LIVE UPDATES
Bota

100 ditë në pushtet qeveria e re e Shkupit/ Mickoski: Jemi të vendosur për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe rrugën drejt BE-së

Në 100-ditëshin e parë të punës së qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij mbetet i vendosur për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe rrugën drejt BE-së.

4 October 2024, 09:00 Nga M.B
100 ditë në pushtet qeveria e re e Shkupit/ Mickoski: Jemi të
Kryeministri Hristijan Mickoski

SHKUP- Mickoski tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asgjë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe orientimet strategjike të qytetarëve duke aluduar për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe mosndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e komunitetit bullgar në të. Sipas Mickovskit qeveria nuk do të lëshojë kurrë pe për ndryshimin e Kushtetutës, për shkak se ky do të ishte nënçmim dhe turp për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Fokusi i qeverisë mbetet tek integrimi në BE, por jo me ultimatum. Si qeveri nuk do të tërhiqemi nga rruga evropiane, nëse ka nevojë do të bisedojmë me këdo qoftë, do të bisedojmë sa ka nevojë që të arrijmë deri tek marrëveshja dhe kompromisi që do të jetë dinjitoz dhe që nuk do të lëndojë sërisht ndjenjat”, tha Mickovski.

Neziri: Qeveri e pakoordinuar 

Analisti politik Xhelal Neziri mendon se gjatë tremujorit të parë qeveria maqedonase ka qenë e pakoordinuar për të bërë reforma.

"Kemi një funksionim të qeverisë që është në kundërshtim me tri shtyllat e programit të saj: integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit”, thotë Neziri duke nënvizuar se qeveria nuk ka arritur t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, edhe pse fillimi i mandatit do të ishte një kohë e përshtatshme për t’i bërë ato, sepse nuk do të shkaktonte edhe aq shumë dëme politike për vetë partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Arsovski: Nga qeveria priten përgjigje

Qeveria do ta ketë shumë të vështirë që të ketë sukses dhe të bëjë ndryshime në kornizën e negociatave, mendon analisti politik Petar Arsovski, duke komentuar përpjekjet e qeverisë për të arritur një marrëveshje të re me Brukselin për vazhdimin e negociatave.

“Ndërkombëtarët nuk e kuptojnë nevojën tonë për të rishikuar këtë paketë, ata e konsiderojnë atë një punë të përfunduar dhe presin që ne të përfundojmë disa përgjegjësi të marra siç është ndryshimi i kushtetutës. Qeveria duhet të jetë e ndershme dhe duhet ta reduktojë strategjinë e saj në absurditet. Qeveria pas 100 ditësh funksionimi thjesht duhet të japë një përgjigje për pyetjen se si të arrihet integrimi evropian pa propozimin francez”, thotë Arsovski.

Filipçe: Qeveria më e paaftë që nga pavarësia e shtetit 

“Kemi 100 ditë justifikime në vend të zgjidhjeve, izolim në vend të integrimit dhe një shoqëri të dominuar nga pasiguria. Paralelizmi mes premtimeve dhe realitetit është i zymtë. Maqedonia e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë krenare." - tha kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe.

Sipas tij 100-ditëshi i parë i qeverisë është "një periudhë skandalesh, zhgënjimesh, premtimesh të thyera dhe ngecjesh. Venko Filipçe e akuzoi qeverinë për shkelje të premtimeve, administratë partiake dhe ulje të standardit jetësor. "Vendi po shkon në drejtimin e gabuar”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.

Kritika nga opozita shqiptare

Opozita shqiptare e përfaqësuar përmes Frontit Evropian e quan qeverisjen e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it 100 ditë dështimi, nënçmimi dhe përbuzjeje. Kritikat e lidhen kryesisht me përfaqësuesit shqiptarë në qeveri për ligjin e gjuhëve, largimin e shqiptarëve nga institucionet dhe abrogimin e  balancuesit për punësim në administratën shtetërore./ DW

maqedonia e veriut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin