë demokratike, nuk ka nguruar që të përshëndesë punonjësit. Ai ka kërkuar nga ...