Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-futbollisti polak kritikon filozofinë e trajnerit spanjoll, duke e cilësuar futbollin me shumë pasime si të ngadaltë dhe pa spektakël. Boniek rrëfen gjithashtu admirimin e tij për Maradonën, të cilin do ta zgjidhte gjithmonë përpara Messit.

POLONI - Zbigniew Boniek nuk i kursen kritikat ndaj Pep Guardiolës. Ish-futbollisti i Juventusit dhe Romës, aktualisht zv.president i UEFA-s, në një intervistë për “Corriere dello Sport” ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për filozofinë e lojës së trajnerit spanjoll, duke vlerësuar në të kundërt skuadrat që luajnë në mënyrë vertikale dhe kërkojnë vazhdimisht golin.
“Kam shumë respekt për Guardiolën, por ai e ka vrarë futbollin. Loja e tij është: ti pason tek unë, unë tek ti, pastaj shkojmë djathtas dhe kthehemi majtas. Në fund të ndeshjes ke bërë 1.788 pasime. Nuk e shijoj këtë lloj futbolli”, deklaroi Boniek.
Polaku zbuloi se preferon skuadrat që sulmojnë shpejt, marrin rreziqe dhe kërkojnë të shënojnë me sa më pak pasime. Si shembuj përmendi Lazion, Frosinonen dhe Romën, duke vlerësuar mënyrën se si këto ekipe tentojnë të shkojnë drejt portës kundërshtare.
“Më pëlqejnë skuadrat që luajnë vertikalisht dhe shkojnë përpara. Jam i dashuruar me futbollin ku përpiqesh të shënosh në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: me pak pasime, por të shpejta. Pasimi i topit prapa është diçka që të vret”, shtoi ai.
Në intervistë, Boniek u ndal edhe te krahasimi mes Diego Armando Maradonës dhe Lionel Messit. Për të, të dy janë fenomene të jashtëzakonshme, por kushtet në të cilat kanë luajtur kanë qenë shumë të ndryshme.
“Diego luajti në një futboll ku faullet ishin të shumta, ndërsa Messi në një epokë kur nuk mund ta prekje në fushë. Nëse më kërkoni të zgjedh, unë do të zgjedh gjithmonë Maradonën”, u shpreh Boniek.
Ish-futbollisti rrëfeu edhe një episod nga përballjet Juventus-Napoli, kur lojtarët bardhezinj diskutuan në pushimin e ndeshjes se duhej të ndalonin Maradonën me ndërhyrje të forta. Por, sipas Boniek, admirimi për argjentinasin ishte aq i madh, sa në fushë askush nuk guxoi ta prekte.
“Diego ishte unik. Edhe pse pati një jetë shumë të komplikuar, ishte një djalë i mirë dhe shumë i sjellshëm. Jam i dashuruar me të”, përfundoi polaku.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Frenkie de Jong u largua nga kampi i ekipit kombëtar të Holandës të shtunën për t'u rikthyer në Barcelonë. Mes...
KOSOVE - Kosova do të luajë të martën (20:45) ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Nations League me dy mungesa të r&...
BELGJIKE - Radja Nainggolan përballet me një çështje të rëndë penale në Belgjikë. Prokuroria ka kërkuar dy ...
SPANJE - Lamine Yamal do të zbresë në fushë me një numër të veçantë në supersfidën e mbrëmjes kun...
HUNGARI - Lajme të zymta vinë nga Budapesti. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë pa Ernest Muçin. Fantazisti nuk ka ...
BRAZIL - Pothuajse dhjetë vite pas tragjedisë që tronditi botën e futbollit, Alan Roussel i jep fund karrierës si futbollist profesioni...
PORTUGALI - Gjithçka ishte gati për një mbrëmje të mbushur me emocione. Për ndeshjen e tyre të parë që nga lamtu...
Trajneri i Man.United, Mauricio Pochettino, shprehu pakënaqësinë e tij që të luante ditën e Krishtlindjeve ANGLI - Mauricio Poch...
ANGLI - Manchester United ka humbur Michael Carrick, i cili qëndroi në stol për 11 muaj. Sipas raportimeve në Angli, trajneri 45-vjeç...
ZVICER - Nations League hyn në fazën vendimtare këtë të diel, me tetë përballje që do të përcaktojnë ren...