LIVE UPDATES
Bota

25 vite nga sulmet e NATO-s mbi Beograd/ Analiza e REL: Cilat ishin shënjestrat e Aleancës dhe faktorët që ndikuan në “gjunjëzimin” e Serbisë

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë.

23 March 2024, 20:11 Nga h.k
25 vite nga sulmet e NATO-s mbi Beograd/ Analiza e REL: Cilat ishin
Foto ilustruese

BEOGRAD-Nesër mbushen 25 vite nga sulmet e NATO-s mbi Beograd. Sulmet nisën pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që vendimi u mor pas refuzimit të asokohe presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, që të zgjidhej politikisht kriza e Kosovës.

Por cilat ishin shënjestra të bombardimeve të NATO-s?

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë.

Sulmet kryesore
24 mars
Bombardohet fabrika për prodhimin dhe riparimin e aeroplanëve në Pançevë, si dhe bombardohen objekte të tjera me rëndësi ushtarake në Serbi.

25 mars
Bombardohet një lokacion në Rozhajë të Malit të Zi, shumë pranë kufirit me Kosovën.

26 mars
Shkatërrohet depoja e karburantit në Lipovicë të Serbisë. Dëmtohet një pjesë e rrjetit elektrik në Batajnicë.

Fabrika ‘Sloboda’ në Çaçak.

28 mars
Goditet fabrika ‘Sloboda’ në Çaçak, një prodhues i madh i pajisjeve elektroshtëpiake në Serbi.

1 prill
Granatat godasin një urë midis Novi Sadit dhe Petrovaradinit në Serbi.

Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd pak pas bombardimit.

3 prill
NATO-ja godet ndërtesa qeveritare në Beograd.

4 prill
Në Beograd bombardohet selia e Ushtrisë Jugosllave.

Shkatërrohet depoja ‘Beopetrol’ në Beograd dhe Bogutovc në Kraljevë.

Bombardohet depoja e karburantit në fabrikën e kaldajave në Beograd të Ri.

Sulmohet rafineria e naftës në Pançevë.

Sulmohet aeroporti i Sllatinës afër Prishtinës.

Sulmohet ‘NIS Jugopetrol’ në Smederevë të Serbisë.

5 prill
Goditet një fabrikë e kaldajave dhe rafineria e naftës në Novi Sad.

Goditen depo tjera të ‘Naftagas promet’ 10 km larg Somborit.

Sulmohet aeroporti kryesor i Beogradit.

Goditet ‘NIS Jugopetrol’ në Prishtinë.

Goditet një fabrikë e duhanit në Nish të Serbisë.

Goditet fabrika kimike ‘Milan Blagojeviq’ në Lluçan të Serbisë.

6 prill
Sulmohet depoja e ‘Beopetrol’ në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec.

Sulmohet fabrika e kimikateve ‘Milan Blagojeviq’ në Lluçan të Serbisë.

7 prill
Bombardohet depoja e ‘Jugopetrol’-it në Sombor të Serbisë.

Bombardohen disa lokacione në Prishtinë dhe në Novi Sad të Serbisë.

8 prill
Sulmet e NATO-s vazhdojnë në Kralevë, mbi objektet qeveritare në Beorgad dhe qytete përreth.

Fabrika ‘Zastava Automobili’ në Kragujevc të Serbisë pak kohë pasi u bombardua.

9 prill
Aeroplanët e NATO-s bombardojnë kompaninë ‘Zastava Automobili’ në Kragujevc të Serbisë, ‘NIS Jugopetrol’-in në Smederevë dhe transmetuesit e RTS-it në majën e Goleshit, pranë aeroportit të Prishtinës.

10 prill
Bombardohen aeroportet e Prishtinës, Nishit dhe Kralevës.

11 prill
Sulmohet kompleksi malor ‘Divcibare’ afër malit Zlatibor dhe një zonë banimi në Novi Sad.

12 prill
Bombardohen disa lokacione në Kosovë dhe në Serbi, në mesin e tyre një tren, depoja e ‘Jugopetrol’-it në Prishtinë, një hotel në Kopaonik të Serbisë. Sulme të tjera në depo nafte në Novisad, Pançevë dhe Kragujevc.

13 prill
Sulme të tjera në depo nafte në Kosovë dhe Serbi.

Kolona me civilë shqiptarë pak kohë pasi u godit gabimisht nga NATO.

14 prill
Goditet gabimisht një kolonë me civilë në Kosovë.

Sulmet vazhdojnë në Prishtinë, kryesisht mbi depo nafte.

15 prill
Sulmohen disa lokacione në Serbi.

16 prill
Sulmohet sërish rafineria e naftës në Pançevë dhe ajo në Novi Sad.

