LIVE UPDATES
Bota

20 politikanë të AfD udhëtuan në SHBA/ Analiza: Çfarë dëshiron Trump nga AfD-ja dhe çfarë dëshiron AfD-ja?

Çmimi, i cili është pak i njohur në Gjermani, u jepet individëve, siç thuhet në ftesë, të cilët mishërojnë "frymën agresive anti-Marks" të Dulles, ish-drejtorit të CIA-s. Ai ka për qëllim të njohë "punën e guximshme" të Frohnmaier në një klimë politike veçanërisht represive dhe armiqësore në Gjermani".

18 December 2025, 08:17 Nga E. D
20 politikanë të AfD udhëtuan në SHBA/ Analiza:
Markus Frohnmaier në SHBA

SHBA- Markus Frohnmaier është padyshim një njeri me fat këto ditë. Eksperti i Klubit të AfD për Politikë të Jashtme nderohet me Çmimin Allen-Welsh-Dulles nga Klubi i Republikanëve të Rinj të Nju Jorkut në SHBA.

Çmimi, i cili është pak i njohur në Gjermani, u jepet individëve, siç thuhet në ftesë, të cilët mishërojnë "frymën agresive anti-Marks" të Dulles, ish-drejtorit të CIA-s. Ai ka për qëllim të njohë "punën e guximshme" të Frohnmaier në një klimë politike veçanërisht represive dhe armiqësore në Gjermani".

Edhe ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe mbështetësi i flaktë i Trump, Rudolph Giuliani, mori këtë çmim. Frohnmaier shkruan në Platformën X se "është krenar që puna e tij tani po njihet në SHBA".

Çmimi është arsyeja që bëri që një delegacion i madh i AfD-së të udhëtojë në SHBA - me 20 anëtarë të parlamentit, përfshirë anëtarët e Bundestagut Udo Hemmelgarn, Alexander Wolf, Diana Zimmer dhe Jan Wenzel Schmidt nga Komisioni i Punëve të Jashtme. Midis tyre edhe eksperti i politikave të mbrojtjes Jan Nolte, si dhe disa anëtarë të parlamentit të landit Sachsen-Anhalt, përfshirë Hans-Thomas Tillschneider. Të gjithë me synimin e krijimit dhe zgjerimit të kontakteve me administratën Trump.

Megjithatë, për shkak të faktit se kaq shumë përfaqësues të AfD-së u nisën drejt SHBA, kritikat u dëgjuan edhe brenda grupit të tyre parlamentar. Është krejtësisht në rregull nëse dy ose tre deputetë udhëtojnë në SHBA, shkruan Torben Braga, një bashkëpunëtor i ngushtë i Björn Höcke dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, në X: "Por nuk ka nevojë të ketë dy duzina prej tyre."

Qëllimi është mbështetja e administratës Trump

Politikanët e AfD-së shohin një shpirt të ngjashëm në karakterin dhe veprimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili, ashtu si ata, kundërshton migrimin masiv dhe Bashkimin Evropian. "Ne mendojmë njësoj për shumë çështje, kemi një vizion të qartë se si duhet të duket bota në të ardhmen", tha për studion ARD të Berlinit ekspertja financiare eAfD-së Kay Gottschalk, e cila aktualisht ndodhet në SHBA.

Strategjia e re e sigurisë e administratës Trump pretendon se Bashkimi Evropian minon lirinë dhe sovranitetin politik, censuron lirinë e fjalës dhe shtyp opozitën politike.

Në shikim të parë, duket sikur AfD ka marrë pjesë në hartimin e këtij dokumenti. Është e qartë se anëtarët e AfDshpresojnë edhe në mbështetjen e miqve të tyre të rinj në Amerikë në kontekstin e një ndalimi të mundshëm të punës së partisë në Gjermani.

Gjatë këtij viti, AfD ka bërë përpjekje të shumta për të vendosur kontakte me kampin Trump. Gottschalk, Frohnmaier dhe Beatrix von Storch ishin veçanërisht aktivë në këtë drejtim.

Zëvendëspresidentja e Grupit Parlamentar të AfD në Bundestag, von Storch, udhëtoi për në Uashington në shtator 2025 së bashku me Joachim Paul, të cilit iu ndalua të kandidonte për kryetar bashkie të Ludwigshafen - sepse komisioni zgjedhor vuri në dyshim besnikërinë e tij ndaj Kushtetutës. Ai e apeloi këtë vendim.

Markus Frohnmaier udhëtoi për në SHBA në tetor për të folur me kontaktet e tij në Departamentin e Shtetit dhe Republikanët e Rinj në Universitetin Georgetown. Kay Gottschalk thotë se ka qenë në kontakt në SHBA që nga viti 2022. Ai gjithashtu thotë se është takuar me përfaqësues të kampit Trump në Gjermani, por jo publikisht.

AfD në fakt ka qenë jashtëzakonisht skeptike ndaj SHBA-së në të kaluarën dhe ka qenë më e orientuar drejt Rusisë. Por kjo ka ndryshuar me ardhjen e administratës së re amerikane.

Një problem i madh për CDU-në?

Fillimisht, CDU në veçanti kishte kontakte të mira në SHBA dhe e konsideronte veten si parti transatlantike. Qeveria aktuale gjermane shpesh thekson se Trump personalisht përgjigjet në telefon kur e telefonon Kancelari Friedrich Merz.

Shkencëtarja politike dhe ekspertja e sigurisë Jana Puglierin beson se kontaktet e reja midis AfD-së dhe kampit të Trump mund të krijojnë një "problem të madh" për CDU-në. "Tani AfD mund të tregojë se është partia me kontaktet më të mira, qasjen më të mirë dhe se është ideologjikisht në të njëjtat valë." Nëse krijohet përshtypja se AfD është një partnere më e mirë, atëherë sigurisht që partia do të fitojë një avantazh, thotë Puglierin.

Megjithatë, skepticizmi ndaj Trump mbetet në një nivel të lartë midis votuesve tradicionalë të AfD-së, shton ajo. Prandaj, pyetja e madhe është se çfarë avantazhesh do të sjellë kjo afërsi.

Në Gjermani, aktivitetet e udhëtimit të AfD-së janë kritikuar. Alexander Hoffmann, kryetar i Grupit Parlamentar të CSU-së në Bundestag, i tha "Der Spiegel" se është më shumë se shqetësuese kur një grup parlamentar abuzon me mundësinë për të udhëtuar në një vend tjetër për të nxitur ndjenja anti-gjermane jashtë vendit. Edhe pse kjo "diplomaci anti-gjermane" vështirë se mund të ndalet ligjërisht, administrata e Bundestagut duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë në mënyrë që të "parandalojë abuzimin e udhëtimit jashtë vendit", shtoi anëtari i CSU-së.

Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Knut Abraham, foli për një "bashkëpunim djallëzor midis AfD-së dhe njerëzve të MAGA-s të Trumpit". Ai tha se një ndarje e qartë e punës është e dukshme: AfD po lufton BE-në nga brenda, ndërsa MAGA po e bën këtë nga jashtë./DW

markus frohnmaier shba gjermani donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin