LIVE UPDATES
Bota

11 vite nga nisja e dialogut Kosove-Serbi, qëllimi i BE-s dhe qëndrimet e palëve

Një tjetër diplomat i BE-së që foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, rikujtoi edhe formulimin që gjendet në kornizën negociuese të BE-së me Serbinë

18 June 2022, 09:56 Nga d.d
11 vite nga nisja e dialogut Kosove-Serbi, qëllimi i BE-s dhe
Foto ilustruese

Kohëve të fundit janë shpejshtuar deklaratat publike të liderëve të shteteve të ndryshme se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë njohjen e ndërsjellë.

Për normalizimin e raporteve midis këtyre dy shteteve, në Bruksel për më shumë se 11 vjet po zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e bllokut evropian, por ky proces deri më tani nuk i ka afruar aq shumë palët që të mund të thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje finale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur habinë e tij lidhur me deklaratat e shpeshtuara se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Lideri serb ka thënë se e ka ditur se ky është qëndrim i Perëndimit, por deri më tani nuk e ka thënë askush zyrtarisht.

Kosova insiston që dialogu duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

Por, diplomatët në Bashkimin Evropian pohojnë se liderët në Serbi që nga fillimi i dialogut me Kosovën, e kanë ditur se normalizimi gjithëpërfshirës do të nënkuptojë “një lloj njohjeje”.

Më 10 qershor, gjatë vizitës në Kosovë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi se marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidhë njohjen e çështjes së Kosovës. Për diplomatët në BE, ky është një qëndrim i kuptueshëm, pasi Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet.

Të njëjtin qëndrim që dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë e ka thënë në Prishtinë edhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ndërsa, për herë të parë në një raport për Serbinë, edhe Parlamenti Evropian ka përfshirë një amendament në të cilin thuhet se baza e marrëveshjes për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë thënë se këtë qëndrim e kanë pasur për shkak të “respektimit të të drejtës ndërkombëtare”. Por, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ato kanë thënë se do të ndjekin dialogun dhe “do të pranojnë çfarëdo rezultati që do të arrihet në dialog”.

Në BE thonë se arsyeje e vetme pse nuk mund ta përmendin njohjen si qëllim të dialogut është fakti se në BE ende janë pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Edhe pse kjo nuk mund të thuhet zyrtarisht dhe publikisht, të gjithë në BE e dinë se nuk mund të quhet normalizim ndonjë situatë në të cilën dy shtete nuk do ta njohin njëra-tjetrën”, thotë për Radion Evropa e Lirë një burim në BE.

Ky burim shton se BE-ja, edhe pa e përmendur formalisht, e ka bërë të qartë se njohja është qëllimi i dialogut. Për më tepër, marrëveshja për dialogu, e cila do të kishte në bazë njohjen e ndërsjellë do të hapte mundësinë që pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Për shembull, në BE disa herë kanë thënë se dialogu duhet të sigurojë normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve që do të mundësonte që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Edhe ky formulim, thonë diplomatët, e bën të qartë “të kuptohet se si shihet përmbyllja e dialogut”.

Një tjetër diplomat i BE-së që foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, rikujtoi edhe formulimin që gjendet në kornizën negociuese të BE-së me Serbinë. Në të nuk flitet për “raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, formulim që përmendet nga Serbia, por për “raportet mes Kosovës dhe Serbisë”.

Normalizimi i raporteve me Kosovës, përmes një marrëveshjeje ligjërisht obliguese është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE.

“Ky proces duhet të sigurojë që të dyja palët të mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre përkatës evropian, duke evituar që cilido të mund të bllokojë tjetrin në këto përpjekje dhe gradualisht duhet të çojë deri te normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve midis Serbisë dhe Kosovës, në formën e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese deri në anëtarësimin e Serbisë në BE, me pritjen që të dyja të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat dhe të përmbushin obligimet e tyre”, thuhet në kornizën e cila është bazë e BE-së për negociatat e anëtarësimit me Serbinë.

“Nëse kjo lexohet me kujdes, atëherë është e qartë se kjo nënkupton njohjen, pa e përmendur atë”, thotë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Qëndrimet rreth asaj se a duhet domosdo që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë apo jo, ndërtohen edhe në bazë të shteteve nga vijnë zyrtarët apo diplomatët. Disa nga diplomatët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën thonë se “nuk do të thotë domosdo që njohja është i vetmi qëllim i dialogut”.

Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Biliçik, ka kundërshtuar përfshirjen e referencës për njohje të ndërsjellë si qëllim i dialogut. Ky diplomat vjen nga Sllovakia, shtet që nuk e ka njohur Kosovës dhe ka thënë se shteti i tij nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë qëndrimin.

Biliçik ka pranuar se ka qenë kundër përmendjes së njohjes, por po ashtu ka pohuar se përfshirja në raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë të amendamentit për njohjen paraqet vullnetin e shumicës në BE.

Pohimet gjithnjë e më të shpeshta të zyrtarëve të lartë nga shtetet e BE-së, e sidomos të atyre me ndikim, siç është kancelari i Gjermanisë, mund të jenë shenja se dëshirohet përshpejtim i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.

Burimet në BE thonë se “ka dallime në qasje midis disa shteteve rreth asaj se a duhet të insistohet më shumë në njohje, e kjo do të ndihmonte në arritjen e marrëveshjeve për gjërat e tjera në dialog, apo duhet të arrihen disa marrëveshje përmes të cilave do të krijohej një mirëbesim midis palëve, i cili do të çonte deri te njohja”.

Problemi qëndron në faktin se në dy vjetët e fundit ka pasur, siç thonë diplomatët, “përparim të kufizuar”, e disa madje shprehen se “nuk ka pasur fare përparim” në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, thirrjet e Parlamentit Evropian, ndonëse kanë një peshë politike, nuk pritet të kenë ndonjë ndikim te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë: Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia.

“Njohja është një kompetencë e vendeve anëtare. Nuk presim që thirrjet e Parlamentit Evropian të kenë ndonjë ndikim. Po të kishte, deri tash shtetet anëtare do ta njihnin Kosovën si shtet, pasi Parlamenti Evropian vazhdimisht e kërkon një gjë të tillë”, thotë një diplomat i BE-së.

Zyrtarët e BE-së të cilët janë të përfshirë në raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor janë shumë të kujdesshëm kur flasin për njohjen midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë frikë se mos ndonjë deklaratë e tyre mund të keqkuptohet nga ndonjëra palë dhe mund të ketë ndikim negativ në procesin e dialogut.

Disa burime diplomatike nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, thanë se nga përfaqësuesit e BE-së kanë dëgjuar se “mosnjohja nga pesë shtetet është një gjë e mirë për përfshirjen e BE-së si lehtësues në dialog, pasi mund të paraqitet si një ndërmjetëse e paanshme”.

Përderisa të ketë vende në BE që nuk e njohin Kosovën, nga BE-ja nuk mund të thonë publikisht dhe formalisht është qëllimi i njohjes së Kosovës. Por, burimet e BE-së në Bruksel thonë se “është më se e qartë se çfarë nënkupton normalizimi gjithëpërfshirës, me marrëveshje ligjërisht obliguese”. Sikurse edhe në rastet e tjera, gjatë procesit të dialogut, palët kanë interpretime të ndryshme edhe të asaj se cili është qëllimi përfundimtar i dialogut.

 Marrë nga REL

serbi be kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin