10 June 2022, 14:51
Nga d.a
Kryetaret e bashkive
KOSOVË- Sot në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e cila është një nga ngjarjet më të rëndësishme të krijimit të shtetit dhe të kombit shqiptar, Komuna e Prizrenit ka mirëpritur kryetarë të disa bashkive shqiptare.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se takimi i sotëm i kryetarëve te komunave shqiptare duhet të shërbejë për intensifikim të marrëdhënieve mes komunave shqiptare me qëllim të përmirësimit të mirëqenies se qytetarëve.
“Pa Lidhjen e Prizrenit nuk do të kishim 28 nëntorin e vitit 1912, nuk do të kishim lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës e cila arriti kulminacionin historik me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa Lidhjen nuk do të kishim çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë së shkurtit të vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit rrjedha e historisë sonë kombëtare nuk do të ishte e njëjtë… Takimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të marrëdhënieve në mes te shteteve tona, shkëmbimi i përvojave nga zonat ku jetojmë është mundësi e artë për të reflektuar për ndryshimet qe na plotësojnë e na bashkojnë e na pasqyrojnë historinë e veçantë. Ky takim sot të shërbejë në funksion të ndërtimit të urave të bashkëpunimit”, tha Totaj.
Pjesë e kësaj mbledhje ishin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ai i Prishtinë Përparim Rama, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami si dhe ai i Preshevës Shqipërim Arifi.
Lidhja e Prizrenit, e mbajtur më 10 qershor 1878 nisi nga elitat shqiptare që ishin pjesë aktive e jetës politike dhe kulturore në Stamboll, që hartuan platformën e parë politike shqiptare. Drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare vlerësuan drejt momentin historik për themelimin e kësaj organizate politike-ushtarake për t’i dal zot tërësisë së Shqipërisë përballë pretendimeve gllabëruese e shoviniste të shteteve fqinjë të mbështetura nga Fuqitë e Mëdha dhe njëkohësisht për të luftuar për jetësimin e së drejtës për të formuar shtetin shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane, që do të përmbushte një aspiratë të ligjshme historike të popullit shqiptar.
lidhja e prizrenit shaqir totaj
Bota
10 June 2022, 14:54
A.B
Papa Francesku
VATIKAN- Papa Françesku ka shtyrë udhëtimin drejt Afrikës. Drejtori i zyrës së shtypit në Vatikan, Matt...
Bota
10 June 2022, 14:44
d.a
Ura qe lidh Rusine me Kinen
RUSI-Është inauguruar ura e parë rrugore që lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me atë të He...
Bota
10 June 2022, 14:31
d.d
Foto ilustruese
BRAZIL-Policia në Brazil ka zbuluar disa detaje të reja nga kërkimi i gazetarit britanik Dom Phillips dhe ekspertit vendas i...
Bota
10 June 2022, 14:36
d.a
Olaf Scholz me KFOR
KOSOVË-Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit dhe konferencës që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti k...
Bota
10 June 2022, 14:28
d.d
Foto Ilustruese
Sipas organizatës monitoruese për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” (HRW), talibanët po arrestojn&...
Bota
10 June 2022, 14:13
d.d
UKRAINË-Qyteti i ukrainas i Mariupolit është në rrezik serioz të një shpërthimi kolere pasi Rusia nuk po arrin të ofro...
Bota
10 June 2022, 14:08
Të burgosurit në Rusi
RUSI- Ministria e Jashme Rusia ka komentuar reagimin e Mbretërisë së Bashkuar për çështjen...
Bota
10 June 2022, 13:55
d.d
Foto ilustruese
KINË-Presidenti i Kinës Xi Jinping, ka përsëritur angazhimin e vendit të tij për zero-Covid, duke deklaruar s...
Bota
10 June 2022, 13:34
d.d
Holly Crouse mban një foto të prindërve të saj të vrarë
SHBA-Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, ka njoftua...
Bota
10 June 2022, 13:31
d.a
Pamje nga sekuestro
GREQI- Një operacion i madh policor është organizuar në Selanik të Greqisë ku janë arrestuar 4 ...