Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Që herët disa kritikë kanë shpallur se Niçe ishte më shumë një poet rrebel, ai nuk krijoi një shkollë mendimi si fjala vjen, Kanti apo Hegeli. Por sërish, krijoi turbulenca që ende sot vijojnë të ndihen.

Kur shpalli se Zoti ka vdekur, kur hodhi mes nesh profetin e tij Zarathustra dhe krijoi Mbinjerun, Niçe e trazoi botën si askush tjetër më parë. Ai shkallmoi gjithë arkitekturën e mendimit dhe filozofisë deri në atë kohë. Prej fundit të shekullit të të 19-të e deri sot, filozofi gjerman ka ndikuar dhe ka ndezur polemika të vazhdueshme. Që herët disa kritikë kanë shpallur se Niçe ishte më shumë një poet rrebel, ai nuk krijoi një shkollë mendimi si fjala vjen, Kanti apo Hegeli. Por sërish, krijoi turbulenca që ende sot vijojnë të ndihen. Veçanërisht, tërmeti i tij ndikoi në teologji dhe në besimin e botës kristiane. Dihet mirë se çdo njohës, teolog, ushtrues, besimtar apo prift, ka një kundërshtar për të mundur. Ai është Niçe.
Kuptohet se tek ne, më së shumti jemi mjaftuar me debatin e madh që mendimtarët kanë bërë në këtë lëmi, dhe ose i kemi ndjekur në origjinal ose kemi pritur sa janë përkthyer. Por ka hulumtues që kanë bërë betejën e tyre.
Andrea Xhani është një avokat në Berat, me pasion të madh për teologjinë dhe mistikën. Ai i ka kushtuar shumë kohë shpalljeve të Niçes, dhe është përpjekur të luftojë me to. Në dy libra, “Zarathustra, Don Kishoti i Filozofisë”, dhe “Iluzionet Niçeane”, Xhani sjell argumentet e tij pse zbulesat e Niçes janë të pamjaftueshme dhe nuk ja kanë dalë të sjellin një rend apo udhëheqje morale e shpirtërore për botën, por vetëm kanë kontestuar atë 2 mijë vjeçare.
Xhani arrin në konkluzionin se Niçe me gjithë pretendimin nuk ja doli të krijojë një udhëzues universal për njerëzimin. I tillë ngelet vetëm burimi më i lartë i dijes dhe të vërtetës, ai hyjnori. Në këtë konteskt, autori dallon kufizimet dhe limitet njerëzore tek konkluzionet dhe librat e filozofit gjerman. Nëse Niçe goditi traditën kristiane dhe u përpoq ta çlirojë njeriun nga morali i fesë që e konsideronte një pengesë ose burg, sipas Xhanit, ai nuk ja doli të shtrojë një rrugë të re, një rend të ri, një lidership tjetër universal.
Jo pak filozofë dhe mendimtarë kanë tentuar të jenë zbulesa e re e botës për të hedhur poshtë ekzistuesen. Edhe Marksi ishte një nga ata. Ai ndikoi si pakkush, Europën dhe botën me manifestin e tij. Edhe ai shpalli se nuk ekziton shpirtërorja, por vetëm lënda, duke mohuar krijuesin. Por sërish, transhendentalja ka vijuar, dhe është pjesë e njerëzimit, aty ku bota gjen sërish burimin.
Eshtë shumë interesante që në ditët tona kur njerëzit nuk kanë shumë kohë për përsiatje e reflektim, ku shumica rend pas materiales, pas pasurisë, lakmisë dhe vesit, ka prapë njerëz që ndjekin pasionin për shiprtëroren, për mistikën, për debatet e mëdha të universit. Andrea Xhani është një nga ata. Në një qytet si Berati që nuk nxiton shumë, pasi mbyll punët e ditës si avokat, ai hulumton në temat e përtejme dhe na sjell libra si këto që ja vlen të lexohen.
pamje nga arrestimi DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur katër raste vjedhjesh të regjistruara gjatë muajit tetor, duke vën&eu...
Kryepiskopi Joan, TIRANË- Kryepiskopi Joan, ka përcjellë një mesazh mbi besimin, përgjegjësinë njerëzore dhe jetë...
foto ilustruese MALI I ZI- Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi k...
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit t&eu...
pamje TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht dhe dy janë shpallur n...
foto ilustruese VOSKOPOJË- Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e Voskopojës gjatë mesnatës. Si...
pamje TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet. Sipas informacioneve ...
pamje TIRANA- Kryeministri Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët protestues. Edhe këtë të diel, p...
Protestat ne Tirane Protesta e së shtunës në Tiranë nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që p...
TIRANË- Moti në vend do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore gjatë gjithë ditës, si pasojë e n...