LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kur ndërtuam Rrugën e Kombit lobova që kjo që të shtrihet në Prishtinë-Nish

16 September 2020, 20:27 Nga DOSJA
Berisha: Kur ndërtuam Rrugën e Kombit lobova që kjo që

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e cilësoi marrëveshjen e Washingtonit si historike, duke thënë se bazohet në doktrinën e Donald Trump, sipas së cilës, ekonomia mund t’i përmirësojë raportet mes shteteve.

“Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshje historike për vetë vendin ku është firmosur, për vetë praninë e presidentit të SHBA-së në atë akt dhe për një seri faktorësh të tjerë. Natyrisht, ajo marrëveshje kërkon zbatim dhe domosdoshmërisht nuk duhet të pësojë fatin e marrëveshjeve të tjera, por duhet të zbatohet dhe në këtë kontekst nuk them se nuk ka një lloj ndikimi thuajse të sigurt rezultati i zgjedhjeve të nëntorit në SHBA. Marrëveshja bazohet në doktrinën e Donald Trump, sipas të cilit, marrëdhëniet intensive stabile ekonomike ndikojnë në përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve politike. Ky është një leksion i përsëritur me dhjetëra, mos qindra herë, në historinë e marrëdhënieve midis vendeve të paktën në 100 vitet e fundit – dhe në këtë kontekst unë e quaj këtë një hap të padiskutueshëm pozitiv, edhe si ide”.

“Marrëveshja e stabilizimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve përbën kontribut të madh dhe historik në infrastrukturën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis Kosovës dhe Serbisë. Habitem me disa komente të skeptikëve të dobisë së kësaj marrëveshje. Marrëveshja e zbatuar do të thotë Kosova me një infrastrukturë ultra-moderne, do të thotë portet e Shqipërisë absolutisht portet më të rëndësishme të rajonit, ashtu siç janë nga natyra”.

“Ka një element të rëndësishëm për popullin shqiptar. Marrëveshja ka shtruar si pikë kryesore të pagjeturit të cilët janë me mijëra shqiptarë, ndërkohë që Beogradi e ka formuluar një dosje me 300 ose 400 emra pa dokumente, por për mua është tepër e rëndësishme gjetja e atyre që janë zhdukur nga barbaritë serbe që kanë ndodhur në Kosovë”.

Duke folur për pikën 2 të marrëveshjes, e cila parasheh një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në Adriatik, Berisha në një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës tha se kjo pikë e marrëveshjes është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe lidhjet e tyre me Evropën Qendrore.

Ai madje tha se për një ide të ngjashme edhe ai kishte lobuar kohë më parë.

“Kur ndërtuam Rrugën e Kombit publikisht dhe privatisht kam lobuar që kjo rrugë të shtrihet Prishtinë-Nish dhe këto janë me dokumente. Që në atë kohë jam përpjekur dhe kam lobuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ka ekzistuar projekti austro-hungarez, i vitit 1917, i lidhjes së Kosovës me hekurudhë me Shqipërinë që kalonte Pejë-Shkodër që edhe sot janë pykat e trajektores së asaj hekurudhe. Unë u përpoqa të gjeja mos kishte ndonjë projekt në arkivat e hekurudhës austriake, por nuk gjeta gjë. Sidoqoftë ajo hekurudhë është rimarrë tani me shumë seriozitet nga Qeveria Hoti, dhe e vërteta është se edhe para Washingtonit kjo qeveri e ka vendosur si çështje kryesore në agjendën e bashkëpunimit me Shqipërinë. Një hekurudhë e tillë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për portet e Shqipërisë”.

“Natyrisht është absurde të mendosh se Kosova dhe Shqipëria ndërtojnë një infrastrukturë për të përjashtuar vendet tjera, qoftë edhe Serbinë. Nuk ndodh kjo në botë. Nga kjo hekurudhë dhe nga ky korridor që ndërtojnë Shqipëria dhe Kosova përfitojnë Serbia, Bullgaria, si një pjesë e Hungarisë dhe Rumanisë”.

“Kjo forcon Shqipërinë dhe Kosovën shumë, natyrisht edhe lidhjet e tyre me Europën Qendore bëhen më të fuqishme”.

Marrë nga Klan Kosova

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marrëveshja kosovë-serbi sali berisha marrëveshja kosovë-serbi sali berisha

Sondazh

Politike 16 September 2020, 15:09

TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, në një postim në rrjtetet sociale i është përgjigjur akuzave të Myslim Murrizit duke iu shprehur se nuk ka qenë kurrë b...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin