1 December 2023, 08:26
Nga A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Sot është Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA). E vendosur që në vitin 1988, data përbën një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës. HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, edhe në Shqipëri.
Sipas OKB-së, 37.7 milion njerëz në mbarë botën ishin me HIV në 2020-ën, ndërsa 680 mijë vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n, po vitin e kaluar. Që nga fillimi i shpërthimit të HIV-it, rreth 79.3 milion njerëz janë infektuar me HIV dhe 36.3 milion kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n.
Nga 37.7 milionë njerëz që rezultuan me HIV në vitin 2020, 36 milion ishin të rritur, 53% gra dhe vajza e 84%, në dijeni për gjendjen e tyre. 1 Dhjetori bën bashkë njerëz nga e gjithë bota, për të rritur ndërgjegjësimin për HIV/AIDS-in e për të demonstruar solidaritet ndërkombëtar përballë pandemisë. 1 milion është numri i personave që vdesin çdo vit në botë nga HIV-i, sepse nuk e dinë që kanë HIV dhe nuk marrin mjekim ose e fillojnë mjekimin me vonesë.
Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë. Kjo ditë është një mundësi për partnerët publikë dhe privatë që të rrisin ndërgjegjësimin për pandeminë dhe të inkurajojnë progresin e bërë në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV-it e AIDS-it anembanë botës./Dosja.al
hiv-aids
Bota
1 December 2023, 08:24
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikim edhe në situatën e sigurisë në Gjermani. Autoritetet paralajmëro...
Bota
1 December 2023, 08:23
A.B
Foto ilustruese
TURQI-Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lag...
Bota
1 December 2023, 08:21
a.l
Foto ilustruese
RUSI- Gjykata e Lartë e Rusisë e ka shpallur atë që e quan lëvizja publike ndërkombëtare LGBT një o...
Bota
1 December 2023, 07:57
a.l
Gaza
IZRAEL- Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi kët&e...
Bota
1 December 2023, 07:56
a.l
Foto ilustruese
GAZA- Mëngjesi i së premtes shënoi vazhdimin e negociatave intensive për të vazhduar pauzën e luftimeve mes I...
Bota
1 December 2023, 07:52
a.l
Gaza
GAZA- Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i drejtuar nga Hamas njofton se 6 palestinezë u...
Bota
1 December 2023, 07:49
a.l
Pengjet
IZRAEL- Hamas do të vendosë vlera më të mëdha mbi pengjet para se të marrë parasysh lirimin e tyre.&...
Bota
1 December 2023, 07:14
A.B
Foto ilustruese
IZRAEL- Armiqësitë kanë rifilluar në Rripin e Gazës pas skadimit të armëpushimit mes Ham...
Bota
30 November 2023, 23:01
I.A
Memli Krasniqi
TIRANË- Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si lideri i fundit i gjeneratë...
Bota
30 November 2023, 22:56
I.A
Memli Krasniqi
TITANË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Hashim Thaç...