Rafineria e naftës në Pançevë pak kohë pas bomardimit.

18 prill
Sulmohen disa lokacione në Pançevë të Serbisë, por edhe të tjera në afërsi të aeroportit të Sllatinës në Kosovë.

19 prill
Sulmohet një lokacion në Suboticë dhe fabrika e kimikateve në Bariç të Serbisë.

Shkatërrohet transmetuesi i komunikimeve afër Prishtinës.

20 prill
Sulmohen minierat e thëngjillit në Bardh në afërsi të aeroportit të Sllatinës, në periferi të Prishtinës.

Bombardohen objekte qeveritare në Prishtinë dhe një rafineri e naftës në Novi Sad.

Selia kryesore e Partisë Socialiste të Serbisë në Beograd pak kohë pas bombardimit.

21 prill
Sulmohet selia kryesore e Partisë Socialiste të Serbisë në Beograd të Serbisë.

22 prill
Sulmohet një nga rezidencat e presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Sulme në Prishtinë dhe Novi Sad.

Objekti i RTS-it pas sulmit të NATO-s.

23 prill
Bombardohet Radio Televizioni i Serbisë – RTS, në Beograd. Sulmohet një urë në Novi Sad dhe lokacione të tjera në Serbi.

25 prill
Sulmohet zona industriale në Nish.

26 prill
Bombardime në Sombor, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc të Serbisë.

Sërish bombardohet aeroporti i Sllatinës në Kosovë.

27 prill
Bombardime të rënda në Beograd dhe Surdolicë në Serbi.

Në Kosovë: bombardime në Sllatinë, Deçan, Pejë, Lipjan.

Bombardohen disa pika pranë Podgoricës në Mal të Zi.

28 prill
Bombardohet rafineria e naftës në Novi Sad, një transmetues televiziv në majën Frushka Gora, dhe bombardohet një depo nafte në qytetin Pozhegut.

Në Kosovë bombardohet një lokacion në Mitrovicë, Prishtinë dhe miniera në Stantërg.

Një granatë bie gabimisht në Sofje të Bullgarisë.

Bombardohet një pjesë e aeroportit të Gollubovacit, afër Podgoricës në Mal të Zi, si dhe në Bar dhe Bijelo Polje.

30 prill
Bombardohen objekte qeveritare në Beograd.

Bombardohet ura mbi lumin Lim në Murino, Mal të Zi.

1 maj
Gabimisht bombardohet një autobus i Nish Express-it në urën e Lluzhanit, në periferi të Prishtinës.

Bombardohet një rafineri nafte në Novi Sad.

2 maj
Bombardohet kryesisht rrjeti i energjisë elektrike.

Goditet një autobus në Pejë dhe një depo nafte në Prishtinë dhe Rahovec.

Bombardohet një seli e RTS-it dhe rafineria e naftës në Novi Sad.

5 maj
Bombardohet sërish ‘Jugopetrol’-i në Nish.

7 maj
NATO-ja gabimisht bombardon Ambasadën e Kinës në Beograd. Vriten tre gazetarë kinezë.

Sulme të rënda në Nish.

Bombardohet një urë rrugës që çon në Rumani.

Bombardohen disa pika në Beograd.

8 maj
Sulme intensive në Beograd, kryesisht mbi rrjetin elektrik.

10 maj
Bombardohet fabrika e kimikateve ‘Prva Iskra’ në Bariç.

13 maj
Bombardohet një lokacion në Korishë të Prizrenit. NATO-ja thotë se aty ishte një vendkomandë e ushtrisë dhe policisë serbe. Vriten dhe lëndohen shqiptarë lokalë.

Dy burra largohen nga vendi ku po qëndronin në Korishë.

14 maj
Bombardohet një kamp refugjatësh në magjistralen Prishtinë – Prizren, afër fshatit Korishë.

15 maj
Bombardohen depot e ‘Jugopetrol’-it në Bor dhe Beograd.

17 maj
Bombardohet sërish ‘Jugopetrol’-i në Bor.

19 maj
Bombardohet depoja ‘Jugopetrol’ në Beograd.

20 maj
Sulmet ajrore dëmtojnë rezidencat e ambasadorit të Zvicrës, Spanjës, Suedisë, Norvegjisë, Hungarisë në Beograd.

Dëmtohet edhe Ambasada e Libisë, si dhe objekti i misionit diplomatik të Izraelit.

21 maj
Goditet rrjeti përçues i energjisë elektrik në Nish.

Sulmohet një central në Beograd.

22 maj
Goditet dhe dëmtohet rrjeti elektrik në Beograd dhe pjesë tjera të Jugosllavisë.

23 maj
NATO-ja fillon bombardime intensive të rrjetit elektrik. Shumë qytete mbesin pa rrymë dhe pa ujë.

24 maj
Bombardohet rëndë fabrika ‘Millan Bllagojeviq’ në Lluçani të Serbisë.

27 maj
Bombardohet depoja e naftës ‘Jugopetrol’ në Bor.

Sulmohet rrjeti elektrik në Beograd.

Sulmi në Beograd.

30 maj
Bombardime në Beograd, në një urë në Serbinë qendrore dhe sanatoriumi në Surdulicë.

31 maj
Bombardohen transmetuesit në Nish.

Ushtarë të KFOR-it pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

10 qershor
NATO-ja ndërpret sulmet ajrore ndaj Jugosllavisë.

OKB-ja miraton rezolutën 1244 që parasheh vendosjen e një administrate ndërkombëtare në Kosovë.

Fillon tërheqja e trupave serbe nga Kosova.

Efikasiteti i sulmeve
Pas përfundimit të Operacionit të Forcave Aleate, NATO lëshoi ​​një vlerësim paraprak të efektivitetit të sulmit të saj kundër një numri objektivash.

Këto objektiva të shkatërruara ose të dëmtuara dukshëm përfshinin:

11 ura hekurudhore
34 ura autostrade
29 për qind e të gjithë depozitimit të municionit serb
57 për qind e rezervave të naftës
Të gjitha rafineritë jugosllave të naftës
14 poste komanduese
Mbi 100 avionë
Dhjetë fusha ajrore ushtarake
Aeroplanët që garantuan suksesin e NATO-s
Duke pasur shumë shtete anëtare dhe aeroplanë të shumtë në dispozicion, në një raport të NATO-s të vitit 2000 përmenden tri lloje aeroplanësh që kanë luajtur rol kyç në suksesin e bombardimit të Jugosllavisë. Në fushatën ajrore ishin përdorur edhe dronët.
Tre modelet kyçe:

– C-17 është një aeroplan transporti ushtarak me krahë të lartë, me katër motorë, me bisht T, që mund të transportojë pajisje, furnizime dhe trupa direkt në fusha të vogla ajrore, në terrene të ashpra kudo në botë.
-U-2, Iron Clad. Është një aeroplan me një pilot, me shumë role që mund të marrë imazhe fotografike ose radar, si dhe të monitorojë komunikimin e armikut dhe të gjejë burimet e sinjaleve elektronike.
-Mjetet ajrore pa pilot (U). Ky mjet ajror ua mundësonte komandantëve të NATO-s të shihnin situatën në terren pa u dukur dhe pa vënë në rrezik ekuipazhet ajrore dhe duke siguruar mbulim të vazhdueshëm të zonave të rëndësishme.

Bombardimet e gabuara

Bombardimet e NATO-s nuk ishin gjithmonë të sakta. Ato shkaktuan viktima edhe në mesin e civilëve, si në territorin e Kosovës, po ashtu edhe në Serbi.

Në vitin 1999, vetë NATO-ja vlerësonte se bombardimet kishin shkaktuar rreth 520 viktima civile.

Në disa raste pilotët e NATO-s sulmuan gabimisht caqe që shkaktuan dhjetëra viktima.

Më 14 prill 1999, një incident i tillë ndodhi në periferi të Prizrenit, kur nga bombardimi i NATO-s u vranë mbi 80 civilë shqiptarë.

Një bombardim tjetër i gabimshëm i një autobusi mbi urën e Lluzhanit në magjistralen Prishtinë – Podujevë, vrau rreth 40 civilë, shumica shqiptarë.

Më 5 prill 1999, dhjetë civilë u vranë gjatë një sulmi në kompleksin ushtarak Aleksinac “Deligrad” në Serbi dhe 30 u plagosën.

Më 12 prill, u bombardua një tren në Ristovac që udhëtonte drejt Beogradit duke lënë të vrarë 20 persona.

Më 23 prill, nga sulmi i NATO-s mbi RTS-in në Beograd u vranë 16 civilë.

Në prill, po ashtu, u vranë 11 civilë në Surdulica të Serbisë.

Në Murino të Malit të Zi vriten gjashtë civilë më 30 prill.

Në fillim të majit në Nish të Serbisë vriten 14 civilë.

Këto janë vetëm disa nga incidentet dhe nuk paraqesin të gjitha rastet kur bombardimet e pasakta të NATO-s vranë civilë, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi e Mal të Zi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Marrëveshje u pasua me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo Rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

KFOR-i është i pranishëm edhe sot dhe kujdeset për sigurinë e Kosovës./ REL

25 vjet nga sulmet e nato ne beograd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin